‘Më 25 prill t'ia lëmë përgjithmonë historisë Saliun, Monikën dhe Ilirin’, Rama mbyll fushatën me familjen në skenë , Zaho përshëndet: Unë e dua Vlorën

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Vlorë ku ka bërë thirrje që më 25 prill t'i thuhet njëherë e përgjithmonë lamtumirë fantazmave të së shkuarës që tentojnë të rikthehen në forma të ndryshme. Para vlonjatëve, Rama tha se 25 prill duhet të jetë dita kur Vlora dhe e gjithë Shqipëria duhet të mendojë për vendin dhe ngjitjen e tij në majat e zhvillimit dhe t'ia lë historisë Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Duke kërkuar që të votohet për investimet dhe zhvillimin më 25 prill, Rama tha se duhet të harrohet përgjithmonë gjuha e konflikteve dhe ndasive, ndërsa nuk kurseu as mesazhet për Ilir Metën për të cilin tha se të hënën, një ditë pas zgjedhjeve, ai do të gjejë rrugën për në shtëpi  dhe do të marrin fund thirrjet për marrje të sfurqeve dhe sëpatave për luftë.

Në mbyllje të fushatës, Rama thirri familjen e tij në skenë ku një përshëndetje nuk mungoi as nga djali i tij i vogël Zaho, i cili tha "Unë e dua Vlorën".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
Rama dhe Linda me Zahon përdore drejt mitingut përmbyllës të fushatës në Vlorë, Greg Rama poston videon e familjes

Djali i madh i kryesocialistit Edi Rama, Greg Rama, ka publikuar në Instagram një video të familjes së tij, të cilët të gjithë bashkë ishin të pranishëm në mitingun e mbylljes së fushatës elektorale të PS në Vlorë. Në videon e postuar nga Greg Rama, duken kryeministri me bashkëshorten e tij, Linda Ramën, teksa mbajnë përdore Zahon. Në mbyllje të fjalës së tij, Rama ngjiti në podium të gjithë familjen në Vlorë, ku nuk mungoi dhe një përshëndetje e Zahos, i cili tha “unë e dua Vlorën”.

Ora 21:02
FOTO/ Rama tregon reliktet e PD dhe LSI: Kanë marrë fund

1619202037_makina.jpg

Kryeministri Edi Rama mbylli sot fushatën elektorale në qytetin e Vlorës. Por ajo që u vu re në këtë miting të PS ishte fakti se pranë podiumit ishin vendosur makina të shkatërruara me logon e PD dhe LSI. Në këtë mënyrë, PS donte të nënkuptonte se janë parti të humbura që kanë marrë fund dhe fitorja i takon sërish socialistëve për të çuar para të gjitha projektet e lëna përgjysmë nga pandemia dhe tërmeti.

Ora 20:32
Rama: Të hënë çojmë Liken në shtëpi, harrojmë thirrjet me sfurqe e sëpata

Kryeministri Edi Rama tha se më 25 prill populli duhet të çojë në shtëpi Ilir Metën dhe këto që bën thirrje për marrjen të sfurqeve dhe sëpatave.

"I kam thanë Like lëre rakinë para se të ta nxjerrin të tjerë. Like dëgjoje vajzën mos pi më po shko në shtëpi. Vlora do të ndihmojë që ti të gjesh rrugën e shtëpisë të hënën dhe keni për të parë se të gjitha ata që na tregojnë  armët e me leje, sëpatat dhe sfurqet do të bëhen lepuj kur keni vendosur të thoni fjalën tuaj", tha Rama

Ora 20:27
Rama mbyll fushatën me familjen në skenë , Zaho përshëndet: Unë e dua Vlorën

 

Në fund të fjalës së tij Kryeministri Edi Rama ka thirr djalin e vogël Zaho së bashku me familjen të ngjiten në podiumin para mbështetëse duke treguar se Zaho e do Vlorën pamasë. Kjo është pohuar edhe nga vetë Zaho i cili mori mikrofonin dhe tha vetëm një fjali" Unë e dua Vlorën"

'Mirëmbrëma! Unë dua Vlorën", tha Zaho

" Zaho do Vlorën, Vlorën e do e gjithë Shqipëria dhe më 25 prill Vlora do vulosë ngjitjen e Shqipërisë në një majë tjetër", tha Rama.

1619202176_Screenshot3.jpg

Ora 20:20
Rama thirrje vlonjatëve: Me 25 prill merruni me Metën, tregojini se kush e kap Vlorën nga këmbët, thyen hundët! Lesko pijaneci çlidhje ka me Mit’hat Frashërin

I pranishëm në Vlorë, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, kreu i PS-së, Edi Rama nuk la pa ‘shigjetuar’ as kundërshtarët e tij politikë. Ai i bëri thirrje vlonjatëve që më 25 prill të merren me Ilir Metën dhe t’i tregojnë atij që Vlora ka vendosur të ngjitet dhe ‘kush vjen ta kapi nga këmbët thyen hundët’. 

Po ashtu Rama ironizoi edhe Bujar Leskajn, kandidatin i parë për deputet në listën e PD për qarkun e Vlorës, të cilin e quajti pijanec. Për Ramën Lesko nuk ka asgjë për t’i ofruar Vlorës.

“Basha doli si një njeri europianist i kollarisur me gojën me sheqer që e ka mbushur gjithë këto javë, u desh vetëm një ngjarje për tu parë edhe njëherë që janë po ata, është po ajo fantazmë, janë po ato forca që i thërrasin pjesës më të keqe të shqiptarëve. I thërrasin hilesë, kollajllëkun lodhjes dhe pakënaqësisë. Me Lulzimin as lekë nuk ka, ka vetëm një kërkesë ‘aman më jepni votën’ dhe pastaj takimin ua lë te tramvaji i Tiranës. Po ku lidhet Mit'hat Frashëri me Leskon me kanotiere dhe barkun jashtë e rri lokaleve, atij do ja lini Vlorën, Labërinë, Sarandën? Po fëmijët, shkollat do ja lini Leskos?  Ça do ju mësojë Lesko? Vjedhjen, alkoolin, pabesinë? Të më thuash që do shkoj me Leskon... për ça do shkosh për pula, raki apo ullinj? Ça doni ju që Vlora, që po bëhet gati të hapë një portë nga qielli, një nga deti, të kthehet prap tek era e qofteve dhe qepa? E kam me të djathtët e Vlorës, jeni të pakënaqur? Hajdeni me mua se jam unë më i pakënaqur se po të ish ai kënaqur nuk vija këtu. Ne do ja lemë Xhelal Mziut e Leskos Shqipërinë? A jeni në vete? Shqipërinë Monikës? A jeni në vete. Më 25 prill keni vetëm një detyrë, merruni me Ilir Metën, tregojini që herë tjetër kur të flasë për Vlorën të numërojë deri në 12. Tregojini që Vlora është edhe më keq se ajo dera e xhamisë, se Vlora ka vendosur të ngjitet dhe kush vjen ta kapi nga këmbët thyen hundët këtu në Vlorë. Është shumë e thjeshtë, Presidenti i 26 i SHBA thoshte ‘vota është një armë, vlera e së cilës varet nga ai që e mbanë’, ndaj kujdes me shënjestrën se mos më shkoni te 9 se është me hile, se ti i thua 9, të bëhet 6, ti thua Luli, të del Monika, të del Iliri me gjithë Saliun e Lulin”, tha Rama.

 

Ora 20:15
Rama: Thojini jo fantazmave të historisë, përvëluan Vlorën me Suden e Xhaferrin! Basha është e njëjta gjë në një tjetër formë

Kryeministri Edi Rama tha se fantazmat e së shkuarës duke përfshirë Sali Berishën sollën vetëm ndasi dhe konflikte dhe nuk duhet të rikthehen më . Ai tha se edhe Basha është si ata, por i ardhur në një tjetër formë.

"Nga këtu dua t'i drejtohem të gjithë shqiptarëve se askush nuk duhet ta harrojë se ne nuk po vijmë nga pushimet dhe nga një periudhë të normale, por nga një luftë. Ne sot jemi duke u përballuar me karakterin tonë dhe sot Shqipëria e vogël aspak e pasur si shumë të tjerë është atje lartë në Champions Legaue qe vendeve që janë më përpara e vendeve për shporrjen e armikut të padukshëm  dhe më parën daljes nga tuneli i pandemisë. Duhet të lëmë pas edhe politikën e infektuar dhe kaq shumë energji të harxhuara për sherre dhe konflikte, Imagjinoni sa shumë kishim për të bërë nëse do kishim bërë më shumë për njëri tjetrin. Ata janë fantazmat e historisë shqiptare që shfaqen në momente të ndryshme. Nëse të tjetër Suden, Vehbiun, Rrapush Xhaferrin i harruan, Vlora jo vetëm i kujton, por nuk mundet t'i harrojë pasi ishte Vlora ajo që u përvëluar për t'i shporrua ata fantazma dhe sot Lulzim Basha është e njëjta gjë në një formë tjetër", tha Rama.

Ora 20:09
Rama nga Vlora: Së bashku me Edonën iu themi shkodranëve, votoni për Shkodrën jo për partitë

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje nga Vlora së bashku me kryesuesen e listës së PS në Skkodër Edona Bilali se shkodranët duhet të votojnë për vetën e tyre dhe qytetin dhe jo për partinë.

"Pas 4 vitesh Vlora do të jetë 12 herë me mirë se kjo që është sot. Kur them Vlora them Labëria, Himara, Saranda, Selenica dhe kur them Vlora , them Shqipëria. Edona më tha dua të vij në Vlorë që t'u flas shkodranëve nga Vlora për t'i bërë një thirrje të fundit se kjo është dita dhe koha që edhe shkodranët  këtë herë të mos votojnë për njërin e për tjetrin, por të votojnë për vetë dhe për Shkodrën. Nëse do të votoni për Shkodrës kjo herë pas 4 vitesh nuk do të jetë e vetmja por e para e shumë herëve më pas", tha Rama.

Ora 20:04
I premtoi ndryshimin e Vlorës 8 vite më parë, Rama me 18-vjeçaren: Para syve Të Kiarës sot një realitet i transformuar

 

Kreu i PS-së Edi Rama e ka hapur mitingun për përmbylljen e fushatës elektorale në Vlorë me një 18-vjeçare e cila voton për herë të parë, e të cilës 8 vite më parë i premtoi ndryshimin rrënjësor të Vlorës.

Ndërsa u transmetua një video e shkurtër e fushatës së Ramës në Vlorë në vitin 2013, Rama tha se e kishte mbajtur premtimin që i kishte bërë Kiarës kur ishte vetëm 10 vjeçe.

“Ajo që i thash kur ishte e vogël, sot është përpara syve të Kiarës një realitet i transformuar”, tha Rama.

Ndërsa vetë 18-vjeçarja pranoi se ajo që është bërë në Vlorë gjatë 8 viteve të qeverisjes nga PS “nuk ka vend për shumë fjalë”.

1619200602_RAAMA.jpg

Ora 19:34
FOTOLAJM/ Me Zahon përdore dhe bashkëshorten, Rama në Vlorë për mbylljen e fushatës elektorale

Me të birin Zahon përdore dhe bashkëshorten Linda, kreu i PS-së, Edi Rama është i pranishëm në Vlorë, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS. Një ditë më parë, në mitingun përmbyllës të fushatës së PS në Tiranë, Rama tha se Zaho kishte shprehur dëshirën që të ishte i pranishëm, dëshirë që duket se kryesocialisti ja ka plotësuar sot. Kujtojmë se Vlora është një nga dy qytet ku Rama kandidon për deputet, i 8 në listën e PS-së.

 

I.K/MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • durres: 23/04/2021 22:09

    BRAVO RAMA FITORE

    Përgjigju
  • Homer: 23/04/2021 21:35

    Jo me raki, aaaaaaa. Vetem kur pi me Nasipin dhe Nar Koken lejohet rakia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja