Rama: Më 21 janar PS s'kishte
asnjë plan dhune e provokimi

NEW YORK – Partia Socialiste nuk ka pasur asnjë plan për të ushtruar dhunë me 21 janar 2011. Pohimi ka ardhur nga vetë lideri i socialistëve, Edi Rama, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. Gazetari i Zërit të Amerikës i kujtoi zotit Rama se ambasadori Arvizu është shprehur se SHBA dhe PS nuk ndajnë të njëjtin qëndrim mbi 21 janarin dhe e pyeti atë nëse Partia Socialiste atë ditë kishte synim të provokonte forcat e rendit përmes një plani dhune. “Absolutisht jo”, u përgjigj Rama.

“Policia e Shtetit ka konkluduar se nuk ka pasur asnjë provë të vetme se pas shprehjes së dhunshme të protestës ka qëndruar një plan i PS apo PS si e tërë”, deklaroi Rama duke shtuar se “për të marrë dëshmi që mund të çonin në këtë drejtim njerëzit janë rrahur barbarisht në komisariatet e policisë”.

“Faktet flasin më mirë se çdo koment – tha Rama - 132 persona ndër protestuesit janë ndaluar, hetuar, gjykuar dhe kanë paguar pjesën e tyre të përgjegjësisë në një proçes që është deri më sot tërësisht i pabarabartë. Protestuesit e kanë pasur të gjithë pjesën e tyre të përgjegjësisë karshi ligjit, nga ku kanë dalur edhe të dënuar. Nga ana tjetër vrasësit vazhdojnë të jenë të pagjykuar e të pa ndëshkuar, as moralisht, as ligjërisht. PS mbetet e qartë: të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. [Ajo] në asnjë rast nuk i është kundërvënë hetimit.”

Në lidhje me proçesin e integrimit në Bashkimin Europian Rama tha se opozita e ka marrë përsipër të gjithë pjesën e saj të përgjegjësisë. “I takon mazhorancës të marrë përsipër pjesën e vet. Duket se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Por nuk kanë të gjithë njësoj të njëjtën përgjegjësi. Përgjëgjësia kryesore për mbajvatjen e punëve është e Qeverisë. Ne do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të mos e humbasë shansin për në BE. Kemi krijuar kushtet për një konsensus në Parlament.”

Lideri socialist refuzoi të komentonte mbi emrin e Fatos Nanos si një kandidat i mundshëm për postin e Presidentit por theksoi se Shqipërisë “i duhet një proçes dhe dakortësi mes palëve për të vënë interesat kombëtare – sepse është një test për pjekurinë e klasës politike – mbi interesat e palëve. Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”, tha Rama.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion