Duke folur për raportin e Shqipërisë me Perëndimin, kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë nuk ka marrëdhënie me Rusinë dhe as investime të mirëfillta kineze. Me batutë, gjatë fjalës në Forumin e Cernobbios, Rama ndërpreu për pak çaste diskutimin duke thënë: “Po më merr Putini në telefon”.

“Shqipëria është vendi i vetëm në Europë sigurisht, por edhe në botë që qysh prej 1960-s nuk kemi pasur asnjë autoritet rus që ka mbërritur të na vizitojë e asnjë avion që është nisur nga Tirana për në Moskë dhe nuk na merr malli. Nuk presim me padurim që të ndodhë. Jemi i vetmi vend në Europë ku nuk ka një investim të mirëfilltë kinez dhe nuk na mungon çuditërisht.

Po merr Putini në telefon.

Unë besoj, jam një ithtar i fortë, i besoj fort Europës dhe nuk dua të tingëllojë në një farë mënyre, por kjo është thirrja e një të dashuruari. Ajo çfarë shoh si një problem të jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për unitetin, për të parë së bashku nga e ardhmja është pikërisht ajo që përmendët ju në hyrjen tuaj, prirjet mjaft nacionaliste dhe që shohin vetëm së brendshmi në shumë vende të Evropës që kohë më parë ishin në fakt fari ndriçues i asaj çfarë duhet të ishte Bashkimi Europian.

Për ne natyrisht kjo është shumë dëshpëruese sepse ne ishim ata nacionalistët, ne ishim ata të marrët e rrezikshëm të kontinentit dhe krejt befas u bëmë kaq në favor të mënyrës shumë kulturore të të parit të jetës saqë është shumë dëshpëruese të shohësh që të na zmbrapsin, sepse natyrisht ka disa që na kushtëzojnë dhe në fakt ajo çfarë është dëshpëruese është që të shohësh qeveri të moderuara demokratike që nuk janë plotësisht në krye në lëvizje, sepse në fakt politika për një Europë më të fortë e më të bashkuar kushtëzohet nga ekstremet dhe nga frika e këtyre ekstremeve apo nga nevoja për t'i përmbajtur këto ekstreme në një mënyrë ose në një tjetër, ju merreni me qeveritë e moderuara që në fakt për llogarinë tuaj merren me këto ekstreme dhe këtu vjen çështja e integrimit gradual", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama nga Italia: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE! Serbia më mirë në tryezën e Unionit, sesa t’i bëjë funeral shtetëror ‘kasapit’ Mlladiç (VIDEO)