Rama: Më përputhen shqetësimet dhe idetë me Bashën, edhe në Laç gjendje e jashtëzakonshme (VIDEO)

Kreu i qeverisë tha se është shqetësim i përbashkët si i liderit të opozitës Lulzim Basha, situata në Laç pas tërmetit, e për këtë, Rama tha se ka vendosur që edhe ky qark të kalojë në planin e emergjencës. Kështu, Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç, përveçse në Tiranë dhe Durrës.

"Ne e kemi diskutuar me shqetësim. Ka dëme edhe në Laç, kanë dalë nga godinat dhe janë nëpër çadra, do të trajtoheshin njësoj të përfshihen në vendimin e perimetrit të emergjencës. Duke konsideruar edhe opinionin e kryetarit të opozitës them që na përputhen shqetësimet edhe idetë. Përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program që askush të mos ndihet i vendosur në një kategori të dytë të vëmendjes", tha Rama.  

Rama tha se detyrën për të monitoruar të gjithë situatën e gjendjes së jashtëzakonshme e merr ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi. "Ministri i Bujqësisë merr drejtimin e plotë të operacionit - komisar i plotfuqishëm që ka mandat të plotë nga qeveria për të dhënë gjithë urdhrat dhe për të marrë në kohë reale përgjigje nga të gjitha institucionet. Është barrë plus për ministrin prandaj do i kërkoja një angazhim më të madh zv.ministrave përkatës të mbulojnë një boshllëk", u shpreh shefi i mazhorancës.

Rama iu ka ndarë detyrat disa prej ministrave të kabinetit të tij qeverisë, lidhur me situatën e jashtëzakonshme 

"Sfida e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko është të mbajë ndezur të gjitha kanalet e komunikimit me botën jashtë, ndërsa ministri i Jashtëm, Genti, të mbajë ndezur kanalet e komunikimit me të gjithë shqiptarët. Edhe unë vetë kam kërkuar vëmendje për Shqipërinë nga jashtë, por kjo nuk bëhet me një letër".

Zv.ministres së Kulturës i kam kërkuar të përgatisë dosjen e parë të fotove dhe të fakteve nga terreni për të kërkuar mbështetje. Është bërë gati materiali, por duhet bërë një dosje shumë dinjitoze, që ta dorëzojmë te liderët, institucionet, donatorët, sipërmarrësit, që të informohen. Të gjithë që jeni ulur këtu në tavolinë jeni të detyruar të jenë në këmbë dhe në funksion të drejtuesit të operacionit. Mandati i Çuçit është fuqiplotë dhe për këtë temë ai është ministri fuqiplotë, të gjithë të tjerët janë në funksion. Çuçi është komisar fuqiplotë, duhet të ndiqen të gjitha ato që kërkohen, një për një", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme edhe në Laç (e kërkoi Basha)! Rama: Nga sot të gjithë në hotele, asnjë në çadra


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool