Kryeministri Rama mblodhi të shtunën për disa orë deputetët socialistë dhe ministrat në Pallatin e Brigadave. Takimi me dyer të mbyllura, kishte në fokus çështje të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe avancimin e projekteve në fusha të ndryshme dhe prioritare për zhvillimin e vendit.
Deputetët dhe ministrat me udhëzim të kryeministrit Rama do të nisin javën e ardhshme një tur takimesh në të gjithë vendin të quajtur “Punët për Shqipërinë”.
Ndër temat e para të diskutimeve do të jetë ajo për çështjen e integrimit evropian për të vijuar më pas me tematika te ndryshme.
Takimet do të vijojnë në të gjithë vendin deri më 12 qershor kur shënohet dhe 35-vjetori i krijimit të PS.
Ky tur konsiderohet si një “fushatë paraprake”. Ndërkohë edhe kryetarët e bashkive pritet të zhvillojnë takime me qytetarët për të dhënë llogari mbi premtimet e bëra dhe realizimin e tyre.
Gjatë mbledhjes kanë raportuar Drejtoresha e Kadastrës Lorena Goxhobelli dhe bashkëkryetari i reformës territoriale Arbjan Mazniku.
Bashkëkryetari i reformës territoriale ka prezantuar para mazhorancës 4 variante të hartës territoriale që janë në diskutime. Versionet janë nga shkrirja e bashkive të vogla me ato të mëdha, te ruajtja e atyre ekzistuese e deri te konsolidimi i bashkive të vogla.
Ajo çka bie në sy është edhe raportimi i Drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobellit dhe jo para Kuvendit, por para grupit socialist në Pallatin e Kongreseve. Një raportim jo i zakontë për “Kadastrën”, institucion në varësi të kryeministrit.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe strategjia e komunikimit publik dhe me qytetarët, që u prezantuar nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili.

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, bashkëkryetari i reformës territoriale, Arbjan Mazniku, ka prezantuar para mazhorancës 4 variante të hartës territoriale që janë në diskutime.
Versionet janë nga shkrirja e bashkive të vogla me ato të mëdha, te ruajtja e atyre ekzistuese e deri te konsolidimi i bashkive të vogla.
1. Konsolidimi funksional
•Bashkitë e vogla bashkohen me ato më të mëdha fqinjë
•Qarqet mbeten si nivel koordinues
2. Konsolidim dhe decentralizim
•Krijohen bashki të mëdha (në nivel ish-rrethesh)
3. Forcimi i qarkut
•Ruhen bashkitë ekzistuese
•Qarku bëhet nivel ekzekutiv i fortë
4. Rajonet strategjike
•Bashkitë shumë të vogla konsolidohen
•Krijohen 4 rajone për zhvillim infrastrukture dhe menaxhimin e fondeve të BE-së.
Asnjë prej varianteve nuk është prezantuar si më preferencial apo përfundimtar. Komisioni do të organizojë dëgjesa në të gjitha qarqet.
Brenda takimit me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS, ka ndodhur një përplasje mes ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismailit, dhe deputetes Elisa Spiropali.
Në momentin që Ismaili ka marrë fjalën për të folur për strategjinë e komunikimit, mësohet se ka pasur një reagim prej Spiropalit. Nuk dihet ekzaktësisht çfarë mimike ka bërë deputetja, e cila më pas ka nxitur një ndërhyrje prej Ismailit.
“Ka ndonjë gjë për të qeshur këtu?”, i është shprehur Ismaili, që më pas është mbështetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit duke i thënë se s’mund të ndërhyjë ndërsa flet ministrja.
“Gjërat duhen marrë me përgjegjësi dhe komunikimi ka po ashtu rëndësi dhe nuk është gjë për t’u marrë me të qeshur. Kështu e morën me të qeshur para 12 vitesh disa, edhe kur fliste Endri Fuga, por disa prej tyre nuk janë këtu.”
Më pas, situata ka përshkallëzuar, çka ka bërë që Rama të ashpërsojë tonet ndaj Spiropalit:
“Mos më detyro të vij vetë aty të të nxjerr jashtë.”
Sjellim në vëmendje që së fundmi, Spiropali iu përgjigj Ballës pas deklaratës së tij për mungesën e ish-deputetes gjatë seancës së 12 marsit në Kuvend kur do të votohej për imunitetin e Belinda Ballukut.
Balla tha se mungesa e Spiropalit do të vendosej para votimit të socialistëve.
“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha ai.
Nga ana e saj, nuk vonoi përgjigjja duke shprehur gatishmërinë, ndërsa kërkoi që të flitej troç:
“Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë. Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr”, shprehej Spiropali.
Komente












Sa tkesh parazit intrigant si fate xhafa i mut tmodh do bosh
Përgjigju