Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara dhe do të niset sot nga aeroporti i New Yorkut drejt Shqipërisë.
Kryeministria ka njoftuar se sapo të kthehet në Tiranë, nga salla e shtypit të Aeroportit ‘Nënë Tereza’, Rama do u drejtohet me një mesazh shqiptarëve. Ja njoftimi i plotë i shpërndarë sonte në mbrëmje nga zyrat e Kryeministrisë.
"Nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.
![]()
Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite", thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Mesazhi i kryeministrit vjen pas situatës së krijuar në vend, pas hetimeve të SPAK për drejtoreshën e shkarkuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se bashkëpunëtore e Ergys Agasit, i arrestuar më herët në kuadër të dosjes së AKSHI-t.
Rama qëndroi 6 ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Shefi i qeverisë, gjatë qëndrimit në SHBA zhvilloi edhe takime me komunitetin e shqiptarëve në shtete të ndryshme. Takimin e fundit me shqiptarët në SHBA, Rama e zhvilloi sot në New York.









Komente
Komento