Rama me shoqatat e transportit: Gati plani i kursimit, opsione e hëna dita pa makina dhe puna nga shtëpia! 500 mln lekë për të mos rritur çmimin e biletës

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me përfaqësues të shoqatave të transportit, të cilëve qeveria u ka akorduar 500 mln lekë për të mos rritur biletën për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Kjo ndihmë tha Rama do të shërbejë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas, që qytetarët përdorues të këtij transporti të mos të preken financiarisht nga pasoja e luftës mbi çmimin e karburantit.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij solli në vëmendje njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ku thuhej se bota do të përballet me mungesa, i cili është edhe problemi kryesor, duke specifikuar se nuk është shtrenjtimi.

Rama iu referua krizës energjetike në Itali e cila "shpërtheu" në 1974 kur Shqipëria sipas tij nuk ishte pjesë e botës, por e bunkerëve.

Në kuadër të përballimit të krizës energjetike, Rama zbuloi se qeveria ka përgatitur një draft ende të papublikuar. "E hëna pa makina" është një nga pikat të cilat po diskutohen më së shumti për t'u vënë në fuqi. Kryeministri kujtoi fillimet e pandemisë kur nuk lejohej qarkulli i makinave në rrugë pas një orari të caktuar, duke thënë se po mendohet të zbathet e njëjta gjë, këtë herë jo për shkak të COVID-19, por të planit të kursimit. E gjithë kjo sic theksoi ai do të behët për t'u kursyer, jo për çështje ekologjike.

Gjatë mbledhjes ishte e pranishme edhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku e cila tha se qeveria do të kompensojë me 100 lekë për çdo litër naftë ofruesit e shërbimit të transportit publik. Ajo ritheksoi faktin që bileta e autobusit nuk do të rritet në këtë moment mjaft delikat për të gjithë.

Fjala e plotë e kryeministrit Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
Ministrja e Infrastrukturës me Shoqatën e Transportit: Bileta s'rritet! Do kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, gjatë mbledhjes së zhvilluar me me përfaqësues të shoqatave të transportit, tha se qeveria do të kompensojë me 100 lekë për çdo litër naftë ofruesit e shërbimit të transportit publik. Ajo ritheksoi faktin që bileta e autobusit nuk do të rritet në këtë moment mjaft delikat për të gjithë.

“Për ne rritja e çmimit të biletës nuk është e pranueshme. Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë qe ju përdorni për transportin tuaj. Kompensimi do bëhet në drejtorinë e tatimeve. Do bëjmë kompensimin real të naftës.

Kompensimi do të vijë nëpërmjet Drejtorisë së Tatimve, duke qenë se ata kanë të gjitha të dhënat. Dhe ne do u referohemi të dhënave nga konsumi që keni pasur një vit më parë, pasi është e pamundur që ne t’i referohemi konsumit aktual. Do kishte vonesë dhe do kishte abuzime.

Kështu që duke u referuar konsumit të një viti më parë dhe Drejtorisë së Tatimeve ne do të arrijmë që të bëjmë kompensimin real të naftës bazuar mbi shifrat që ju keni përdorur në të njëjtën kohë në vitin e shkuar”, tha Balluku.

 

 

Ora 13:14
Kriza energjetike, Rama zbulon planin e kursimit: E hëna pa makina, për të kursyer, jo për ekologji! Do të ketë ditë që do punojmë nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama zbuloi një ndër pika e draftit të papublikuar të qeverisë lidhur me përballimin e krizës, duke thënë se ditët e hëna do të jenë pa makina dhe kjo për të kursyer.

Ai tha se do të ketë edhe ditë kur do të duhet të punojmë nga shtëpia për të kursyer.

"Agjencia ka nxjerr një plan me pika, disa prej të cilave ne i kemi në draftin tonë të kursimit të energjisë, dhe do ta bëjmë. Sot kemi mbledhjen e qeverisë, se do bëjmë ditën e hënë pushim. Pas kësaj do bëjmë një tjetër mbledhje për të bërë ditën e hënë pa makina, por do të vijë gradualisht. Agjencia thotë të dielën pa makina, pra do ta bëjmë dhe ne si ata, për të kursyer, jo për ekologji. Ose flasim për 3 mosvajtje në punë njëlloj si me COVID, por jo më për infeksioni por për krizën", u shpreh ai.

 

Ora 13:12
Rritja e çmimeve, Rama: Në këtë luftë duhet të jemi bashkë, sharlatanë të pashpirt yshtin popullin për të nxitur përçarje

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj atyre që nxisin protestë duke i cilësuar si delirantë dhe sharlatanë që yshtin popullin për të nxitur përçarje në një kohë që duhet të jenë të bashkuar

"Thelbi në këtë përpjeke tonë ne nuk mund ti bëjmë të gjithëve të gjitha ato që do të duheshin për të mos ndjerë se këtu ka luftë, problemi është se lufta me bomba  për ne është në televizor, ama është  kotë dhe kundërproduktive që të mos e pranojmë së bashku dhe jo të ndahemi shumicë dhe pakicë për hir të disa deliranteve dhe sharlatanëve të pashpirt që dhe kur dinë duan ta shfrytëzojnë këtë sirtarë për të yshtur popullin duke nxitur urrejtje dhe përçarje që të jemi bashkë të gjithë në fakte. Për zgjidhjet është normale që të kemi opinione të ndryshme , tek faktet duhet të jemi bashkë", tha Rama.

Ora 12:57
Kriza energjetike, Rama: Do përballemi me mungesa si në 1974 kur Shqipëria s'ishte pjesë e botës, por e bunkerëve

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij solli në vëmendje njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ku thuhej se bota do të përballet me mungesa dhe se ky është problemi kryesor, jo shtrenjtimi.

Rama iu referua krizës së 1974 kur Shqipëria sipas tij nuk ishte pjesë e botës, por e bunkierëve.

"Agjencia ndërkombëtare e energjisë kishte dal me një lajm që s'është pozitiv, por që konfirmon atë që kemi thënë disa herë. Problemi në këtë situatë nuk është kaq sa shohim dhe kaq sa duket, sepse ndërkohë që ne diskutojmë çmimet këtu, rreziku me naftën dhe energjinë është mungesa. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë zyrtarisht ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madhtë energjisë në dekada. Ajo që i referohen 1974, ne s'ishim pjesë e botës, ishim në bunkier, por bota ka përballuar një krizë shumë të madhe të naftës. Agjencia ka nxjerr një plan me pika, disa prej të cilave ne i kemi në draftin tonë të kursimit të energjisë. Por i kemi mbajtur që mos të na hidhen në fut. Është problem kur njeriu nuk do të pranojë faktet, është problem. " , tha Rama.

Ora 12:49
Kriza energjetike, Rama me përfaqësues të shoqatave të transportit: Nuk do ia dilnit edhe po të rrisnit biletën e autobusit, do të mbrojmë qytetarët

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e shoqatave të transportit tha se edhe nëse do të kishin rritur çmimin e biletës, nuk do ia kishin dalë të përballonin krizë. Ai theksoi faktin se qeveria ka dhënë fondin prej 5000 milionë lekësh pikërisht për të mbrojtur konsumatorin e thjesht.

"Nuk i prekim taksat e naftës dhe sigurisht i kemi studiuar të gjitha rrugët e mundshme për të adresuar këtë situatë. Duke qenë se më parë kemi marrë një vendim të prerë dhe pa na shkuar në asnjë formë mendja se mund të fillonte edhe një luftë me një nga prodhuesit kryesor të energjisë në botë, gazit në këtë rast, po janë të lidhur bashkë. Se nuk do ta prekim energjinë për familjet dhe bizneset e vogla. Do të mbrojmë ata që përdorin transportin publik. Duke dëgjuar edhe avokatin tuaj, Blendi Gonxhe, nuk dilte hesapi edhe nëse do të bënit rritje të çmimet të biletës që do të ishte e papërballueshme për njerëzit, prapë së prapë kapaciteti juaj për të rezistuar do të ishte i dobët. Ndaj vendosën 500 milionë lekë.", u shpreh kryeministri.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/03/2022 01:32

    Dje u dha njoftimi se TAP-i filloi nga puna.Ndoshta kjo mund te ndikoje pozitivisht per uljen e cmimit ne burse,sepse Evropa,mund te mos kete dhe aq panik per pasojat e varesise nga gazi rus.Le te shohim ne ditet e ardhshme bursat evropiane si do reagojne.

    Përgjigju
  • Tosi: 18/03/2022 20:41

    IEA publikon raporte dhe analiza periodike. Cudia kesaj radhe eshte qe na paska konfirmuar cka llafosur ashtu profeti yne! Kuptohet kryedallkauku i merr, nxjerr dhe keqperdor nga konteksti ne kete "lufte" pa pushim me mullinjte e "protestuesve tradhetare". Ndersa kishim mall per nje cike proteste te vertete, mengjez, dreke dhe darke del dhe kunderproteston si nje Adhamudh i vertete. Ia kalon edhe Nastradinit me thesin e miellit: ne te gdhire genjen dynjane dhe ne te ngrysur i pelqen "te genjehet" nga dynjaja. Taborri i biznesmeneve te gatshem per zhvatje i vete nga pas, ashtu si dhe mediat servile.

    Përgjigju
  • Suela: 18/03/2022 18:43

    Beni gati gjeneratoret o popull se e dha alarmin ky mashtrusi.Po e nderpren energjine ta harrojn se do ti paguajm faturat.Ashtu sic burgoste kush nuk paguante energjine ashtu te burgoset ky mashtrus po nuk na dha energjine pa nderprerje

    Përgjigju
    • Arbërori: 18/03/2022 20:24

      Energis është rezervuar për serbin (srbia e hapur) sepse e mori pak buk nga aty ky…. Uhhhhh

  • Meri: 18/03/2022 17:17

    Juve(djathtas & majtas)t'ju vij qe e keni cuar kete vend 48 vjet mbrapa.Keni edhe kurajo te na flisni per krize energjie etj.Vendi u ndertua per 45 vjet me gjakun dhe djersen e popullit fumare,kurse ju per 30 vjet e dogjet,e shkatrruat,e shitet ,dhe tani kerkoni te ne mbushni mendjen se nuk eshte fai juai qe jemi ne krize.Vendit ton nuk i mungon as dielli,e as era,pse nuk prodhohet energji me keto elemente,po na tregoni liqenin e Fierzes qe thar sepse nuk bie shi.Ju nuk keni punuar asnji dite per vendin dhe per popullin,keni punuar per interesin e familjeve tuaja:

    Përgjigju
  • Arbërori: 18/03/2022 16:54

    Vucici i vogël në aksion e quaj këtë km bq

    Përgjigju
    • Benej: 18/03/2022 17:04

      Hahaha

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë