A qëndron ende ftesa e Ramës për bashkëpunim me opozitën edhe pas konfliktit që ka përfshirë Partinë Demokratike muaj e fundit? Përgjigjen e ka dhënë sot vetë Kryeministri, i cili pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, tha për mediat se nuk sheh asnjë nga palët e konfliktit në PD të denjë të për bashkëpunuar. Rama nënvizoi se askush prej palëve nuk ka legjitimitet veç e veç!
Megjithatë ai e mbajti një derë hapur duke nënvizuar se deputetët e PD-së janë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit dhe "për sa kohë ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim, ne jemi aty për ta bërë atë".
Në prononcimin për mediat jashtë Selisë rozë Edi Rama tha se forca e tij politike do t'i nënshtrohet një procesi riorganizimi. Ai i shpreh se më 29 Janar do të mbahet kongresi i PS, ku pritet të bëhen edhe ndryshimet statutore.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS, u paraqit dhe drafti paraprak me propozimet për ndryshime në Statutin e PSSH-së. Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e Kryesisë dhe propozimeve përkatëse, Grupi i Posaçëm i punës për Statutin do të vazhdojë diskutimin në ditët e ardhshme për të hartuar dokumentin përfundimtar i cili do ti paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit. Gjatë punimeve të Kongresit, paralelisht do të organizohet votëbesimi nga Asambleja Kombëtare për Sekretariatin Ekzekutiv të partisë. Në Kryesi u diskutua gjithashtu për aktivitetin që do të zhvillohet në 15 Janar në kuadër të 30 vjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar.
VIDEO- Fjala e plote
Kryeministri Edi Rama tha se Lulzim Basha bërë të paimagjinueshëm, se fortifikoi selinë dhe nuk kërkoi që institucioni të mbrohej nga policia e shtetit. Akuzat e hedhura ndaj policisë, Rama i cilësoi të pavlera pasi vinin nga dy kufoma politike.
“Faktikisht Basha bëri atë që nuk mund ta bëjë kurrë, kush ka sensin e përgjegjësisë ndaj njerëzve dhe institucionit që përfaqëson vete duke bërë fortifikime në vend që të fliste për nevojë që ai institucion të mbrohej nga policia e shtetit. Reagimet për policinë janë të ngjashme si dy pika uji të dy kufomave politike, është e njëjta ,mbetje e ndarë përgjysmë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me gazetarë kur u pyet nëse po plaket Partia Socialiste. Rama tha se e rëndësishme është sa ndihesh dhe ja sa shkruhet në dokument dhe se ripërtëritja me të rinjtë ka qenë gjithmonë pjesë e socialistëve.
“Të gjithë jemi duke u plakur por në fund të ditës nuk ka rëndësi sa të shkruhet mosha por se sa ndihesh. Gjithmonë ripërtëritja dhe organizimet kanë qenë të PS”, tha Rama.
Kryeministri Rama nuk sheh asnjë nga palët e konfliktit në PD të denjë të për bashkëpunuar. I pyetur nga mediat, Rama tha se askush prej palëve nuk ka legjitimitet vecc e vecc!
"Të dy këta nuk ka asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD-së kanë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit dhe për sa kohë ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim, ne jemi aty për ta bërë atë. Unë uroj që të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet të mbeten mbrapa. Policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë të këtyre 30 viteve pasi kurrë nuk i është dashur të futet në oborrin e një partie për të ndarë 2 palë që kacafyten dhe që mund të shkojnë deri në gjakderdhje. Nuk ishte e nevojshme të fortifikohej PD, mund të thirrej policia dhe ta mbronte godinën", tha Rama.
I pyetur nga gazetarët se a e shikon si avancim PD-në që përjashtoi një pjesë të saj, në krahasim me PS që s'ka asnjë zhvillim Rama tha se:
"Në të gjitha familjet asnjëherë nuk janë të zgjidhura probleme. Ajo që është pak por e sigurt është që PS është në funksion të zgjidhjes së problemeve të vendit, ndërsa PD për të zgjidhur problemet e pazgjidhshme të 2 individëve: Njëri kufomë politike pa seli dhe tjetri me seli. Shpresoj shumë që PD të dalë nga kjo situatë duke i kapërcyer të dyja kufomat. Kjo është për të qarë dhe për të qeshur. unë nuk mund të qaj gjatë gjithë kohës për situatën dramatike të PD, ndonjëherë edhe duhet të qeshim. Nuk më rezulton se ne kemi ndërtuar fortifikime për tu mbrojtur nga ndonjë deputet që kërkon ta marrë me dhunë godinën. Nuk jemi këtu për kacafytje për interesa vetjake siç janë të dyja kufomat politike të PD-së. Është një kacafytje që paradoksalisht asnjëri të mos e lëshojë tjetrin sepse pa ra njëri bie edhe tjetri".
Ja si flet edhe kryeministri kot me kot -vetem sa per te thene nje budallallek -palet vec e vec nuk kane legjimitet. Pse kryeminisri e percakton legjimitetit e paleve te PD. A mos po udhezon paraprakisht gjykatesit e varur nga ti si te veprojne me rastin. Lere qe duket sheshit dhe e shohin te gjithe shqiptaret qe pala pa legjimitet eshte sala.
PërgjigjuPO ky kryetari i PS kur do votohet,na u ka be si burri i memes tani e 20 vjet nje plak e burre koti Q!!!!
Përgjigju