Rama mbledh të shtunën
Asamblenë e PS-se
Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet ditën e shtunë nën drejtimin e kryetarit Edi Rama për të diskutuar situatën politike, ecurinë e anëtrësimeve në PS, regjitrimeve në parti, zgjedhjeve në njësitë vendore dhe përgatitja e trupës elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë ditën e shtunë Asamblenë Kombëtare të partisë për të diskutuar situatën politike në vend dhe ecurinë e punës për realizimin e vendimeve të kongresit të PS të vitit të kaluar. Dje janë njoftuar të gjithë anëtarët e Asamblesë që më 7 prill, në ambjentet e "Xibrakut" në periferi të Tiranës do të mblidhet forumi socialist, në të cilin kanë qënë të lutur të gjithë që të marrin pjesë, pasi do të ketë diskutime dhe vendime të rëndësishme për ecurinë e partisë në këtë vit elektoral. Duke zgjedhur ndoshta një ditë simbolike, pikërisht 7 prillin, forumi i lartë socialist do të marrë në analizë ecurinë e punës për zgjedhjet në 117 njësitë vendore në të gjithë vendin, kryesisht në kryeqytet dhe në zona të tjera të vendit. Njëherësh do të bëhet dhe një bilanc i detyrës së lënë për shtimin e anëtarësisë me të rinj dhe të reja, ku me sa duket kryetari Rama por dhe krerët e degëve të PS nëpër rrethe kanë çfarë tregojnë, pasi në të gjitha vizitat dhe takimet e tyre me rininë, anëtarësimet kanë qënë në nivelet më të larta të realizuara deri më tani. Njëherësh do të informohet Asambleja nga ana e kryetarëve të degëve të PS në rrethe dhe në bashkitë dhe komunat në lidhje me përfundimin e procesit të riregjistrimit të anëtarësisë së PS në të gjithë vendin, një proces që do të sjellë dhe krijimin e një database për ta përdorur më pas për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, në këtë mbledhje të radhës të Asamblesë së PS do të diskutohet në lidhje me përgatitjet e Partisë Socialiste për sfidën elektorale të vitit të ardhshëm, pasi është deklaruar se periudha deri në zgjedhje do të cilësohet një vit elektoral dhe gjithë përgatitja e strukturave të bazës në PS do të jetë në funksion të fitorës në këto zgjedhje. Bëhet e ditur se në mbledhjen e Asamblesë së ditës së shtunë do të japin një informacion të detajuar dhe të deleguarit e kryesisë dhe të Asamblesë, sëbashku me deputetët për rivitalizimin e strukturave të PS dhe krijimit të shtabeve elektorale për të maksimalizuar, sipas tyre fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare përballë mazhorancës qeverisëse. Njëherësh në Asamble do të kërkohet dhe përcaktimi i kritereve që tani të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, përmes një testimi të gjatë dhe rigoroz në të gjitha zonat elektorale në vend, në mënyrë që në listat shumëemërore të PS të jenë figurat me mbështetjen më të madhe në komunitet dhe ata që thithin më shumë vota për PS. Një testim që ka si qëllim përshpejtimin e punës, pasi bëhet e ditur nga burimet e këtij forumi, nuk përjashtohet mundësia e lëvizjeve të befasishme politike në vjeshtë të këtij viti, përfshirë këtu dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme, e paralajmëruar herë pas herë në takime nga lidershipi i PS. Mësohet se një element bazë që do të diskutohet në Asamble është dhe zbritja e bashkëpunimit me aleatët opozitarë dhe në bazë, për krijimin e njësive të përbashkëta zgjedhore, që do të përkthehen më pas me vota për tërë koalicionin, përballë të të djathtëve të Berishës. Pritet që në mbledhjen e Asamblesë së PS të ditës së shtunë të këtë dhe ndonjë kooptim në këtë forum të lartë drejtues të PS.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4442
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09