Takimi Rama - Basha u mbyll
Me fitoren e shqiptarëve.
Rama, para një ore preu Nyjen Gordiane, dhe e drejtoi vendin drejt Perëndimit. Futi Reformën në Parlament.
Kjo ishte zgjidhja. Tani shqiptarët kanë aleatin e tyre të madh në ndihmë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deri tani gjithçka ka qenë një "sorollatje nëpër kallamishte" më qëllimin degradues të Berishës që negociatat për në Bashkimin Europian të bllokoheshin edhe për tre vjet të tjerë.
Rama e mbylli sot më në fund ketë qorrollepsje banale ku donte të fuste Saliu Shqipërinë. Pse?
Për dy arsye: sepse goditet korrupsioni Berisha dhe, sepse nga kjo fitonin shqiptarët.
Historia sot filloi të ecë me një orë të re: me Orën Atlantike.
Po votat në Parlament?
Berisha ù tret kur pa Vasilin e LSI-së në takim
Pse vërtet mendoni që atlantizmi amerikano- europian nuk ka në parlamentin shqiptar 94 vota? Ku, në një vend si Shqipëria me 97 përqind të popullit proamerikane? Pse, vërtet mendoni se shqiptarët në Parlamentin Shqiptar do të votojnë për Saliun kundër Amerikës? Imposibilitet absolut!
Gjithsesi, optimizmi shqiptar do marrë formë përfundimtare me fjalimin e pritshëm të zv. Presidentit amerikan Joe Binder në Kuvendin e Shqipërisë.