Rama: Mbretëria e Bashkuar i jep 4 mld euro Shqipërisë, në dispozicion për projektet strategjike

Rama: Mbretëria e Bashkuar i jep 4 mld euro Shqipërisë, në dispozicion për projektet strategjike

Tim Reid dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se Mbretëria e Bashkuar ka vënë në dispozicion të Shqipërisë një fond prej 4 miliardë eurosh. Ky fond sipas Ramës do të vihet në dispozicion të projekteve strategjike të vendit tonë.

Lajmi është ndarë nga Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ndërsa shkruan se ka zhvilluar një vizitë me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”. Kreu i qeverisë nuk ka dhënë detaje të tjera mbi këtë fond.

Kryeministri Shqiptar ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar prej dy ditësh, ku është takuar me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak, por edhe me të tjerë krerë të politikës si dhe investitorë ku është biseduar për mundësi të reja biznesi.

“Takim me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”, Tim Reid, ku diskutuam mbi volumin 4 miliardë € që Mbretëria e Bashkuar ka vënë në dispozicion të projekteve strategjike të Shqipërisë”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Rama për mediat britanike: Qeveria e Sunak shprehu ‘keqardhje dhe siklet' për retorikën anti shqiptare! Kërkesa për azil? Duhet sistem vizash, njerëzit të aplikojnë lirisht


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Po fuste në Shqipëri 177 ora, unaza dhe varëse dhe një sasi kokaine, në pranga shoferi i furgonit

Durrës/ Po fuste në Shqipëri 177 ora, unaza dhe varëse dhe një sasi kokaine, në pranga shoferi i furgonit