Rama me biznesin italian: Ejani
investoni më shumë në Shqipëri!

Rama me biznesin italian: Ejani<br />investoni më shumë në Shqipëri!
TIRANE- Rritja e investimeve të huaja në vendin tonë, mbetet një nga prioritetet e qeverisë shqiptare. Kryeministri Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit italian në vendin tonë, ku nuk mungoi edhe ambasadori italian në vendin tonë, Massimo Gaiani. Në takimin me temë “Mbështjetje investimeve italiane në Shqipëri”, zhvilluar në hotel Sheraton,  theksi është vendosur tek krijimi i një klime të favorshme për biznesin italian dhe shtimi i investimeve italiane në Shqipëri, pasi ato janë më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

"Ata që duan të investojnë në Shqipëri ndihen si në shtëpinë e tyre jo vetëm prej gjuhës. Ka qenë mjaft e dobishme mbështetja e ambasadorit për këtë nismë të re, për dhënien jetë të një angazhimi shuëm të fortë politik jo vetëm për të lehtësuar situatën jo tepër të thjeshtë të gjithë juve që jetoni në Shqipëri, por për të hapur porta të reja për gjithë investitorët italianë që do donin të investonin në Shqipëri, por që për momentin qëndrojnë atje, nuk marrin udhën për të ardhur këtu", nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama.
 
"Kemi krijuar një grup parlamentarësh, që kanë detyrimin, përgjegjësinë, kanë dëshirën për të marrë pjesë personalisht në këtë nismë, duke shkuar në Itali, duke folur për Shqipërinë, duke paraqitur mundësi investimi, duke dëgjuar sipërmarrësit italianë, që kanë sigurisht shumë pyetje për të bërë, duke shënuar si pyetjet, dyshimet, që burojnë nga skepticizmat e kuptueshme. Nuk është një grup personash të zgjedhur rastësisht, por të si katolikë para priftit mund të tregoni histori që lidhen me vështirësitë, me burokaracinë shqiptare, gjykatat, me të gjitha strukturat që janë aty për të mbështetur dhe ndihmuar, por jo rrallë bëhen pengesa shpesh të pakapërcyeshme që shkurajojnë gjithë ëndrrat e mundura dhe të pamundura", vijoi Rama.

Rama theksoi se në Shqipëri janë të mirëpritura edhe industritë e mëdha, por fokusi i qeverisë është përqendruar në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, për faktin se këto investime janë më të shpejta, më të thjeshta e më të realizueshme, për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Në këtë vend ne kemi nevojë të madhe për vende të reja pune, të cilat nuk mund të krijohen nga shtetit, por nga sipërmarrja, nga hapja drejt botës së biznesit me nxitje të reja. Duam të eksplorojmë potencialet e sektorit të manifakturës, edhe duam të përfitojmë nga ajo gjendje jo fort e mirë që ky sektor po përjeton në Itali. Ne mund të ofrojmë kushte të favorshme dhe mund të krijojmë avantazhe për daljen e ndërmarrjeve italiane jashtë Italisë. Duam të shohim ç’mund të bëjmë edhe në fushën e bujqësisë”

Kryeministri ka theksuar se qëllimi ynë është të përshpejtojmë zgjidhjen e problemeve të akumuluara, të përcaktojmë propozime të reja, për të krijuar kushte të favorshme dhe të shtojmë volumin e investimeve italiane në Shqipëri. "Nuk jemi xhelozë për ata që janë më mirë se ne, por jemi që në disa vende të afërta me ne kanë më shumë investime italiane, dhene jemi të fundit, duke qenë më afër Italisë. Shqipëria është porta ku hyhet ku shkohet më tej. Ne duam ta hapim portën plotësisht. Ta bëjmë Shqipërinë vend të parë".

Ai ka premtuar se me vullnetin e mirë dhe ide të qarta, propozime të qarta jo gjithçka, por shumë prej problemeve mund të kapërcehen. Problemet nisin që kur troket në dogana e më pas kur të vijnë në derë nëpunës të taksave, tatimeve që pyesin për gjithçka. Unë jam optimist në mënyrë të arsyeshme që ne mund t’ia dalim, që të krijojmë kushte më normale, që të kemi një vend ku mund të investohet jo pa probleme, por sigurisht pa tepër probleme', tha Rama.

Një nga sipërmarrësit italianë në Fier i tha Ramës se "ju flisni për problemet e organizimit, ne vërtet kemi pasur probleme mbijetese në Itali; na kanë konsideruar njerëz që duheshin luftuar. Në Shqipëri unë fitova dinjitetin e të qenit sipërmarrës. Problemet në Itali më të mëdha se problemet e çorganizimit në Shqipëri. Ne jemi Dante Aligheri që kemi ikur nga Firence. Si të mos bësh gabime, duke bërë të kundërtën e asaj që kam bërë në Itali këto vite?!". "Unë mund të them lumsi ju!", u përgjigj Rama. 

Stefano Falcone, me parqe eolike në Shqipëri në bashkëpunim me 32 investitorë italianë, jeton në Tiranë prej 3 vjetësh. Ai kërkoi zbatim të ligjit për energjinë, mbi shitjen e energjisë dhe tarifat që lidhen me to.
 
Silvana Ismaili, e cila përfaqëson 24 kompani italiane në Shqipëri, u shpreh se "sipërmarrësit italianë të energjisë nuk paguhen nga KESH. Të dyja qeveritë të gjejnë një zgjidhje, se bankat kërkojnë t’i paguajmë, se të gjithë punojnë me kredi". "Si ka mundësi që nuk zbatohet dogana e thjeshtëzuar si tarifë doganore, si praktika doganore", do të ngrinte shqetësim dikush tjetër.
 
Ndërsa Rama u përgjigj: "Ka probleme të akumuluara. Ne jemi në borxh kundrejt ndërmarrjeve edhe borxhe në sektorin energjitik dhe në formën e mosrimbursimit të TVSH. Një qeveri nuk u kërkon dot ndërmarrjeve, familjeve, nëse nuk është në gjendje të respektojë detyrimet e saj. Për këtë përparësia jonë e parë është të kthejmë atë që s’është jona, paratë për veprat publike të papaguara, për prodhimin energjitik të marrë e papaguar, për shërbime si spitalet, shkollat të papaguara".
 
Për thjeshtëzimin e doganave, Rama theksoi se "kemi vënë në lëvizje një bashkëpunim të ngushtë me doganën italiane, që të lidhim dy sistemet, që në momentin që del trajleri dhe hyn në sistemin tonë dhe s’ka nevojë të kontrollohet se në det duhet të jeni tepër të sofistikuar të ndërroni peshat. Por dhe në det do bëjmë më shumë kontrolle falë qeverisë italiane dhe BE. Kjo është diçka që do ndodhë në muajt e ardhshëm. Moskrijimi i një distrikti apo zonave industriale na ka penalizuar. Pa humur kohë do jemi gati me propozimet tonadhe është i mirëpritur kush do t’i mirëpresë".

Ndërsa administratori i Marinës Orikum, Giorgio Alfo u shpreh se "edhe marinat mund të punësojnë njerëz, por duhet kuadër i mirë ligjor". Ai është ankuar se për fat të keq për shkak të ligjeve, që të gjithë i dimë, si moratoriumi i skafeve, na ka hequr mundësi në fushën që operojmë. Për shkak të këtij ligji dhe një mungese të një rregulloreje të llojit të aktivitetit që unë kryej, kjo s'është as në dobi të shtetit shqiptar, por as të investimeve europiane që do kishim shumë kënaqësi të vinin në Shqipëri".

"Është sfidë e rëndësishme për ne të integrojmë detin tonë në detin Mesdhe. Tek ne nuk ka det në kuptimin e ekonomisë së detit. Të gjitha marrëveshjet e shmangin detin si të ishte beton. Deti është një sfidë qoftë turistike, qoftë ekonomike", tha Rama.

Rama bëri të ditur se Genc Boga do të merret me sipërmarrësit e huaj në Shqipëri, pasi e njeh mirë gjuhën e problemeve të tyre. Sipas Ramës, ministri i Mjedisit do shpallë një projekt shumë tërheqës, që do i japë shtytje gjithë atyre që kanë investuar në industrinë e riciklimit të mbetjeve dhe rëndësi ka këtu për dialog për gjëra që ju i kuptoni më mirë, se merreni me këtë profesion prej vitesh. Ka probleme te mbledhja e mbetjeve, diferencimi, që përfaqëson tjetër nivel.

Përfaqësuesi i  firmës 'Vlora confezioni', prej 23 vjetësh i pranishëm në Vlorë me një fabrikë konfeksionesh, i ka kërkuar kryeministrit Rama të ketë leje qëndrimi. Një ndërmarrje që punon prej 23 vjetësh dhe është e drejtë ta ketë këtë. Rama ka bërë humor, duke theksuar se "po të të japim leje, vijnë gjithë italianët klandestinë në Shqipëri".
 
"Sipërmarrësi italian të vihet në të njëtin vend si artistët, sportistët, janë krijues të mirëqenies, të vendeve të punës. Por këtu fshihen, se po të dalësh në dritë paraqet rrezik. Duhet t’u mësojmë të rinjve, që sipërmarrës është akt kurajoje, përgjegjësie. Nuk është t’i bësh keq askujt. Sipërmarrësit kanë frikë të bëjnë publicitet,se vijnë tatim-taksat etj", tha Rama.

Redaksia Online
(mag/e.s./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit