TIRANË- Asnjë bashki në vend nuk ka krijuar një burim të ardhurash të pavarur dhe që lidhet me tregun. Kjo ka sjellë një situatë dramatike financiare në një pjesë të 61 organeve të qeverisjes vendore, teksa më keq nga të gjitha Vora dhe Kavaja janë drejt falimentimit. Panorama e rëndë ekonomike u shpalos sot nga Kryeministri Rama, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një takimi me 61 kryebashkiakët. Raport i përgatitur nga Ministria e Financave konkludon se 35 bashki janë pa probleme serioze, 14 bashki me probleme, 10 bashki në vështirësi, 2 me probleme serioze.
Rama ua bëri të qartë kryebashkiakëve se kush nuk ndryshon situatën nuk do të tolerohet. Ai madje i paralajmëroi se Qeveria do t’ua marrë në administrim Bashkinë që nuk arrin të ketë stabilitet financiar. Tre ishin detyrat që Kryeministri i vuri 61 krerëve të bashkive në vend: Disiplinë financiare, burime të reja të ardhura dhe përgjegjshmëri më e lartë për shërbimet, teksa ngriti edhe problemin me prapambetjen e digjitalizimit ndërkohë që Qeveria qendrore është avanguardë në këtë drejtim.
Fjalën në hyrje të aktivitetit e mori ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili foli për reformën e decentralizimit dhe performancës së qeverisjes vendore, duke hedhur akuza mbi disa bashki, që sipas tij, kanë thelluar borxhin. Sipas ministrit të Brendshëm, disa bashki e kanë zeruar borxhin, ndërsa disa të tjera e kanë thelluar dhe janë në prag të falimentimit.
“Për fat të keq disa bashki po e thellojnë borxhin. Kemi edhe modelin e bashkive që në pak vite e kanë zeruar borxhin, por kemi edhe bashki që e kanë thelluar borxhin dhe janë në prag të falimentimit. Këtu nuk ka justifikim se nuk kemi fuqi për të shlyer borxhin, përderisa kemi bashki që e kanë cuar atë në zero, por duhet përgjegjshmëri. Qëllimi në final i kësaj reforme mbeten shërbimet ndaj qytetarëve. Kemi bërë përparim në këto vite, ka arritur që qeverisja vendore të konsolidojë shërbimet, ka modele ku shërbehet shumë mirë ndaj qytetarëve, por mbetet ende shumë punë”, tha ministri Çuçi.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj sqaroi se bashkitë me probleme financiare kanë kohë deri më datë 15 korrik për të dorëzuar në ministri një plan të detajuar për përmirësimin e financave. Ky plan do miratohet nga ministria, nga këshilli bashkiak dhe do kushtëzohet në buxhet.
Kryeministri Edi Rama u tha kryebashkiakëve se taksa e pasurisë është më e shpërfillura.
“Po kërkojmë disiplinë dhe e fundit që kam është kjo. Nuk është e mundur të justifikohet një sjellje papërgjegjshmëri me detyrën dhe me detyrimet që ka bashkia, duke i mbyllur sytë dhe mos mbledhur detyrimet që kanë njerëzit si konsumatorë të çdo shërbimi. Taksa e pasurisë është më e rëndësishme për bashkitë në të gjithë globin. Taksa e pasurisë në këtë cep të globit ku jemi është më e shpërfillur dhe pastaj natyrisht që nuk ka fonde për gjitha gjërat që ju doni se s’ka si të ketë se nga diku ato fonde dalin. Nuk mund të taksohet njësoj pasuria enjë familjeje që jeton me të ardhura mestarë me shtëpinë e dytë e tretë të një familjeje tjetër, Jo vetëm kaq po këto edhe nuk mblidhen pastaj. Disiplinë financiare, burme të reja të ardhurash dhe përgjegjshmëri më e lartë në raport me qytetarët sa i përket shërbimeve. Digjitalizim modernizim deri në fund të të gjithë sistemit të shërbimeve”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u tha kryebashkiakëve se problemet me ujin janë kthyer në gangrenë.
“Për të ardhur te një tjetër gangrenë uji. Pse duhet të vazhdojmë të ballafaqohemi si qeveri me mangësira deri serioze për ujin në kushtet kur bashkitë në një pjesë të konsiderueshme të tyren nuk bëjnë detyrën por bashkëjetojnë me thellimin borxheve me abuzimin me këtë bashki. Kjo pasuri nuk shkon aty ku duhet ët shkojë dhe nuk prodhon asgjë tjetër përveçse borxhe”, tha Rama.
Kryeministri Rama paralajmëroi se do t’i marrë nën administrim bashkitë që nuk ndryshojnë situatën e rëndë financiare në të cilën ndodhen.
“Një gjë që ministrja nuk e tha, mbase donte të ma linte mua. Mua mi lënë lajmet e kqëiaj. Ne do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve në raport me disiplinën financiare. Do t’ua marrim bashkinë në administrim. Sicc ndodh në të gjithë botën. Ne nuk po kërkojmë diçka që nuk bëhet, që kërkon dhimbje të papërballueshme. Po kërkojmë disiplinë. Bashkitë duhet të organizojnë aktivitetin e tyre ekonomik dhe financiar fitimprurës. Është absolutisht i mundur, kërkon vetëm vullnet dhe vizion”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakët për shërbimet online. Rama tha se ka ardhur koha që këto shërbime duhet të kthehen online.
“Pastrimi, transporti që janë shërbime jo të lehta për tu organizuar. Në të gjitha këto kemi mundësi të shikojmë që nuk po flasim për gjëra që janë të pabëshme që askush nuk i ka bërë. Përkundrazi pse duhet të jetë qeveri kampin në digjitalizim, pse të mos jenë bashkitë. Në të gjithë botën ndodh e kundërta, sektori privat, pushteti vendor dhe pastaj qeveria qendrore. Këtu qeveria qendrore i ka bërë revolucion me shërbimet. Ka kuptim që shërbimet bashkiake të jepen me letra dhe të mos jenë online. Të jenë të prapambetur ndërkohë që jeni ju të parët që duhet ët jeni personat më interesuar. Pse duhet që qeveria ta ketë nivelin e përgjigjeve ndaj ankesave të qytetarët mbi 90% qeveria, bashkitë ta kenë nën 30% mesataren”, tha Rama.
Kryeministri Rama i ka kritikuar të gjithë krerët e bashkisë për faktin se nuk kanë aktivitet për të rigjeneruar para.
“Ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë. Kjo është e domosdoshme sepse nuk mundet dot që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur edhe për vitet që kemi përpara. Rritja e performancës së bashkive është një prioritet për ne, të gjithë së bashku. Bashkitë të mendojnë për të shtuar burimet e tyre financiare me të ardhura që burojnë nga tregu. Është e dhëna më dramatike në këto 30 vite që volume I aktiviteteve që lidh bashkitë me krijimin e të ardhurave jo buxhetore është minimal, afër zeros. Është e pamundur që ne ende sot në nivel bashkiak, që nga Tirana, të mos kemi asnjë aktivitet ekonomik të pavarur që prodhon të ardhura. Duke filluar nga ndërtimi. Bashkitë i kanë të gjithë mundësitë që të ndërtojnë dhe të fitojnë para për buxhetin e tyre. Më thoni një kompani bashkiake që ndërton në funksion të strehimit në Shqipëri? Asnjë, nuk ka! Nuk mundet të jetë qeveria përgjigja për çdo kërkesë dhe nevojë”, tha Rama.
Ministrja e Financave ka bërë bilancin e bashkive me probleme finnaciare. Ajo tha se 10 prej tyre paraqiten me probleme, 14 në vështirësi, ndërsa 2 janë me probleme serioze. Ibrahimaj tha se bashkitë me probleme financiare deri më datë 15 korrik kanë kohë për të dorëzuar në ministri një plan të detajuar për përmirësimin e financave
"Transferta e pakushtëzuar ka pasur rritje me 40% këtë vit. Performanca fiskale, nëse do ishim detyrime prapambetura në 2015 ishte 12.1 mld lekë, tanë është 6.5 mln lekë.
Në raport i ndajëmë bashkitë në 5 kategori, pa probleme financiare, me probleme financiare, në vështirësi financiare, probleme serioze dhe bashkitë me paaftësi paguese. Asnjë bashki nuk ndodhet në stadin e fundit. Ky raport lind dhe nxjerr detyrime qoftë për bashkitë dhe ministrinë e ekonomisë. Secili prej jush duhet që brenda datës 15 korrik një plan të detajuar për masat që do marrë bashkia në kuadër të dalës së vështirësisë financiare. Për seriozet ky plan do miratohet nga ministria dhe do miratohet nga këshilli bashkiak dhe do kushtëzohet në buxhet.
Këlcyrë, Vlorë, Poliçan, Korçë, Tepelenë Kurbin, me 10% performancën e tyre financiare, duke dalë në situatë pa probleme financiare. Vlora dhe Poliçan ,mbeten ne zonën me probleme financiare ndonëse kanë përmirësim. Durrës, Pogradec, Himarë kanë pasur përmirësim me 5-10%. Cërrik në 2020 ka pasur % e detyrimeve të prapambetura 17.52% në 2021 e ka mbi 40%. Belsh 30% në 61%. Malësi e Madhe në 2020 pa probleme ka kaluar në 51.83% te detyrimeve të prapambetura.
Ka bashki ekselente në menaxhimine financave publike Gjirokastër, Patos, Këlcyrë, Shkodër dhe Korçë që kanë nën 1% të detyrimeve të prapambetura. Elbasan dhe Tiranë, ndonëse janë shumë të mëdha e kanë stokun e detyrimeve të prapambetura nën 5%.", tha Ibrahimaj.
35 bashki pa probleme
14 bashki me probleme
10 bashki në vështirësi
2 me probleme serioze
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në takimin me kryebashkiakët deklaroi se ka realitete të ndryshme nga bashkia në bashki sa i takon menaxhimit. Ai theksoi se ka modele bashkish që kanë arritur ta zerojnë borxhin e trashëguar nga pala tjetër por disa të tjera janë në prag të falimentimit.
Ai kërkoi nga këto të fundit më shumë përgjegjshmëri pasi tha se nuk është mision i pamundur duke pasur parasysh shembullin e atyre që kanë performancë më të mirë.
“Kemi krijuar modele të suksesshme të funksionimit të bashkive. Sot bashkitë mbledhin më shumë të ardhura nga taksat vendore dhe kanë më shumë transferta nga qeveria dhe rritje të transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit.
Transferta është rritur në mënyrë progresive pas miratimit të ligjit të financave vendore. Në vitin 2021 transferta ka shkuar 18 miliardë lekë.
Është rritur me 124% shuma që kanë grumbulluar bashkitë nga të ardhurat e veta krahasuar me vitin 2015.Por decentralizimi është një proces me dy kahe. Kërkohet ndërgjegjësim dhe përgjegjëshmëri në rritje. Këtu realitetet janë krejtësisht të ndryshme.
Sot kam kënaqësinë të shpreh vullnetin e qeverisë për të vazhduar reformën e decentralizimit. Por ky nuk është qëllim por mënyrë partneriteti që ka për qëllim final shërbime më të mira ndaj qytetarëve.
Kemi realitete të ndryshme nga bashkia në bashki.
Mund të marr rastin e borxheve që kanë trashëguar dhe për fat të keq disa bashki vazhdojnë dhe e thellojnë. Kemi modele bashkish që kanë arritur ta zerojnë borxhin dhe kemi bashki që janë në prag të falimentimit”, u shpreh ministri.
-
reforma territoriale duhet te ule numrin e bashkive
Përgjigju -
Nese kryetaret e bashkive jan te pazot e mer qeveri persiper administrimin e bashkive. Pranej me ka pelqy Rama se ja thot gjerat ne sy te gjithve edhe pse jan te partis se vet
Përgjigju -
Shum mir i ka then Rama nese nuk jane te zotet te administrojne vete bashkite le ti administroje qeveria. Na duhen pune konkrete jo llafe boshe
Përgjigju -
Per shkak dhe te abuzimit nga shume bashki eshte krijuar kjo situat finaciare por nese kjo gje nuk rregullojet do te ishte me mire te meret ne administrim mga qeveria
Përgjigju -
Kam besim qe do e zgjidhni dhe kete problem sic i keni zgjedhur te gjitha
Përgjigju -
Po beni nje pune shume traparente dhe po mundeheni me cdo kusht qe askus mos te abuzoj dhe korrupsioni tejet sa me i vogel ne vendin tone
Përgjigju -
Asnje tolerance per keto qe abuzojne dhe perfitojne nga kjo situate
Përgjigju -
Nuk duhet toleruar me. Bashkite kane te gjitha mjetet e nevojshme per ti siguruar qytetarve sherbim sa me te mire sidomos tani qe pjesa me e madhe jane online
Përgjigju -
Nese bashikt jan te pa afta te nxjerin veten e tyre nga kjo situat ateher besoj se do te jet e nevojshme qe te meren ne administrim nga qeveria
Përgjigju -
Bashkit duhet te punojn me shume dhe te rrisin performacen e tyre qe te falin sa me shpejt nga kjo situat ne te cilen ndodhen
Përgjigju -
Sherbimet online jane me vertet nje lehtesim i madh per qytetaret se kishim ngel neper zyra lart e posht tre dit per te mar nji certefikat
Përgjigju -
Po beni nje pune shume transparente dhe une si qytetar i thjeshte u pergezoj per kete gje dhe u ruro suskese ne cdo prjekt qe ndermerni.
Përgjigju -
perfekt ne dixhitalizim duhet te jene dhe bashkite dhe qeveria.Te gjithe duhet te perfshihen ne kete permiresim teknelogjik qe po na vendoset ne perdorim
Përgjigju -
Mos u merzit Rama se ne 2023 as 20 bashki nuk merr PS !
Përgjigju-
Thua ti, po ca thonë sufllaqet këtu, perla te vërteta. Ka 8 vjet që i ka te gjitha bashkitë por këta i thonë bravo qe po punon pas 8 vitesh. Me lot
-
-
Rama nuk ka ne dore cdo pergegesi per qytetaret.Bashkite duhet te vendosen me shume ne krye te punes dhe te punone seriozisht.
Përgjigju -
nuk duhet te tolerohet asnje shperdorim detyre dhe rama ben mire qe e ka hapur si teme dhe po mundohet te gjeje nje zgjidhje per kete problem.
Përgjigju -
u kurre nuk i keni lene qtytetaret ne hije por jeni munduar ti jepni vemenjen e duhur dhe te gjeni zgjidhje per problemet e tyre.
Përgjigju -
kemi besim qe ju do te zgidhni cdo problematike qe kemi ne vend sepse jeni shume te pergatitur per kete pune.
Përgjigju -
po beni pune shume te mira ne shqiperi z. rama
Përgjigju -
shpresoj te merren masa per kryebashkiaket
Përgjigju -
nje falenderim special qe i informoni shpesh qytetaret shqiptare
Përgjigju -
digjitalizimi nje nisme shume e mire antikorrupsion
Përgjigju -
Mos tu dhimbsen fare z Rama Po nuk e ben punen te hiqen nga posti
Përgjigju -
Keni mar vendimin e duhur z Rama ti hiqni nga puna keto te paaftet
Përgjigju -
Po sa shume kane abuzuar sa njerez te kqinjt duke perfitu nga situata
Përgjigju -
cdo sherbim duhet te jete online shpeton shum koh
Përgjigju -
Bashkite ka kohe qe kane abuzuar dhe kane perfituar nga kjo situate.
Përgjigju -
Toleranca 0 per ato qe nuk punojne
Përgjigju -
Beni mir qe ti hiqni nga posti keto se lan nam rrin ne pun e nuk e bejn
Përgjigju -
Mir i ka then ju ka plotesu gjithe instrumentet e nevojshme qeveria. Bashkite duhet te marin plane konkrete e te punojne qe te plotesuar nevojat e qytetarve
Përgjigju -
nuk duhet te tolerojne shume.
Përgjigju -
Normal qe ti merrni nen kontrroll bashkite se kur nuk jane te afte vet me mir ta merrni ju situaten nen kontrroll
Përgjigju -
Tu vi zor ketyre qe kan nje post kaq te mire dhe nuk e vlersojn at e hedhin dem punen e tyre
Përgjigju -
bravo per iniciativen e marre te z. km
Përgjigju -
Ju pergezoj qe i informoni qytetaret per cdo gje dhe qe po e merrni situaten nen kontrroll
Përgjigju -
Ka ardh koha qe bashkite te vetadministrohen e te gjenerojne vete te ardhura per ti vene ne zbatim sipas nevojave te qytetareve
Përgjigju -
E kane lene punen shume pas dore por tani nuk ka me pasi zoti Rama po ben gjene e duhur duke i denuar te gjithe ato qe nuk bejne punen sic duhet
Përgjigju -
Une sugjeroj o shoku Rama qe keto bashkite e dopta tua jepni investitoreve strategjike per 999 vjet! PS Kavajen jepja Hasanbellinjve te Durrsit, e ta shofesh sa lule behet! Ndersa Vloren-e di bete ti qerrata.
Përgjigju -
Sa mir qe jeni kaq i perkushtuar per popullin. Beni mir ti hiqni nga puna keta te pazotet qe nuk bejn punen
Përgjigju -
Ju pergezoj pafund per punen e perkushtuar qe beni. Me vjen shum mir qe ju jeni duke u mar dhe me punen qe nuk bejne. Ti vi zor qe kan nje post e nuk bejn punen
Përgjigju -
Mos te ket me toleranca lidhur me kte ceshtje sepse me te vertet e kan len punen pas dore
Përgjigju -
Po ndermermi vendimet e duhura, mereni situaten ne kontroll te zgjohen nga gjumi dhe ata
Përgjigju -
Ju pergezojm per perkushtimin qe beni ne postin qe keni
Përgjigju -
Me ne fund te zgjohen dhe bashkitw dhe te vihen ne levizje sepse duhet shlyhejne detyrimet e tyre
Përgjigju -
Urime per te gjitha punet qe keni ber per kete popull i falni siguri e mbeshtetje
Përgjigju -
Po si nuk u lodhe o sufllaqexhi 21 komente,gjej nje stil tjeter se ben muuuu si lopa
Përgjigju -
Si bashkia dhe qeveria duhet te hecin sinkrone per probgraet dhe refomat e tyre
Përgjigju -
Sa me shpejt digjitalizimi ne bashki qe te shmanget burogracia qe cdo qytat has rendom
Përgjigju -
Me vjen keq qe disa kan arritur ne kete situat shpresoj te rregullohet sa me pare
Përgjigju -
Kritikat e kyeministrit sduhet te meren si qortim por si paralejmerim per te gjith ato kryebashkiak qe tenton te abuzoj
Përgjigju -
Mereni situaten ne kontrroll zoti rama para se ti falimentojne . O ti vohen punes o ti lirojne vendet
Përgjigju -
Toleranca 0 per cdo kryebashiak qe tenton te abuzoj me fondet e bashkis pavaresisht se nongrata e zbrazi arken e shtetit
Përgjigju -
Nuk meritojne te rrin ne kete post keta njerez qe nuk e bejn punen
Përgjigju -
Kjo situate nuk duhet falur me vjen keq ama nuk duhet ta shperdorojne detyren
Përgjigju -
Mos toleroni askend zoti Rama. Transparenca me te gjithe qytetaret eshte nje gje per tu vleresuar.
Përgjigju -
Shum mir e keni te mos tolerohen me ti hapet vendi puntorve
Përgjigju -
Te hiqen nga posti keta qe jan te pa afte ti hapin vendin atyre qe kan mendje te punojne
Përgjigju -
Normal qe nuk tolerohet kjo situate. Edhe kane poste te mira edhe abuzojne sepse mendojne qe do perfitojne nga kjo situate. Turp
Përgjigju -
Ka plot te aft keshtuqe mir bejn ti heqin keto qe abuzojne
Përgjigju -
Nuk duhet te ket me tolerime se shumica nuk din te ndalen kur abuzojne. Te ikin nga posti nese nuk e bejn dot detyren
Përgjigju -
Te drejt keni nuk kan pse te abuzojn me postet qe i jan caktuar
Përgjigju -
Keni te drejte askush nuk duhet te abuzoj me punen qe i eshte caktuar
Përgjigju -
Kene bere gjene e duhur duke e marre situaten nen kontroll zoti Rama
Përgjigju -
Eshte e patolerueshme qe mos te behet puna sic duhet. Askush nuk duhet te abuzoje me punen e tyre. Me vjen mire qe jeni transparent me qytetaret dhe po e merrni situaten nen kontroll
Përgjigju -
Bashkite kane filluar te ken rritjen e tyre por perseri jane ne veshtirsi finaciare mendoj se nese nuk ja dalin te shlyejn detyrimet do te jet me mire te meren nen kontrroll nga administrata
Përgjigju -
Nje situate e parolerueshme kjo bravo qe po merr situaten ne kontroll zoti rama
Përgjigju -
Abuzimi eshte nje turp bravo qe po merrni ne kontroll kte situate qe mos kemi me te tilla raste
Përgjigju -
Tolerimi 0 ne situata te tilla ku perfitohwt nga posti
Përgjigju -
Situate e patolerueshme kjo tolerimi 0 te perfitosh nga posti bravo zoti rama qe slejon te tilla gjera
Përgjigju -
Gjeja e duhur kjo qe po beni qe askush mos te abuzoj ne post
Përgjigju -
Abuzimi ndaj detyres eshte nje gje e patolerueshme bravo zoti rama qe po merrni situaten ne kontroll
Përgjigju -
Perse nuk i thon emrat e bashkive,pa e me probleme financiare,un du te di per kryetarin tim te bashkisë si punon,apo ndikon e vërteta tek votat vitin tjetër,!Lagja gurra ne Lezhe i ka ba nje kërkese,kryetarit te bashkisë,Pjerin Ndreut qee gjate sezonit veror te veje nje autobus ose fugon per moshat e vjetra e te sëmuret,vetëm dy rruge mëngjes e dreke qe ti marri e ti ktheje tek lagja gurra.Nje kryetare bashkisë si Pjerini qe esht shum punëtor dhe cilësohet si kryetari me i mire deri tashti,per nje qe shum te vogël ben te pakënaqur nje a me shum lagje,me duket e cuditshme,ne 2021 nuk e beri ishalla po e ben ne 2022 qe ne fukarenjtë te beje nje cik plazh.
Përgjigju











Komente
Komento