Rama mbledh qeverinë: Vitin
tjetër duhet të çelim negociatat

Rama mbledh qeverinë: Vitin<br />tjetër duhet të çelim negociatat
Kryeministri Edi Rama komunikimin e radhës javor në Facebook ia kushtoi plotësimit të kabinetit edhe me 33 zv/ ministrat e rinj duke mbajtur për herë të parë një fjalim para qeverisë drejtpërdrejt. Rama bëri një përmbledhje të objektivave të qeverisë së tij në 100 ditët e para në të gjitha dikasteret në mandatin e dytë. Hapja e negociatave me Bashkimin Europian, lufta ndaj krimit, zhdukja e informalitetit dhe burokracisë, por edhe shumë  çështje të tjera ishin në qendër të fjalimit të Ramës. Për Ramën kundërshtarët më të rrezikshëm janë papunësia, korrupsioni dhe cinizmi dhe jo opozita, që sipas tij bërtet si frikacaku. 

Asnjëherë nuk është bërë një proces si ky, për të mbledhur propozime dhe seleksionuar kandidatura për zv/ ministrat. Asnjëherë nuk ka pasur skuadra, që shkuan përtej kufijve të vjetër partiak.  Asnjëherë anëtarët e kabinetit nuk kanë pasur një rreth njerëzish si ekipet që do të kenë nga sot e tutje për 4 vite me radhë.
 
Në përzgjedhje janë menduar rolet që mund të mbulojë cdo njëri nga zëvendësit. Ndarja ka rëndësi për të mbuluar fushën e përgjegjësisë, në themel është fryma e skuadrës. E njëjta gjë vlen për administratën, që duhet të njihet me vizion dhe strategjinë. Jemi në një proces ristrukturimi të thellë në funksion të vizion dhe qëllimeve të mëdha. Administrata ka njerëz të zotë, ata duhen motivuar dhe trajtuar me respekt.
 

Duhet të punojmë që të gjithë që, jo vetëm të çelim negociatat për anëtarësim vitin e ardhshëm, duke marrë një sinjal të qartë pozitiv nga Këshilli Europian në këto 100 ditë të para, por edhe që të jemi gati për negociatat, që janë një proces tejet i ndërlikuar me rrjetin e njerëzve në çdo ministri dhe me një sistem pune të mirë organizuar e gjithëpërfshirës nga niveli i ministrave. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do ta udhëheqë këtë proces, por duhet mbështetur nga të gjitha ministritë dhe nga çdonjëra prej skuadrave tuaja drejtuese” tha ai.

Rama: Operacion kombëtar kundër krimit, Vetting policisë
Rama u ndal edhe te lufta kundër krimit dhe kanabisit, por edhe Vettingu në radhët e policisë së shtetit. “Duhet të iniciojmë në këto 100 ditë, fazën e dytë, atë më sfiduesen, në luftën me krimin dhe për rindërtimin e Policisë së Shtetit. Pas rilindjes së Policisë së Shtetit e shfarosjes kanabisit si një fenomen epidemik, duhet të zhvillojmë me të njëjtin sukses, Operacionin Kombëtar kundër Rrjeteve Kriminale dhe pastrimin e plotë të radhëve të Policisë nga elementët e inkriminuar, të korruptuar apo të paaftë, përmes Vetingut në Policinë e Shtetit.

Skuadra e re drejtuese e Ministrisë së Brendshme, mund të quhet pa asnjë ngurrim fit for purpose. Do të vijojë lufta kundër informalitetit. Transparencë në sistemin e ndihmës ekonomike. Tani kemi në dorë të tregojmë cfarë do të thotë infrastrukturë me standarde, sa mund të fitojë populli nga burime natyrore dhe sa më shumë duhet të bëhet për energjinë. MIE ka një barrë të madhe, por një skuadër në nivelin e sfidave, po ashtu edhe e Bujqësisë.
 
Drejtësia e re kërkon një ministri me vizion të ri dhe energji të reja, skuadra i ka atributet e duhura. Ministria duhet të mbështesë reformën, garante e cilësisë së ligjit. Ministria e Mbrojtjes duhet të garantojë vazhdimësinë në natyrë organizative duke pasur parasysh që do të ketë Emergjencat Civile.
 
Truizmi duhet të çohet përpara. Skuadra e turizmit dhe mjedisit ka një sfidë të madhe, po ashtu edhe kultura, ku ministria duhet të sjellë më shumë kontribut. Kjo skuadër është sot vetëm në letër e gatshme, por sfidat duhet të fitohen përditë në realitet
” deklaroi Rama. 

Rama merr si shembull Realin e Madridit
Për të jetësuar të gjitha projektet, Rama kërkoi frymën e skuadrës, ndërsa mori shembull ekipin e ‘Galaktikëve’ të Realit të Madridit, që kishte shumë emra të njohur të futbollit botëror, por sipas tij nuk fitoi asnjë trofe.  
 
"Popullin duhet ta fitojmë çdo ditë me vepra dhe rezultate konkrete. Ka qenë një skuadër e quajtur galaktike sepse përbëhej nga futbollistët më të mirë të botës, por që nuk fitoi asnjë trofe, sepse mungonte bashkëpunimi. Edhe ne, nëse nuk bashkëpunojmë, pavarësisht nivelit personal, nuk do të arrijmë të mposhtim armiqtë tanë mjaft të egër, si papunësia, varfëria, arsimimi i dobët, infrastruktura e keqe, etj” tha Rama. 
 
Rama: Opozita e dobët, bërtet si frikacaku
Rama u shpreh se përballë kemi një opozitë të dobët që bërtet dhe shan si frikacaku kur kalon pyllin natën. “Papunësia, korrupsioni dhe cinizmi janë objektivat më të rrezikshëm të skuadrës tonë. Kemi edhe një opozitë të dobët që bërtet dhe shan si frikacaku kur kalon pyllin natën, por ky është një rrezik në vete. Kemi vetëm dy aleatë, popullin dhe dëshirën tonë".

Rama: Hera e fundit që mbaj fjalim para qeverisë
Fjalimet para qeverisë kanë qenë traditë e ish-kryeministrit Berisha, ndërsa Rama u shpreh se është kjo është hera e fundit që bën një gjë të tillë.  
Forca të gjithëve, urime kolegëve të rinj dhe qofshim në lartësinë e privilegjit për t’i shërbyer vendit dhe popullit tonë. Për herë të parë dhe të fundit bëj një fjalim në sallën e qeverisë, gjë që ka qenë traditë më parë. Është sot, por nuk do të përsëritet njëherë tjetër. Nënvizon rëndësinë që ka ky moment” deklaroi ai. 

rama ne mbledhje
  (Foto e postuar nga Rama gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë)

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve