Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se fokusi i bisedës që pati me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz ka qenë sigurimi i vaksinës anti-COVID për vendet e rajonit tonë.
"Me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, për luftën kundër Covid19, mbështetjen e BE për sigurimin e vaksinës për vendet e rajonit tonë, si edhe ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë", shkruan Rama.