Luan Bregasi, në një takim me kryeministrin Edi Rama, ka propozuar idenë e vaksinimit të stafeve të hoteleve, për të pasur mundësi që t’u shërbejnë turistëve të huaj që do të vijnë gjatë verës në Shqipëri. AI tha se në momentin që vdes sipërmarrësi, vdes edhe sipërmarrja e tij. Për krijimin e portit turistik nga Arabia Saudite, Bregasi u shpreh i habitur duke thënë se "Rama duhet t'i ketë bërë ndonjë gjilpërë atij".
"Unë kam investuar në Durrës, por në fillimet e mia nuk kam investuar me dëshirë. Hoteli që kam unë, ka moshën e dy mandateve të PS-së. Kolegë të mi më pas bashkë me mua, nuk dinim se çfarë ta bënim atë godinën buzë detit, nuk mendonim se do ia shikonim hajrin. Mendova njëherë ta bëj spital, një herë azil pleqsh…por e bëra hotel dhe na doli ndryshe. Ky investimi që mendohet të bëhet nga kompania arabe, unë e kam ndjekur në televizor zotërinë dhe duhet t’i kesh bërë ndonjë gjilpërë atij personit. Sepse gati e tha troç, që po më sjell Rama në Shqipëri. Unë mendoj tu themi të gjithë turistëve të huaj që në hotelet shqiptare do të kenë të gjithë stafin e vaksinuar. Të vijnë turistët e vaksinuar dhe ne të kemi stafin e vaksinuar, nuk ngjit shumë kjo si ofertë turistikë. Më tha një sipërmarrës, hajde të të regjistroj roje tek spitali që të bësh vaksinën. Ta dini po vdiq një sipërmarrës, vdes sipërmarrja e tij”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama tha se ideja e sipërmarrësit Luan Bregasi do të diskutohet dhe do të shqyrtohet “me dashamirësi’.
Lajmi kryesor:
Rama në Durrës: Rindërtimi dhe pandemia s'mund të lihen në duart e të paaftëve! Po shihet mundësia për të vaksinuar personelin hotelier që të lehtësojmë turizmin
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55.2%
-
Të gabuar
41.8%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 11380
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e qindra turistëve nga e gjithë bota
1 Tetor, 17:08
-
Shkodra nuk përcakton se kush do të qeverisë pas 2025-ës, por ka vlerë simbolike
1 Tetor, 12:46
-
Durrës/ 78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës! 353 mln lekë dëm shtetit
1 Tetor, 10:10
-
'Tetori rozë', muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit! Apeli për gratë dhe vajzat: Bëni mamografinë dhe kujdesuni për veten
1 Tetor, 08:26
-
PD dogji karriget e Kuvendit, Rama: Revoltë kundër vendimit të një gjykate! Ne ndërtojmë, ata shkatërrojnë, plagosin, djegin
30 Shtator, 19:59
-
Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë! Dhanë dëmshpërblim për 78 banesa që ishin kasolle! Nën hetim edhe qytetarët përfitues
30 Shtator, 18:15
-
Burg për mosdeklarimin e pagave, ekspertja e Ekonomisë tregon pse nuk mund të realizohet! Gjokutaj: Duhet një strukturim i detajuar për planin me 7 masa
30 Shtator, 16:08
-
Spitali i ri ditor në QSUT, Rama: Lehtësohet fluksi në spitalin qëndror
30 Shtator, 15:01
-
Fjalimi i Ramës në OKB, ministrja e jashtme e Kosovës: Nuk tha asnjë fjalë për rrezikun që paraqet Serbia për Kosovën
30 Shtator, 13:04
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe, projekti gati deri në fund të vitit
30 Shtator, 11:37
-
Zgjedhjet 2025, Rama ndan foto të drejtuesve politikë nga takimet e tyre: Nis rrugëtimi i PS për Shqipërinë 2030
29 Shtator, 17:24
-
FOTO/ Alex Soros publikon foto me kryeministrin dhe bashkëshorten Linda Rama: E mrekullueshme që takohemi sërish
29 Shtator, 12:41