Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, bashkëkryetari i reformës territoriale, Arbjan Mazniku, ka prezantuar para mazhorancës 4 variante të hartës territoriale që janë në diskutime.

Versionet janë nga shkrirja e bashkive të vogla me ato të mëdha, te ruajtja e atyre ekzistuese e deri te konsolidimi i bashkive të vogla.

1. Konsolidimi funksional

•Bashkitë e vogla bashkohen me ato më të mëdha fqinjë

•Qarqet mbeten si nivel koordinues

2. Konsolidim dhe decentralizim

•Krijohen bashki të mëdha (në nivel ish-rrethesh)

3. Forcimi i qarkut

•Ruhen bashkitë ekzistuese

•Qarku bëhet nivel ekzekutiv i fortë

4. Rajonet strategjike

•Bashkitë shumë të vogla konsolidohen

•Krijohen 4 rajone për zhvillim infrastrukture dhe menaxhimin e fondeve të BE-së.

Asnjë prej varianteve nuk është prezantuar si më preferencial apo përfundimtar. Komisioni do të organizojë dëgjesa në të gjitha qarqet.


Lajmi kryesor:

Rama mbledh deputetë e ministra, nis “punët për Shqipërinë”! Mazniku prezanton 4 variante për reformën territoriale, tur takimesh në vend deri më 12 qershor