Rama thirrje vlonjatëve: Me 25 prill merruni me Metën, tregojini se kush e kap Vlorën nga këmbët, thyen hundët! Lesko pijaneci çlidhje ka me Mit’hat Frashërin

I pranishëm në Vlorë, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, kreu i PS-së, Edi Rama nuk la pa ‘shigjetuar’ as kundërshtarët e tij politikë. Ai i bëri thirrje vlonjatëve që më 25 prill të merren me Ilir Metën dhe t’i tregojnë atij që Vlora ka vendosur të ngjitet dhe ‘kush vjen ta kapi nga këmbët thyen hundët’. 

Po ashtu Rama ironizoi edhe Bujar Leskajn, kandidatin i parë për deputet në listën e PD për qarkun e Vlorës, të cilin e quajti pijanec. Për Ramën Lesko nuk ka asgjë për t’i ofruar Vlorës.

“Basha doli si një njeri europianist i kollarisur me gojën me sheqer që e ka mbushur gjithë këto javë, u desh vetëm një ngjarje për tu parë edhe njëherë që janë po ata, është po ajo fantazmë, janë po ato forca që i thërrasin pjesës më të keqe të shqiptarëve. I thërrasin hilesë, kollajllëkun lodhjes dhe pakënaqësisë. Me Lulzimin as lekë nuk ka, ka vetëm një kërkesë ‘aman më jepni votën’ dhe pastaj takimin ua lë te tramvaji i Tiranës. Po ku lidhet Mit'hat Frashëri me Leskon me kanotiere dhe barkun jashtë e rri lokaleve, atij do ja lini Vlorën, Labërinë, Sarandën? Po fëmijët, shkollat do ja lini Leskos?  Ça do ju mësojë Lesko? Vjedhjen, alkoolin, pabesinë? Të më thuash që do shkoj me Leskon... për ça do shkosh për pula, raki apo ullinj? Ça doni ju që Vlora, që po bëhet gati të hapë një portë nga qielli, një nga deti, të kthehet prap tek era e qofteve dhe qepa? E kam me të djathtët e Vlorës, jeni të pakënaqur? Hajdeni me mua se jam unë më i pakënaqur se po të ish ai kënaqur nuk vija këtu. Ne do ja lemë Xhelal Mziut e Leskos Shqipërinë? A jeni në vete? Shqipërinë Monikës? A jeni në vete. Më 25 prill keni vetëm një detyrë, merruni me Ilir Metën, tregojini që herë tjetër kur të flasë për Vlorën të numërojë deri në 12. Tregojini që Vlora është edhe më keq se ajo dera e xhamisë, se Vlora ka vendosur të ngjitet dhe kush vjen ta kapi nga këmbët thyen hundët këtu në Vlorë. Është shumë e thjeshtë, Presidenti i 26 i SHBA thoshte ‘vota është një armë, vlera e së cilës varet nga ai që e mbanë’, ndaj kujdes me shënjestrën se mos më shkoni te 9 se është me hile, se ti i thua 9, të bëhet 6, ti thua Luli, të del Monika, të del Iliri me gjithë Saliun e Lulin”, tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

‘Më 25 prill t'ia lëmë përgjithmonë historisë Saliun, Monikën dhe Ilirin’, Rama mbyll fushatën me familjen në skenë , Zaho përshëndet: Unë e dua Vlorën


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja