I pyetur nga Report Tv nëse është i gatshëm për të rregulluar marrëdhëniet Presidentin Ilir Meta pas luftës institucionale të muajve të fundit, kryeministri Rama u përgjigj duke thënë se është gati ta ndihmojë kreun e shtetit nëse ia kërkon.
"Jo nuk e kam në plan, por jam gati ta ndihmoj Presidentin nëse ma kërkon, pasi jam shumë i keqardhur për Presidentin dhe gjendjen e institucionit. Do të vijoj që të kursehem sepse realisht situata e presidentit është e rëndë dhe nuk dua ti shkoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit" tha ai.
Një koment kishte edhe për letrën që Meta i dërgoi për 'tërmetin apokaliptik'. "Tërmetin e ka shumë të thjeshtë, të nxjerrë një dekret dhe e shtynë" tha Rama me ironi. Por a është takuar kreu i qeverisë me kreun e shtetit në javët e fundit pas zgjedhjeve? "Jo faleminderit" e mbylli Rama.
Lajmi kryesor:
Rama me gazetarët: S'kam kohë të pres Bashën, Teatri i ri do bëhet, gati njësia speciale për të 'fortët' e rrugëve (VIDEO)
