Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon

Në takimin në Fier me prindërit në shkollën Janaq Kilica, kryeministri Rama u ndal tek rreziqet e platformave sociale që lundrohen nga fëmijët dhe adoleshentët si Tik Tok apo Snapchat.

Rama u shpreh se platforma të tilla krijojnë një sfidë komplekse për fëmijët, të cilët hyjnë në këto rrjete pa qenë selektivë, duke u ndikuar nga algoritmet që i udhëheqin gjithnjë e më thellë drejt përmbajtjeve që shikojnë.

Më tej shton, se ky proces, që nuk njeh gardhe apo filtra moshe, i lë fëmijët të pambrojtur përballë përmbajtjeve që stimulohen nga natyra njerëzore për të eksploruar të ndaluarën.

'Bota paralele, e TikTok, snapchat. Fëmijët nuk janë selektiv, është algoritmi i platformave që i fut thellë e më thellë në ato gjëra që shikojnë. Sepse në përmbajtjen e vet këto platforma kanë një instrument shumë djallëzor që marrin informacion nga çdo njëri prej nesh. Për platformat jemi mallra. Njësoj si ato që shkojnë blejnë në markete, që kanë atë kodin e tyre. Secili prej nesh në ato rrjete, ka kodin e vet. Dhe kur vjen që i intereson kjo, platforma ti sjell sapo tu hyn. Për këtë arsye ne të gjithëve në platformë na shfaqen gjëra të ndryshme. Imagjino për fëmijët. I cili hyn për kuriozitet ose rastësisht. Ka diçka që ai nuk duhet ta shohi. Ku hyn në kodin e tij platforma lexon që ky ka interes për të.

Platforma nuk bën dallim moshe. Një fëmijë 10 vjeç futet dhe shkon në të gjithë platformën. Nuk ka gardhe. Thjesht je një kod. Në atë lloj pjese të labirintit ku futet ka qindra mijëra gjëra që platforma ja sjell. Natyra njerëzore vetë e bërë kështu, jeta njerëzore siç e dini fillon me mëkatin e mollës së ndaluar. E ndaluara është më tërheqëse sesa e lejuara. Kur ti nuk je mjaftueshmërisht të ndash të mirën nga e keqja, pastaj të gjithë kemi fëmijë. Të gjitha llojet e situatave kur na është dhënë mundësia të bëjmë diçka që për prindërit nuk është e duhura, këto platforma e stimulojnë në mënyrë kriminale.'


Lajmi kryesor:

Debati për TikTok dhe Snapchat/ 'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Brenda dhjetorit kamera në klasa! Do ndalojmë fare celularët në shkolla, kontroll për çdo gjë metalike


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit/ Zëvendësministri në Kosovë: Kemi siguruar energji elektrike nga Shqipëria

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit/ Zëvendësministri në Kosovë: Kemi siguruar energji elektrike nga Shqipëria