Rama me emigrantët: Qeveria ka
tradhëtuar interesat kombëtare

Rama me emigrantët: Qeveria ka <br />tradhëtuar interesat kombëtare
“PS do të bëjë transparencë të plotë dhe do të kthejë pas të gjitha aferat korruptive mbi pasuritë e vendit, pasi kjo qeveri ka tradhëtuar interesat kombëtare për interesat e klientëve të pushtetit”-Kështu deklaroi lideri i PS, Edi Rama në një takim me emigrantët shqiptarë në Selanik të Greqisë, ndërsa theksoi se qeevria ka tradhtuar çdo shqiptar dhe se i duhet dhënë fund me votë kësaj qeverie.
“Realisht besoj që kjo qeveri dhe kryeministri i saj kanë tradhtuar popullin, kanë tradhtuar interesat kombëtare, kanë tradhtuar interesin publik, kanë tradhtuar gjeneratën e re, kanë tradhtuar të moshuarit, kanë tradhtuar ish të përndjekurit, kanë tradhtuar pronarët, kanë tradhtuar sipërmarrjen, kanë tradhtuar të rejat dhe të rinjtë që shkojnë në universitete dhe në vend të diplomave marrin letra pa vlerë, kanë tradhtuar çdo shqiptar e shqiptare që meriton të jetojë në një Shqipëri të denjë brenda Bashkimit Europian dhe që fatkeqësisht jeton në një Shqipëri të kapur për fyti për shkak të interesave të një grushti njerëzish që janë oborrtarë dhe klientë drejtpërdrejtë të kryeministrit.

Ky është realiteti dramatik i vendit tonë dhe për ta ndryshuar këtë realitet duhet pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje e çdo shqiptari e shqiptareje në procesin politik që me votë ne ta largojmë këtë flamë dhe t’i hapim rrugë një Rilindjeje Shqiptare.”-theksoi në këtë takim Rama.

Kryetari i PS u angazhua për emigrantët se kjo do jetë hera e fundit që ata do të vijnë për të votuar, pasi kur PS të jetë në qeverisje do të bëjë të mundur që emigrantët shqiptarë të votojnë aty ku ata jetojnë dhe punojnë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza