Rama: Me administratën
vetëm ligji jo revansh

Rama: Me administratën<br />vetëm ligji jo revansh
TIRANE- Kryeministri Edi Rama në takimin me dyer të mbyllura të ministrave të ri të Partisë Socialiste të zhvilluar dje pa praninë e anëtarëve të kabinetit qeveritar përfaqësues të LSI, ka kërkuar kujdes në zbatimin e ligjit për administratën publike. Burimet brenda selisë rozë bëjnë me dije se Rama ka kërkuar nga ministrat e rinj që gjatë përgatitjes së strukturës së re të qeverisjes, të kenë kujdes për respektimin e ligjit, duke thënë se “nuk duhet të ketë asnjë revansh ndaj administratës, por të zbatohet pikë për pikë ligji”.

Njëherësh ai mësohet të ketë thënë se partnerët ndërkombëtarë janë shumë të ndjeshëm për sjelljen ndaj administratës publike dhe për këtë është shumë e rëndësishme që në përgatitjen e strukturës së re për çdo dikaster, të mos ketë asnjë tejkalim përtej ligjit.

Burime brenda selisë rozë deklaruan se kryeministri i zgjedhur u ka kërkuar ministrave nisjen menjëherë nga puna për ndërtimin e kabineteve respektive, përfshirë bërjen kujdes në krijimin e strukturave për çdo ministri, të cilët do të kenë në përbërje vetëm profesionistë, larg përvojës së kaluar ku “gëlonin” militantët dhe emërimet kanë qënë në kundërshtim me progresin dhe orientimin drejt familjes së përbashkët evropianë. Mësohet se në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura të Ramës me ministrat e rinj, përfaqësues të Partisë Socialiste është folur dhe për bashkëpunimin që duhet të kenë minitrat e rinj me njëri tjetrin, sidomos ata të cilët do të drejtojnë dikasteret e ndara. Pikërisht këtu do të këmbëngulet që të arrihet krijimi i një stafi të qëndrushëm dhe profesionistësh, duke bërë një ndarje të drejtë mes personaliteve dhe nëpunësve të këtij dikasteri.

Nga ana tjetër është kërkuar që të arrihet përthithja e të gjithë elementëve të nevojshëm të pretendentëve për të qënë pjesë e administratës publike, të cilët kanë kërkuar të afrohen dhe të punësohen sipas profileve, pas shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit, duke iu nënshtruar të gjitha kërkesave që parashikon ligji për administratën publike. Njëherësh në këtë takim të Ramës me ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të së majtës është kërkuar që në strategjitë dhe programin për çdo dikaster të përgatitet dhe të implementohen të gjitha pikat e programit qeverisës të prezantuar para dhe gjatë fushatës elektorale, në qendër të së cilit do të jetë kujdesi për qytetarin dhe vënien e shtetit në dizpozicion  të tij.

Më shumë punë pritet të ketë Ministria e Finacave, për shkak të gropës së madhe financiare të krijuar sidomos në mandatin e dytë të qeverisjes së Berishës, ministria e Shëndetësisë për gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia, ministria e Arsimit për shkak të problemeve të mëdha në këtë sektor dhe në veçanti ekonomia shqiptare. Pritet që ditët e ardhshme të diskutohet për elementët e tjerë të qeverisjes.

QEVERIA E RE E KOALICIONIT TE MAJTE
 
Kryeministër               
Edi RAMA PS
 
Zv/Kryeministër
Niko PELESHI  PS
 
1. Ministër i Financave
Shkëlqim CANI PS
 
2. Ministër i Brendshëm
Saimir TAHIRI PS
 
3. Ministre e Mbrojtjes
Mimi KODHELI PS
 
4. Ministër i Jashtëm
Ditmir BUSHATI PS
 
5. Ministre e Integrimit Europian
Klajda GJOSHA LSI
 
6. Ministër i Drejtësisë
Nasip NAÇO LSI
 
7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Arben AHMETAJ PS
 
8. Ministër i Energjisë  dhe Industrisë
Damian GJIKNURI   PS
 
9. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
Edmond HAXHINASTO LSI
 
10. Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Eglantina GJERMENI PS
 
11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave
Edmond PANARITI LSI
 
12. Ministër i Shëndetësisë
Ilir BEQJA PS
 
13. Ministre e Arsimit dhe Sportit
Lindita NIKOLLA PS
 
14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Erion VELIAJ PS
 
15. Ministre e Kulturës
Mirela KUMBARO-FURXHIU
 
16. Ministër i Mjedisit
Lefter KOKA LSI
 
17. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ilirian CELIBASHI PS
 
18. Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike
Milena HARITO PS
 
19. Ministër për Çështjet Vendore
Bled ÇUÇI PS


Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës