Rama me kryebashkiakët: Taksa e pasurisë është më e shpërfillura! Nuk e justifikojmë papërgjegjshmërinë me detyrën

 

Kryeministri Edi Rama u tha kryebashkiakëve se taksa e pasurisë është më e shpërfillura.

“Po kërkojmë disiplinë dhe e fundit që kam është kjo. Nuk është e mundur të justifikohet një sjellje papërgjegjshmëri me detyrën dhe me detyrimet që ka bashkia, duke i mbyllur sytë dhe mos mbledhur detyrimet që kanë njerëzit si konsumatorë të çdo shërbimi. Taksa e pasurisë është më e rëndësishme për bashkitë në të gjithë globin. Taksa e pasurisë në këtë cep të globit ku jemi është më e shpërfillur dhe pastaj natyrisht që nuk ka fonde për gjitha gjërat që ju doni se s’ka si të ketë se nga diku ato fonde dalin. Nuk mund të taksohet njësoj pasuria  enjë familjeje që jeton me të ardhura mestarë me shtëpinë  e dytë e tretë të një familjeje tjetër, Jo vetëm kaq po këto edhe nuk mblidhen pastaj. Disiplinë financiare, burme të reja të ardhurash dhe përgjegjshmëri më e lartë në raport me qytetarët sa i përket shërbimeve. Digjitalizim modernizim deri në fund të të gjithë sistemit të shërbimeve”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Bashkitë situatë kritike financiare, Vora dhe Kavaja në prag falimentimi! Rama: Nuk tolerojmë më, ju marrim nën administrim nëse shkojnë në kolaps


SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi