7 pikat/ Rama prezanton paketën e Rezistencës Sociale: Kompensim me 3 mijë lekë për produktet e shportës, kategoritë që përfitojnë! Nga prilli paga minimale 32 mijë lekë

TIRANË- Në një kohë kur bota po përballet me rritjen e çmimit të karburantit, energjisë elektrike dhe produkteve të shportës, qeveria ka miratuar sot planin me 7 pika për t’iu gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në mënyrë që ata të mos preken nga kjo rritje.

Pas mbledhjes me qeverinë, kryeministri Edi Rama prezantoi 7 masat e marra, ku shpjegoi se do të kompensojnë me 3 mijë lekë rritjen e çmimeve të shportës për shtresat në nevojë. Kjo shumë do të përfitohet për 3 muaj nga pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistë të invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet me ndihmë ekonomike.

Nga muaji prill paga minimale do të rritet në 32 mijë lekë nga 30 mijë lekë që është aktualisht. Rama tha se rritja e pagës minimale do të afrohet me dy muaj për shkak të krizës në të cilën ndodhemi. Sakaq, me dy muaj do të afrohet edhe futja në fuqi e ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 40 mijë lekë, përgjysmimi i taksës mbi pagat deri në 50 mijë lekë, si edhe ulja e taksës mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë të vjetra.

Mbështetje do të ketë edhe për fermerët, ku qeveria do të vendosë në dispozicion 5 milionë dollarë për subvencionimin e tyre me naftë pa taksa. Në total mbështetja për fermerët shkon në 14 milionë dollarë. Kreu i qeverisë theksoi se 36 milionë dollarë do të shkojnë për indeksimin e pensioneve nga muaji i ardhshëm, ku përfitojnë 673.542 pensionistë.

Qeveria ka marrë masa edhe për një tjetër shqetësim që është ngritur ditët e fundit, atë të transportit urban. Kryeministri tha se do të derdhen 500 milionë lekë për transportin qytetas dhe ndërqytetas, në mënyrë që të mos rritet çmimi i biletës për udhëtarët.

Rama ka ritheksuar edhe njëherë se çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël nuk do të rritet, por do të paguhet nga shteti, ndërsa bëri me dije se do të shtohen edhe 20 miliardë lekë të reja për financimin. Ai theksoi se deri në fund të vitit qeveria do të paguajë 650 mln euro për faturat e energjisë për familjet dhe për bizneset.

Nga kjo krizë nuk kanë mbetur pa u prekur edhe funksionarët publikë, duke nisur nga vetë kreu i qeverisë. Qeveria do u paguajë qeveritarëve vetëm 50% të karburantit, nga 100% që paguhet aktualisht.  

'Qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë për të gjithë funksionarët publikë, duke filluar që nga unë, që nga ministrat, e drejtuesit e administratës pjesën tjetër lë ta paguajnë nga xhepi.'- tha Rama.

Kryeministri ka komentuar edhe protestat për rritjen e çmimeve, duke thënë se “i vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-së që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë”.

Paketa e Rezistencës Sociale me shtatë pika

1- 3.6 mld lekë ose 36 mln USD, për indeksimin e pensioneve. Përfitojnë 673.542 pensionistë.
2- Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj me nga 3 mijë lekë. Bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra. Përfitojnë 434 mijë qytetarë: pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër, të gjitha familjet me ndihmë ekonomike.
3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.
4 - Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.
5 - Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë të vjetra. Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar. Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!
6 - Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.
7 - Shtojmë me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
Rama: Mbështetja me naftë pa taksa për fermerët do të vijojë, shtojmë 5 mln dollarë

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të vijojë që të mbështesë me naftë pa taksa për fermerët.

'Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa, do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD, e cila do të derdhet menjëherë. Ju lutem shumë të gjithë atyre që dalin në bulevard për të mbrojtur fermerët dhe që në fshat kanë shkuar vetëm për të ngërë qingja të pjekur, - mësojeni mirë fermerët e Republikës së Shqipërisë, jo ata të cilët kanë dhe ata ato partitë e tyre, kanë dha ata nxitësit e tyre, janë dhe ata peng I hijenave të tyre, por fermerët e Republikës së Shqipërisë e kanë naftën pa taksa. Mund të rritet sa të dojë çmimi, taksat ata nuk i paguajnë. E dyta, kjo bëhet mbi bëzen e regjistrimit të NIPTI-t dhe kritereve minimale dhe e treta jemi gati ti mbulojmë të gjithë fermerët që janë atje në punë dhe që janë ata të cilët, i kanë ndryshuar fytyrën  bujqësisë shqiptare, jo fytyrën që duket në ekranet e atyre që kanë të tjera qëllime për Pse-në e hapjes së ekraneve dhe përfshrjes në botën mediatike, por fytyrën e atyre që duket në pasyrën e ekportit'- tha Rama.

Ora 16:05
Rama: Paguajmë 500 mln lekë për transportin, asnjë qytetar mos të preket nga rritja e çmimit të biletës

Kryeministri Edi Rama tha se do të mbështeten të gjithë qytetarët që përdorin transportin urban.

'Qeveria do mbështeë të gjithë shqiptarët që përdorin linja urbane qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit, qoftë kur hipën në autobus brenda qytetit e qoftë kur hipën në një autobus për të shkuar nga një qytet në tjetrin. Këta janë ata, të cilët goditen dhe këta janë ata që ne marrim në mbrojtje. '- tha Rama.

Ora 15:53
Rama: Paga minimale të bëhet që nga prilli 320 mijë lekë të vjetra! Zërojmë taksën për pagën deri në 400 mijë lekë, e përgjysmojmë deri në 500 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama tha se paga minimale duhet të bëhet që nga prilli 320 mijë lekë të vjetra.

' Do e sjellim 2 muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si dhe uljen e taksës mbi pagat nga 1,5 deri në 2 milionë lekë të vjetra. E gjashta, do tërheqim dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do bëhet 320 mijë lekë të vjetra'- tha Rama.

Ora 15:41
Rama: Transparencë për faturën e energjisë, do iu vijë në shtëpi me vlerë sa paguani ju dhe pjesën që duhet të paguajë qeveria

Kryeministri Edi Rama thotë se tani e tutje do tregohen transparent me faturën e energjisë elektrike. Sipas tij, fatura do u shkojë familjarëve dhe biznesit të vogël me vlerën që ata duhet të paguajnë pa rritjen e çmimit të energjisë, ndërsa krahas, tha Rama do të shkruhet vlera qw duhet tw paguajw qeveria.

"Të tjerët kolegë në rajonet në Europë më thonë kjo është një çmenduri financiare, çmenduri është edhe lufta edhe pandemia, këtij populli i ra edhe taksirati i një çmendurie më shumë që quhet tërmeti, që rëndoi ata që e pësuan. Qeveri bashkë me ju do rezistojë sa të mundemi dhe ju do të keni nga hera e parë që do vijë fatura tjetër e energjisë transparencën e kësaj krizë të shkruar aty me përgjegjësi institucionale dhe morale ndaj jush, Do shikoni që ju do paguani aq sa paguani gjithmonë dhe pjesën tjetër do ta paguajë qeveria, që i kërkohen edhe gjëra që s’kanë lidhje fare me demokracinë. Pulsi i kësaj qeverie është një gjatësi vale me pulsin e këtij populli", tha Rama. 

Ora 15:41
Rama: Do të derdhim 3.6 miliardë lekë për të indeksuar pensionet! Ja ata që do marrin në dorë 3 mijë lekë në muaj për produktet e shportës

Kryeminstri Edi Rama po prezanton paketën me 7 pika.

"Ne do të derdhim menjëherë 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë dollarë për të indeksuar pensionet. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve. Për 434 mijë përfitues qyterare e qytetarë të këtij vendi,  ne do të kompensojmë me lekë në dorë, rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të përllogaritur përpara goditjes është 25 mijë lekë të vjetra plus. Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht si kompensim për rritjen çmimeve të shportës, për: pensionsitët që marrin më pak sesa gjysma e pagës  minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, (në kuptimin individualisht apo në çift), persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike.

Pra, 434 mijë përftues nga kjo paketë rezistence për 3 muaj do të marrin 90 mijë lekë të vjetra, 30 mijë lekë të vjetra në çdo muaj sepse këta janë ata, që duhet normalisht të flasin dhe këta janë ata që dëgjojmë ne, në radhë të pare. Këta janë ata me të cilët jetoj unë çdo ditë, këta janë ata për të cilët mendoj unë edhe kur ata që vijnë bërtasin këtu, flenë gjumë dhe gërhasin. ", tha Rama. 

Ora 15:32
Rama nxjerr faturën e energjisë: Nëse qeveria nuk do të kishte vendosur mburojën financiare, fatura do të ishte 7 herë më e lartë

Kryeministri Edi Rama tha se qytetari shqiptar nuk e paguan i vetëm çmimin për energjinë elektrike por bashkë me qeverinë. Kreu i qeverisë ka publikuar një faturë ku ka treguar se nëse nuk do të kishte mburojnë  e qeverisë, qytetari do të paguantë çmimin 7 herë më shumë.

'Kjo është një faturë energjie dhe është fatura, që të mos, se emri nuk ka rëndësi, është fatura e një konsumatori familjar. Ky konsumator familjar, ja ku e kemi këtu, në faturë ka një çmim i cili është 4229 lekë të reja. Ndërkohë real, këto ditët e fundit, ka qenë 7 herë më i lartë. Pra urdhëroni. E nëse nuk do kishim vendosur ne mburojën financiare për këtë familje e si për këtë, për të gjitha familjet e republikës së Shqipërisë, çmimi në këtë faturën këtu do ti vinte në shtëpi 29 743 lekë ose 297 mijë lekë, reali, i krizës energjitike që nuk ekziston. Kjo do të thotë që qeveria për të mos e rritur asnjë qindrakë çmimin, atë 9.5 lekëshin për KËh për çdo familje, para se të fillonte kriza, paguan këtu në këtë faturë, qeveria, paguan as më shumë e as më pak por 254 mijë lekë. Doni të hiqni taksat e naftës dhe t’ia faturojmë gjithë dynjasë pensionistë, invalidë, paraplegjik, tetraplegjik, të verbër, familje me ndihmë ekonomike, famailje me të ardhura të ulëta apo dhe mesatare, gjyshe, gjyshër, prindër, baballarë, nënat, se diku dikush do mbajë më shumë barrë apo jo?'- tha Rama.

Ora 15:26
Rama: Taksat e naftës nuk do hiqen, se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet

 

Kryeministri Edi Rama u përgjigj thirrjeve që të hiqen taksat e karburantit. Ai tha se kjo nuk do të ndodhë pasi çmimi i enrgjisë nuk do të rritet për familjarët dhe biznesin e vogël.

“Taksat e naftës nuk do të hiqen, dhe këtë nuk ka protestë me drita iPhone dhe bllokim rrugësh me goma X5 që e zhbën. Taksat e naftës nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Ky është thelbi i moralit dhe arsyes së kësaj zgjedhje. 

Duhet ta fusin mirë në kokë të gjithë ata që flasin pa u informuar, por duke përpsëritur si në jerm fakte krejt të sajuara se ato 650 milionë euro, në rastin më të keq ose ato 290 milionë euro në rastin më të mirë që do duhet t’i paguajmë deri në fund të vitit për të mos ngarkuar asnjë familje shqiptare dhe asnjë biznes të vogël me një faturë të rëndë energjie, nuk kemi mundësi t’i paguajmë nëse ndërkohë mbajmë taksat më të ulëta në rajon, se në Europë po e po, qoftë për individin e qoftë dhe për biznesin e vogël, kemi edhe kontributet më të ulëta shëndetësore dhe shoqërore në rajon, se në Europë nuk diskutohet, e me radhë. Jo vetëm kaq, jo vetëm do t’i mbajmë, por siç do ta shihni nga paketa e Rezistencës Sociale, do vijojmë të ulim akoma më tutje taksa mbi pagat, por për ata që realisht kanë nevojë për mbrojtje dhe jo domosdoshmërisht kanë veturë”, tha Rama.

Ora 15:26
Rama: Qeveria do paguajë vetëm 50% të karburantit të qeveritarëve, kush harxhon më shumë ta paguajë vetë

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve për naftë për të gjithë funksionarët publikë.

'Qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë të të gjithë funksionarëve që kanë një automjet shtetëror në dispozicion, që nga unë, tek ministrat, tek deputetët e deri tek drejtuesit e tjerë të administratës. Pjesën tjetër të shpenzimeve, të gjithë le ta paguajnë nga xhepi i tyre nëse nuk kursejnë dot. Është shumë e thjeshtë.'- tha Rama.

Ora 15:19
Rama: Më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama tha se i vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë.

'Më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe i Europës ku protestohet për pasojat e para të luftës në Ukrainë. Që kërcimi i  lartë i çmimit të naftës është pasojë e luftës, këtë e mohojnë vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe pastaj, ata të tjerët që dëgjojnë nga ata, që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe e përsërisin", tha Rama. 

Ora 15:19
Rama: Asnjë familje shqiptare nuk e paguan vetë çmimin e energjisë, por me qeverinë! Deri në fund të vitit paguajmë 650 mln euro për faturat e energjisë

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare paguan 80% të faturës së energjisë së qytetarëve. Deri në fund të vitit tha kryeministri Rama do të paguajmë 650 mln euro për faturat e energjisë.

'Që kjo qeveri nuk ka pritur luftën apo protestën që të tregojë gatishmërinë e saj sociale, e tregon më shumë se çdo gjë troç fatura juaj e energjisë, së çdo familje shqiptare, asnjë familje shqiptare dhe asnjë biznes i vogël nuk e paguan vetë energjinë, por bashkë me qeverinë. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër. Qeveritë e tjera kanë rritur çmimin e energjisë. Ne u zotëruam se nuk do ta rrisim çmimin dhe as nuk do të na e priste mendja, por mesa kuptoj jo të gjithë e dinë se çfarë do të thotë me të gjitha fuqitë. Qeveria i bie paguajmë 80% të faturës tuaj të energjisë. Me këtë çmim të çmendur deri në fund ne do të paguajme 650 mln euro për faturat e energjisë për 780 familje rezidente dhe 95 mijë biznese të vogla. Duhet të derdhë 259 mln euro për të kompensuar diferencën mes çmimit real dhe të paprekur për të kompensuar çmimin e energjisë.'- tha Rama.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 13/03/2022 08:16

    Pika 1. Merr Berishen Meten Bashen e Lali Erin dhe ikni beni party me leket tona ku te doni... per mua as ne burg nuk dua te Hani me leke taksapaguesish... pika 2. Si te realizohet pika 1 jane zgjidhur te pakten gjysma e problemeve te ketij vendi... dhe ate uljen e takses per pagen 1.5-2mil ta sugjeruan keshiltaret e tu apo ministrat se jane te vetmit ne ate fashe page... nderkohe qe fasha 500-800mije qe eshte me gjithperfshiresja nuk preket yyyttt rrace propagande ta pane hajrin shpullagjite po zvarriten per mbijetese

    Përgjigju
  • Pipo: 13/03/2022 08:16

    Je bër paçavure i pafytyrë o njeri pa busull. Fillimisht bën të fortin dhe thua që slëshon pe, pas reagimit të njerëzve të hyn lepri në bark dhe kërkon të shfrysh tullombacin me një birë të vogël që të mos plasi. Më e ndyra është që bën të zgjuarin kur kërcënon me rritje të faturës së energjisë me qëllim që të futësh njerëzit në luftë me njëritjetrin: thua që taksat e naftës nuk hiqen, se nuk do rrit faturat e energjisë unë. Pra ve popullin para zgjedhjes: ose paguni taksat e naftës ose hajeni te energjia. E kuptoni ku do me dal ky ndyrësirë?

    Përgjigju
  • Ilir meta: 13/03/2022 07:55

    Populli i dy marsit qenka ne aksion komentesh. Prisni edhe dy muaj sa te vij edhe shoku ilir meta ne protest sepse nuk e ze gjumi naten per gjithe ata qe skane mundesi te blejne buke.

    Përgjigju
  • Drita: 13/03/2022 07:49

    I ke ber gabim hesapet me pensionistet dhe rrogat minimale.Kushdo pensionist dhe rroge minimale deri ne 30 mij lek duhet te perfitoj kompensim o mashtrus.Ti qe jeton me hallet e popullit provo te jetosh me 20 mij apo 30 mij lek ne muaj.Je koka e mafias dhe e oligarkeve me keq se Berisha.

    Përgjigju
  • fisheku: 13/03/2022 07:29

    Une kam 2 PIKA te rendesishme per politiken shqiptare pasi ky eshte vetem fillimi: 1. Investoni ne energjine diellore, cdo faqe mali (jo toke pjellore) te mbushet me solare siguroni enegjine ne vend 2. Siguroni buken ne vend subvenciononi bujqesine mbillni grurin dhe luludiellin ne vend dhe jo vetem shalqi dhe domate :) ZGJOHUNI nga gjumi sa nuk eshte SHUME vone

    Përgjigju
  • Tirona: 13/03/2022 07:02

    O ftyr m*t shpresoj të ti thotë dikush ça komentohet për ty.Sjena të gjith pakica e Non gratave të shpal e të pa shpallur,jam SOCIALIST. 1-- Mësuesve qeveria jote nuk i ka pagu orët e vështirëaisë së lëndës. 2--i ka mbajt lekt e orëve mbi normë tpaktën prej 5 muajsh.3-- lekët e transportit për shkak të distancave të largëta nga Tirana.. Tani me ngritje nafte,buke,mielli e orizi,bëji llogaritë vetë ti ça do jetojm me 50.000 lek . VDEKSHI O HAJDUTAT E PAS 90'

    Përgjigju
  • Oligarku varfër: 13/03/2022 06:54

    A ti je për të qr. Po si mër kar afil ngritjes e pagës minimile e ke lajmëru para 6 mujsh për arsye tjera e ndërsa sot e ke fut gjasme në plan masat për përballimin e krizës. O bq o butak.mir e bo kur ke gazetar që stë kan i her tvetme pytje që ty të vejn në menime. Të QR o Rama

    Përgjigju
  • AltinTop: 13/03/2022 01:12

    Sa mire ste vjen turp qe je KM i vendit me te korruptuar ne NATO…? Apo ska lidhje me ty…

    Përgjigju
  • Beni: 12/03/2022 22:10

    Mashtruesi per diell. Te gjitha ato gjoja masa qe citon nuk kane lidhje me krizen sepse jane obligime te qeverise. Sa pee "turpin" si antar i Naro mos na caje koken shume se nuk hame bar sic mendon ajo idiotja e rr. Elbasanit. Dhe kush flet, nje maskara qe coi ne vdekje me nje kriminel si Tom Doshi kater te viktima te pafajshme ne 2011! Apo nuk i vinte turp per protestat atehere. Kellire.

    Përgjigju
  • Pensionist: 12/03/2022 21:53

    Jemi vendi me i varfer i NATO-s,i Europes dhe Afrikes.Dhe kemi qeverine me te qelbur dhe me mafioze te NATO-s dhe Europes.Nuk mashtron dot me 3 mij lek nje pensionist,nje invalid,nje fukara o pler.Une me 22 mij lek pension nuk ja dal dot ktyre cmimeve o kriminel.Je me i keq se Berisha,eshe vet Berisha nuk tallej kshu me popull.

    Përgjigju
  • Opionisti: 12/03/2022 21:29

    Puka1 të japi lekë për minatore pika për jetimore pika tretë për të papunë pika katër të japi lekë për qeraqine pika katër për fermerë pika peste për lupsa për invalite për aksidente që kanë të stundente ne autobuz në Vlorë pika pikë gjashtë që nuk te ardhura pika shtatë për forcë pika tetë kundër dhunës fimijes duhete paguar pikë nëntë naftetare pika dhjetë të paguash anilza gjaku të njerzëve pika njemedhjete për peshkimi pikë dymedhjete aksidente në punë pikë trembëdhjetë duhete paguar për shporta pencjoniste pika katermedhjete për mbilete autobuza të linja Durrës Tiranë në për treshe dhe linja urbane do jetë përgjthmone pika prshmedhjete të për dokumente legalizime për gjygje pika gjashtemedhjete të paguhete për blera pika d tetëmbëdhjetë te paguhete për Bona pika netemedhje te paguhete fëmija në çerdhe kopshte shkolla dhe universitete dhe qeranë konvikte pika njëzetë paguhete për covi dhe tërmete do jetë terjete

    Përgjigju
    • Kush: 12/03/2022 22:36

      Mos u genjeni me nga ky mashtrues kronik! Edhe nese ploteson cdo gje qe premton me kto pika, jane vetem provizore per 3 muaj nderkohe qe cmimet kur rriten ne Shqiperi nuk ulen kurre. Ka rritur me qellim cdo gje qe mos na mbetet kokerr leku ne xhep. Tallet me pensionistet duke i ofruar per tre muaj nga 1000 leke shtese. Dmth 10 buke per te perballuar krizen dhe abizimet e pushtetit.

  • frew: 12/03/2022 21:02

    o plehre e ke mbushur kupen, me ty bashke edhe familja soros

    Përgjigju
  • Vavsj: 12/03/2022 20:15

    Eshte paaftesia dhe hajduteria qeverisese e PS, PD dhe e te gjithe spektrit politik Shqiptar qe sollen Shqiperine ne kete gjendje. Nuk e di se cfare mund te prisni nga njerez te paafte, kriminele dhe hajdute. Po qe se nuk hiqet kjo qeveri dhe kjo klase politike, asnjehere nuk do keni ndryshimet qe doni. Thjeshte do jete kush ju vjedh me shume ose me pak. Rrofte 15% i votave totale qe mban kete KM psikopat ne pushtet. Populli me tha mbaje, tha KM. Populli nuk eshte pakica e votave qe te lejon ty ore pjeshke. 6 here humbje rradhazi, nuk kam humbur ndonjehere thote Luli. Te pakten 4 here e hoqem Saliun, perseri bq-ri do te rrije ne karrige. Like kokmathi dhe tru vogeli eshte me vehte ai.

    Përgjigju
  • Loni: 12/03/2022 20:08

    Ju shisni energji ne kosove keni dal keni then me mburrje si ka mundesi do u rriska!? Si ka mundesi qe qenka rritur nje produkt qe ska lidhje me rusine sepse ska nje kontroll konsumatori nje sindikate per te drejtat e konsumatoirt te jete nje kordinuese per cfare hame pse hame edhe pse ta hame! Nje oridner I pa cope qe sdi cte thote me! Nje dordolec qe ska ku te shkoj qe ky komb te shkon mbrapa sespe aq e ka standartin! Skandalozitet!

    Përgjigju
  • Anti Propaganda: 12/03/2022 20:04

    Kjo qe sugjeron KM i jone deluzionist, vetem pakete sociale nuk mund te quhet, por eshte thjeshte nje pakete mashtrimi e radhes. Ja pse eshte mashtruese: 1. Ekonomia shqiptare nuk ka te ardhura tatimore te mjaftueshme per te bere balle rritjes se shpenzimeve buxhetore si rrjedhoje e keqmenazhimit te fondeve dhe humbjeve te tjera buxhetore qe i dime. Duke premtuar keto shifra, pyetja lind se nga do vijne leket. Ose do merren borxh ose eshte thjeshte genjeshter. 2. Marrja borxh kerkon ca garanci, te cilen shteti shqiptar nuk mund ta ofroje ne gjendjen aktuale financiare qe ndodhet. Borxhi duhet paguar dhe sipas pikes 1, Shqiperia nuk ka te ardhura tatimore te mjaftueshme per te mbuluar rritjen e kostos se qeverisjes. 3. Nese vertet ndodh kjo qe thote KM, qe eshte e pabesueshme gjithsesi, ne rastin me te mire do keni inflacion (rritje te metejshme te cmimeve). Nese KM e ka serioziosht…Ju jepen ca leke sa per t’ju mbyllur gojen, por cmimet rriten ne anen tjeter. Fuqia blerese e juaj nuk ndryshon, madje mund te bjere me shume ne vartesi te ngritjes totale te cmimeve. 4. KM eshte ne nje dileme te brendshme qe ka te beje me ruajtjen e imazhit tij prej Pro-Perendimori dhe “demokrati” (financuar nga taksapaguesit Shqiptare), ne te njejten kohe duke vepruar ne anen e kundert dhe pas shpine si nje putinist i thekur qe eshte. Gjate qeverisjes se Z. KM, fjala e tij zakonisht ka sjellur te kunderten e asaj qe thote. Zgjidhja? Shperberja e sistemit oligarkik dhe largimi i kesaj klase politike te paafte dhe armike! Pershendetje.

    Përgjigju
  • Suela: 12/03/2022 19:39

    Dmth do ndimosh pensionistet qe marin 15 mij lek...po sipas teje o mashtrus kush mer 20 mij lek pension ja del me kto cmime? Edhe ne 30 mij lek oension nuk ja del...je nje mashtrus i pashoq.Beja ministrave rogat 15 mij lek e jepu ndihmen prej 3 mij lekesh dhe shiko ku do perfundosh.Riti dhe pensionet deri ne 30 mij lek o mashtrus.Po kot e ke se nuk shuan dot me mashtrime fukarallikun ku e ke katandis ket popull.Persa i perket protestave si i vetmi vend i NATO kujtou se jemi vendi me i varfer i Europes dhe vendet e NATO as nuk krahasohen me ne o mashtrus

    Përgjigju
  • lomi: 12/03/2022 19:06

    NE nuk kemi pune me ukrainen,,,naften e kemi ne kucove,,,,na vjen keq per ukrainen sa s'ben dhe do ndihmojme aq sa kemi takat...

    Përgjigju
  • BENI: 12/03/2022 19:04

    ULE CMIMIN E NAFTES NE 1000 LEKE/LITRI,,DHE BUKEN 600 LEKE,,,KURSE VAJI VEGJETAL TE BEHET 1200 LEKE/LITRI,,,PERNDRYSHE IK NGA QEVERIA O EDI RAMA ,,,,MOS U BEJ LEGEN SI SALIU ,,,,SEPSE TI NDAN LEKET ME PRONARET E PIKAVE TE NAFTES ,,,NUK KA SHPJEGIM TJETER,,,NGA SHQIPERIA EKSPORTOHEN 1 MILION TON NAFTE NGA BANKERSI,,KURSE TI NUK MERR ASNJE MASE NDAJ BANKERSIT QE NUK PAGUAN ASNJE TAKSE,,,LARGOJE KETE KOMPANI,,,,KE MBESHTETEJEN TONE.....NXJERRJEN--PERPUNIM E NAFTES TA MARRE VETE SHTETI....

    Përgjigju
  • Anonimi: 12/03/2022 18:59

    Mos i lejo drejtoret tebreshin me makina se marin aq shumenafte sa ua kalojne edhe pronareve te karburanteve! Blloko tenderat ne kete periudhe dhe dil nje xhiro andejnga ATK se ke nje drejtor pronar aty qe sillet si rrugac me punonjesit! Mire qe e ke analfabet po bon ne si horr! Pale lekun e ka shume qejf...vdes edhe me lavazhin don me fitu leke!

    Përgjigju
  • Lati: 12/03/2022 18:54

    "The Rum Diary"

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 12/03/2022 18:48

    Kjo eshte paketa e mashtrimit social tre mujor nga kryerilindasi kryeminister i varferise,krimit,korrupsionit dhe vjedhjes brutale qe i behet popullit prej mbi 30 vjetesh. Qeshu e gezohu o popull se ja hodhe per tre muaj.......

    Përgjigju
  • Gripi: 12/03/2022 18:48

    Keto masa duheshin marre dhe shpallur me heret jo pasi spekulantet detyruan njerezit te dilnin ne rruge. Autoritetin e Konkurences e totalisht nen kontrollin e Oligarkeve. Shkarkoje dhe coje per ndjekje penale Denar Biben. Shkarko Kryeinspektorin ish prokuror Cim Hajdari dhe kerko hetim pasuror per te. Ver ne shinat e ligjit te gjithe inspektoriatet shteterore. Largo Blendi Gonxhen dhe godit fort korupsionin ne ate drejtori kancer malinj te administrates. Godit fort ligjerisht sektorin e krimit ekonimik ne policine e shtetit dhe policine kufitare. Miliardat e krimit pergjegjes per korupsionin dhe krimin ne shqiperi kalojne me bekimin e tyre. Vendos shtetin ne shina ligjore zoti kryeminister, largo konkubinat me paga milionshe nga administrata dhe ndalo qarkullimin e automjeteve shteterore ne fundjave. Po pate vullnet dhe nuk je i kapur sikurse thua, keto gjera behen.

    Përgjigju
  • Kamiona per bataliona: 12/03/2022 18:43

    Mire qe flet here me leke te vjetra e here me te reja, por perdor edhe kurs imagjinar per dollarin. 3.6 miliarde leke jane 32 milione dollare, o karafil, se ka shkuar kursi 112,3.

    Përgjigju
  • KARAFIL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 12/03/2022 17:55

    O Edi P*lla hik se e ke qelb fare o Tare. Poplli ska buk të haj e ti bo tralalai. Po pse sot mer kto vendkme o Edi hime. O mjer ky popull ça i kan bo që skan lën gjë pa bo e populli debil pago. Po mir ja bëjn kur ky popull dele vetëm blegërin e Edi Rama me shok e grin.

    Përgjigju
  • guri: 12/03/2022 17:54

    Ne kohen e diktatures mjetet bujqesore dhe mjetet e tonazhit te larte perdornin naften shqiptare tani jo vidhet nga pushtetaret nga hajdutet.

    Përgjigju
  • Arbërori: 12/03/2022 16:35

    Shiqojeni palaqon me llogari në leter, njësoj sikur vllau i ti në Belgrad që del e mashtron një her në javë !

    Përgjigju
    • Arbërori: 13/03/2022 09:21

      “rezi”: dhe “sa gjynah”: q’far janë këto fjalë ore , shqip jo qe besa

    • rezi: 12/03/2022 21:19

      Ti shko shkruaj kështu pa edukatë, tjetër kund. Jeni mosmirënjohës, bukëshkalë dhe mos u përzie fare në Shqipëri. Ti nuk ke fare të bësh me kryeministrin që i kanë dhënë votën shqiptarët. Turp t'ju vijë të gjithëve. Vetëm arbër nuk je, dhe të gjithë të tjerët, nuk ju pëlqeu kur prodhohej buka në vënd, kur përdornim naftën tonë, kur 1 në 3 veta shkonte në shkollë falas, i vutë shkelmin me ndihmën të shkolluarve në socializëm. tani kapitalizmi nuk të pyet, ju akoma kujtoni se në kapitalizëm shteti të del zot. Joooo, nuk ndodh kjo. Shkoni punoni, në s'keni para për naftë, përdorni këmbët dhe dy rrotakun e mos na bëni viktimën. Po i shërbeni vetëm atij që s'i do të mirën Shqipërisë.

    • Sa gjynah: 12/03/2022 17:46

      Sa te trash mban kjo toke arberore me shume kafshe analfabete te zhytura ne llum dhe urrejtje e na hiqen si arberor.ai tjetri me posht akoma analfabet nuk jemi ne lufte thot o te trash dilni nga fb dhe shikoni cbehet ne bote cdo gje eshte botrore

  • Den: 12/03/2022 15:53

    Te te vije turp per korupsionin galopant, te te vije turp per shndrrimin e Shqiperise ne vje vend droge,te te vije turp qe e kthyer Shqiperine ne nje parajse per oligarket,je shndruar nje vegel e bindur e tyre.Na acaron me ate propoganden tende bajate qe jemi ne lufte,Ne lufte eshte Ukraina,Ti,berisha,basha,meta jeni fatkeqsia dhe lufta e Shqiperise

    Përgjigju
  • Parruca: 12/03/2022 15:39

    Turp te kete ky qe nuk ka bere asgje per te ndaluar kartelet ne karburante, kartelet ne ushqimet baze etj. Turp te kete ky qe nuk ka mundur ti detyroje oligarket e naftes qe te mbajne rezerven ligjore prej 90 ditesh. Turp te kete ky qe protestuesit i perbuz ne vend qe ti degjoje.

    Përgjigju
  • redi: 12/03/2022 15:37

    Cfare palacoje i virtytshem! Ukraina nuk eshte ne NATO. Kjo lufte nuk eshte mes Rusise dhe NATOs. Me cfare pafytyrsie rreh gjoksin dhe na fut ne nje konflikt ne te cilin nuk kemi asnje faj dhe nga i cili nuk kemi asnje perfitim?

    Përgjigju
    • Lui: 12/03/2022 17:09

      O redi, po ti jeton me realitetin apo ben gjoja..?! Ne as nuk kemi faj, dhe as nuk kemi perfitim te drejtperdrejte nga kjo lufte. Por qe ndikohemi nga lufta, kjo as nuk diskutohet fare. E para sepse jemi dhe afer konfliktit, dhe e dyta qe eshte me e rendesishmja, varemi totalisht nga importi i grurit. Dhe sidomos nga Rusia te pakten me 65% e totalit qe importojme. Pjesa tjeter vjen ca nga Ukraina, ca nga Serbia etj.. E kupton ndopak situaten apo jo?!

  • Turi: 12/03/2022 15:32

    Amerika ti dal vete per zot asaj qe ka ber dhe nuk eshte ne interes te popullit Shqiptar qe te jete ne Nato se vetem do te na perdorin dhe do paguajme taksa kurse benefitet i mer me i madhi si gjithmone amerika

    Përgjigju
  • enet: 12/03/2022 15:27

    Mos te vije turp sepse nuk vidhen xhepat e Shqiptareve.Pse tani e ule cmimin me -60 leke.Nese nuk do ishin ngritur njerezit sot nafta shkonte me 300 leke.Turp ti vije qeverise qe vjedh njerezit e vet.Qeveri oligarkesh.

    Përgjigju
  • Nikolin: 12/03/2022 15:22

    Turp na vjen ne me kinizem qe tregon ti ndaj popullit qe te ka zgjedhur. Karburanti edhe vaji mori nje ritje brenda dites 30% por kur dolem ne protest brenda dites prap u ul me njeher, e di pse? Sepse ti dhe opigarket u trembet nga njerzit. Kinizem eshte edhe kur del ne media edhe na thua te shkojm me kemb per cigare, ti dhe ministrja jote e zgjuar. Populli do ulje takseve dhe jo te na tregosh me duar ku eshte lufta, e dim Shume mire ku eshte lufta, por dim shume edhe kur na vjedhin me cmimet. Mos harro qe ne te pagojm buken tende edhe naften tende, keshtu qe ti nuk do ngelesh kur pa buke dhe nafte.

    Përgjigju
  • Ore: 12/03/2022 15:20

    Or fytyrë paqavër go nuk e rian për NATO-n sot do firmosje po të guxoje o mejram rusofil

    Përgjigju
    • Vlore: 13/03/2022 00:13

      Une jam nje socialiste qe kur degjoje keto gjera ne keto kohe krize qenka njerez skane buke te hane dhe ky thot 50%karburanti qeveritarve kur ju e kwni rogen sarandafiu motrat ku ti keni dhe mase ju behen ilace dhe e pesofahi te femijet tuaj ropqirat e mutit ahqiperia nuk ka per tu ber memvite

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël