Rama në Durrës: Rindërtimi dhe pandemia s'mund të lihen në duart e të paaftëve! Po shihet mundësia për të vaksinuar personelin hotelier që të lehtësojmë turizmin

DURRËS- Një ditë pasi çeli zyrtarisht fushatën zgjedhore, kryesocialisti RAma u ndal në qytetin e Durrësit aty ku kandidon për herë të parë për deputet e ku pa nga afër ecurinë e procesit të rindërtimit. Ndalesën e parë të inspektimeve, në Durrës, Kryeministri e bëri në Porto Romano, aty ku po përfundon, EkoParku, që nga një vatër plehrash shumë shpejt pritet të kthehet në një pikë atraksioni.

“Në sektorin e peshkimit kemi një nga fushat më të suksesshme të qeverisjes sonë dhe shifrat flasin vetë. Këtu mund të bëjmë një ndryshim epokal si rezultat i transformimit të portit të mallrave në port turistik”“Unë nuk kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të zhvilluar Durrësin, për të bërë histori këtu,” tha Rama.

Më herët kreu i PS-së, inspektoi punimet në Porto Romano, aty ku po përfundon, EkoParku, që dikur ishte vatër plehrash ndërsa shumë shpejt do të kthehet në një pikë atraksioni.

"Ishte e paimagjinueshëm që në mes të Europës, në buzë të Mesdheut të ishte një vatër kancerogjene. Sot, ndotja është zero dhe nga kjo plagë e madhe ne ndërtojnë një zemër të madhe të gjelbër të qytetit. Kjo është një super zonë, do ketë vend për lojëra, do ketë vend për lëvizje, që e bën këtë një spektakël të mirëfilltë”, tha Rama.

Bashkë me EkoParkun, do të ndërtohet edhe zona e re industriale dhe Parku i ri Fotovoltaik.

“Do të fillojë investimi për 110 megavat të tjera energji diellore. Zona e qytetit të bëhet një mjedis turistik që do të jetë një motor i madh ekonomike për Durrësin dhe për gjithë Shqipërinë", tha Rama.

I shoqëruar  nga ministri Ahmetaj, Rama inspektoi punimet për ndërtimin e lagjes së re të Spitallës.

"Është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët që janë në pritje të hyjnë në shtëpi, në apartamente. Me investimet e mëdha, qoftë publike, qoftë private dhe me investimin kryesor afro 2 miliardë euro në port, Durrësi do të hyjë në këtë dekadë në hartën e Mesdheut si një nga pikat në tokë nga Mesdheu ndër më të preferuarat. Kjo nuk diskutohet”, tha Rama

Së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Rama ishte ndoqi nga afër dhe procesin e  vaksinimi të pedagogëve në qytetin e Durrësit. Me kryetaren e Bashkisë, Emirjona Sako, kreu i PS përshkroi në këmbë lagje të ndryshme në qytetin bregdetar, ku edhe shkëmbeu batutat me qytetarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Rama me sipërmarrësit në Durrës, Luan Bregasi: Vaksinoni stafet  e hotele , t'u shërbejmë turistëve

Luan Bregasi, në një takim me kryeministrin Edi Rama, ka propozuar idenë e vaksinimit të stafeve të hoteleve, për të pasur mundësi që t’u shërbejnë turistëve të huaj që do të vijnë gjatë verës në Shqipëri. AI tha se në momentin që vdes sipërmarrësi, vdes edhe sipërmarrja e tij.  Për krijimin e portit turistik nga Arabia Saudite, Bregasi u shpreh i habitur  duke thënë se "Rama duhet t'i ketë bërë ndonjë gjilpërë atij".

"Unë kam investuar në Durrës, por në fillimet e mia nuk kam investuar me dëshirë. Hoteli që kam unë, ka moshën e dy mandateve të PS-së. Kolegë të mi më pas bashkë me mua, nuk dinim se çfarë ta bënim atë godinën buzë detit, nuk mendonim se do ia shikonim hajrin. Mendova njëherë ta bëj spital, një herë azil pleqsh…por e bëra hotel dhe na doli ndryshe.  Ky investimi që mendohet të bëhet nga kompania arabe, unë e kam ndjekur në televizor zotërinë dhe duhet t’i kesh bërë ndonjë gjilpërë atij personit. Sepse gati e tha troç, që po më sjell Rama në Shqipëri. Unë mendoj tu themi të gjithë turistëve të huaj që në hotelet shqiptare do të kenë të gjithë stafin e vaksinuar. Të vijnë turistët e vaksinuar dhe ne të kemi stafin e vaksinuar, nuk ngjit shumë kjo si ofertë turistikë. Më tha një sipërmarrës, hajde të të regjistroj roje tek spitali që të bësh vaksinën. Ta dini po vdiq një sipërmarrës, vdes sipërmarrja e tij”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama tha se ideja e sipërmarrësit Luan Bregasi do të diskutohet dhe do të shqyrtohet “me dashamirësi’.

Ora 20:16
'Durrsakët janë xheloz për Vlorën', Rama:  Do rri deputet aty ku më duam më shumë dhe kjo varet nga ju

Kryeministri Edi Rama teksa foli me qytetarët Durrës, tha se durrsakët mund të jenë xheloz për investimet në Vlorë , por kjo ka ndodhur pasi ai u justifikuar se atje ka qenë deputet. Në këto zgjedhje Rama tha se do të rrijë deputet  aty ku e duan më shumë  dhe për këtë durrsakët  duhet të tregojnë vetën me votat.Rama bëri dhe batuta duke thënë se kjo ngjarje duket si një gare mes të nënës e të babës.

“Është fakt që provohet nga shifrat, e të gjitha pasqyrave të sektorëve të ndryshme. Përveç kësaj, Durrësi, është realisht në kushtet që mund të bëj një kapërcim të madh. E kuptoj shumë mirë durrsakët që e shohin Vlorën me xhelozi për të gjithë ndryshimet e ndodhura. Por për vetë faktin që në Vlorë ka pasur një ndryshim, edhe për faktin që kam qenë deputet, por edhe ka qenë më e lehtë për të zhbllokuar energjinë e bllokuar në atë pikë të vijës tonë bregdetare, se sa në Durrës që është e vështirë. Nga ana tjetër, Durrësi ndryshe nga Vlora dhe ndryshe nga çdo pikë tjetër, ku zhvillimi i turizmit tonë ka një potencial të veçantë, ka një potencial shumë kompleks. Durrësi s’është vetëm deti, Durrësi ka dhe një pjesë tjetër që ka të bëj me tregtinë dhe është e lidhur me potencialin e tij. Për shkak të këtij potenciali ka të bëjë edhe me industrinë e lehta që janë zhvilluar në kohë, por që do të zhvillohen edhe më tutje. Unë jam këtu, për t’iu thënë juve dhe të gjithë durrsakëve, se ky është momenti i duhur të jem këtu, jo thjesht si kryeministër, por edhe si anëtarët e qyteti të Durrësit, duke e sjellë në vëmendje si detyrim edhe për faktin e të qenit deputet. Natyrisht që kjo varet nga ju, nga durrsakët, po flisja me Milvën sepse jam në të dyja vendet dhe do të rri aty ku më duan më shumë. Është një garë mes atyre të babës dhe të nonës, këta të nonës janë inatçi të mëdhenj, këta të Durrësit më pak, sepse e mbajnë përbrenda dhe e nxjerrin me pasion", tha Rama. 

Ora 18:51
Rama: Rindërtimi dhe pandemia s'mund të lihen në duart e të paaftëve! Basha la në mes të ftohtit njerëzit që ftoi vetë dhe pretendon të bëhet kryeministër

 

 

Nga takimi me qytetarët në Durrës kryesocialisti Edi Rama tha se rindërtimi dhe rruga për të dalë nga tuneli i pandemisë nuk mund të mbeten në duart e të paaftëve, duke iu referuar këtu opozitës. Nuk la pa përmendur edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha në lidhje ku komentoai hapjen e fushatës ditën e djeshme, një orë me vonesë dhe grumbullimin e simpatizantëve në shesh.

 “S’mund të mbeten këto në duart më të paafta që mund të imagjinohen. Çfarë mund të presin shqiptarët Dikush që lë një orë në mes të të ftohtit njerëzit që fton vetë për të bërë takimin hapës të fushatës së vetë elektorale. Vonohet 1 orë në takimin më të rëndësishëm të një fushate elektorale.

Vonohet një orë në takimin më të rëndësishëm të fushatës ku ka hyrë me pretendimin për t’u bërë kryeministër. Pa vazhduar më pas me atë që pa Shqipëria dje. Njerëz që janë të gatshëm të marrin makinat dhe të vijnë në një shesh, duke vënë në rrezik jetën. Kurrë mos ndodhtë për askënd për tyre, por rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre. Ky është një shembull tipik se mund të marrësh shembuj që të rrimë deri nesër këtu. Përtej këtij kandidati është një errësirë e plotë, me ata që e kontrollojnë dhe ata që e ndjekin pas Pa llogaritur faktin se përtej këtij kandidati është një errësirë e plotë tea ta që e kontrollojnë dhe ta ta që e ndjekin pas.

Shikoni në Durrës cilët janë ata që thonë na jepni votën për Durrësin. Ne sjemi më të mirët, kemi bërë gabime dhe pakënaqësia dhe mërzia e tyre lidhet edhe me por besoj që nuk them ndonjë që tingëllon si mungesë modestie kur them se pa ne as rindërtimi sdo kishte ndodhur kështu siç po ndodh as lufta me pandeminë, as vaksinimi i shqiptarëve sdo ishte çështje orësh që të fillonte. Kemi mundësi ta bëjmë sezonin turistik më të lehtë se çishte. Sa herë që ata e kanë marrë diçka në dorë e kanë lënë shumë më keq se çishte. Niveli i dëmeve të shkaktuar aka qenë shumë më i lartë se i asaj që kanë bërë. Ky është fakt”.

Ora 18:46
Rama: Shqipëria e vitit 2030 do rifitojë kohën e humbur! Porti i Durrësi më i madhi në mesdhe! Dmosdoshmëri të mbarojmë punë me armikun e padukshëm

 

Kryeministri Edi Rama teksa po zhvillon takime me qytetarët në Durrës ka deklaruar se thelbi i mandatit të tretë është për të mbyllur punët e nisura. Rama ësthë ndalur fillimisht tek inevstimi nga Emiratet e Bashkuara për transformimin e Portit të Durrësit të cilin e cilëson një epoke të re për Shqipërinë.

I bindur se më të mirë se PS nuk ka ai tha se Shqipëria e vitit 2030 të jetë një Shqipëri tjetër që e ka rifituar kohën e humbur në mandatin e 3. Sakaq e ka quajtur domosdoshmëri luftën me COVID.

“Kemi lëvizur në disa pika për të parë nga afër disa zhvillime të rëndësishme ndërkohë që sot dua t’ju flas juve dhe përmes jush të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj bashkësie në këtë bashki kaq të rënëdsishme të vendit për çfarë ne duhet, duam dhe do të bëjmë për Durrësin.

Investimi që presim të nisim në zemrën e Durrësit, është nga ata që ndryshojnë faqen e një vendi. Është investim që për shkak të volumit dhe të emrit të kompanisë, do të sjellë një zinxhir interesimesh të atij niveli për durrësit e gjithë Shqipërinë. Nuk mjafton të kesh një vend të bukur e të pasur në burime natyrore, një vend që ka traditë mikpritje siç e kemi ne për të mundur të sjellësh ata që ndryshojnë historinë e vendeve prej investimeve që bëjnë.

Mund të vuash siç kemi vuajtur ne nga paragjykimet e gjykimet e krijuara nga lajmet e këqija që janë përhapur për vite të tëra për vendin tonë, si rezultat i mosnjohjes dhe kontakteve që kanë pasur investitorët dhe kanë dalë të zhgënjyer. Ky investim që nis mes portit dhe pjesës ku fillon plazhi është faktikisht fillimi i një epoke të re, por dhe Shqipërinë. Është gur themeli i një tjetër stadi të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Porti i Durrësit është problem për qytetin Investitorët thonë do të jetë porti më i madh i Mesdheut, unë them një nga më të mëdhenjtë. Do të bëhet nga investitorë që kanë bërë nga investimet më fantastike të kësaj bote. Si porti i Dubait. Kjo është e ardhmja.

Thelbi i mandatit të tretë është që të kryejmë punët e nisura. Të mos mbyllim përsëri derën që mezi kemi hapur për investimet që janënë rrugën e çeljes së tyre si embrione që do të bëjnë të mundur që Shqipëria e vitit 2030 të jetë një shqipëri tjetër që e ka rifituar kohën e humbur për kaq e kaq vite përpara se ne të merrnim detyrën.

Mandati i 3 vjen pas një mandati të thyer në mes, më i jashtëzakonshmi në hitorinë e re të Shqipërisë dhe do të mbetet i jashtëzakonshëm për shumë vite të tjera. Uroj të mos ketë mandate të tjera të goditura në mes. Kemi domosdoshmëri të mbarojmë punë me armikun e padukshëm”.

 

Ora 16:29
Rama: Po shihet mundësia për të vaksinuar personelin hotelier që të lehtësojmë turizmin

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po shihet mundësia që për të lehtësuar sezonin turistik përballë pandemisë, të vaksinohen personeli i hotelerisë. Kjo ishte një kërkesë e një për operatorëve turistikë, për të cilën Rama tha se do të shihet me shumë vëmendje.

“Do ta shikojmë me vëmendje menjëherë, do bëjmë një analizë të kritereve, kapaciteteve dhe të jeni të sigurt që do ju njoftojmë shumë shpejt nëse kjo do të bëhet dhe nëse po, si do të bëhet. Do e marrim shumë seriozisht”, tha Rama.

Ora 16:04
Rama: Porti turistik dhe parku i energjisë së diellit, vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit në Durrës! Vatra e plehrave në Porto Romano ishte pengesë

 

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me operatorët turistikë të qytetit të Durrësit ku ka bërë një përmbledhje në lidhje me projektet për të ardhmen.

Rama tha se porti turistik i Durrësit do të jetë një vlerë e shtuar për zhvillimin e qytetit bregdetar. Ndër të tjera ai ka theksuar se tashmë Durrësi i së ardhmes ka shumë për të dhënë për turistët. Një pengesë në turizëm sipas Ramës ka qenë edhe vatra e plehrave të Porto Romanos.

“Me portin turistik të Durrësit do të ndodhë një spostim, siç është ai i largimit të portit tregtar nga zemra e qytetit, siç po punojmë për shëtitoren e re që do të përshkojë plazhin e Durrësit, jam i bindur që krijojmë një platformë të re zhvillimi sa i përket turizmit.

Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se Durrësi ka qenë i penguar në zhvillimin e tij të turizmit dhe në tërheqjen e sa më shumë turistëve që janë turistë që shpenzojnë më shumë dhe për shkak të një nami që ka pasur për shkak të vatrës së plehrave të Porto Romanos.

Janë bërë kronika dhe reportazhe të tmerrshme në disa media të mëdha evropiane që kanë dëmtuar dhe reputacionin dhe shanset që qyteti të ketë më shumë turistë. Kjo tashmë i takon së shkuarës dhe po i japim formë një parku të madh që do të jetë një atraksion i shtuar për qytetin i cili o të ofrojë mundësi për të gjithë moshat dhe veçanërisht për fëmijët dhe të rinj që janë dhe pjesa që kanë më shumë kërkesa për të lëvizur.

Përtej eko Parkut fakti që Durrësi do të bëhet një qytet me një park të prodhimit të energjisë së diellit me ndihmën e një kompanie franceze, Durrësi do të bëhet një qytet që do të ndërthuren sëbashku e shkuara, tashmja dhe e ardhmja dhe si rezultat i vendosjes në hartën e Mesdheut e një ndër porteve turistike më i madh i rajonit", tha Rama.

Ora 15:53
Rama me operatorët turistikë: Kufiri me Kosovën do jetë i hapur gjatë sezonit turistik, do të keni sa më pak shtrëngesa! Vaksinimi masiv në mënyrë instensive

 

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me operatorët turistikë të bregdetit durrsak, teksa jemi në start të vaksinimit intensiv për lehtësimin e sezonit veror që po afron.

Rama ka premtuar se për sezonin e ri të turizmit kufiri me Kosovën do të jetë absolutisht i hapur si dhe operatorët turistikë do të kenë sa më pak shtrëngesa. Edhe vaksinimi intensiv i popullsisë sipas tij do të ketë ndikim pozitiv.

"Besoj që sot realisht mund të buzëqeshni sepse me sigurimin e sasive të konsiderueshme të vaksinave, që na japin mundësinë të nisim vaksinimin intensiv ne faktikisht vëmë një bazë të arsyeshme për të pasur sezon turistik më të lehtë. Ne kemi mësuar nga sezoni i shkuar që ishte jashtëzakonisht sfidues prej pandemisë.

Në rradhë të parë do sigurojmë që kufiri ynë me kosovën të jetë i i hapur në rradhë të dytë të bëjmë gjithçka që na takon në aspektin e kornizes së aktivitetit turistik që të gjithë të keni sa më pak shtrëngesa.

Së treta duke pasur mundësinë që të bëjmë një vaksinim intensiv. Duke pasur parasysh mundësinë që të bëjmë një vaksinim masiv, me synimin që brenda qershorit, deri në fund të majit të kemi vaksinuar gjysmë milion qytetarë.

Besoj që faktet flasin vetë në lidhje me ndryshimin e rëndësishëm në sektorin e turizmit. Të gjtha eksperiencat tuaja tregojnë se potenciali është ende shumë i madh dhe mundësitë janë të mëdha. Unë do ti shtoja asaj që tha Blendi lidhur me durrësi nsi pakë më e fortë e graviteti të industrië turistike në shqipëri. Me ndërhyrjet e rëndësishme që planifikojmë të bëjmë në këtë mandat të trete do ketë mbështetje për turismin. Do rrisin ekponencilisht peshën e turizmit.

Do rrisim arsyet për të ardhur në Shqipëri dhe në Durrës. Ne kemi diskutuar për projektim me  madh në zonën historike arkeologjike të Durrësit. Jemi në një fazë të avancuar të projekitt për amfiteatrin".

 

Ora 14:45
Rama me peshkatarët në Durrës: S’kam ardhur për vota, por të bëj histori

“Peshkimi është një nga sektorët më së suksseshme”, tha Kryeministri Edi Rama, në vizitën që bëri sot në mjediset e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Durrës.

“Në sektorin e peshkimit kemi një nga fushat më të suksesshme të qeverisjes sonë dhe shifrat flasin vetë. Eksportet janë disafishuar, 20 e ca ishin, tani janë mbi 100 milionë,” – u shpreh Kryeministri Rama, gjatë bisedës që zhvilloi me përfaqësues të sektorit të peshkimit. 

Kryeministri theksoi se ambicia mbetet rritja e eksporteve dhe zhvillimi në nivele të tjera i sektorit.

“Këtu mund të bëjmë një ndryshim epokal si rezultat i transformimit të portit të mallrave në port turistik”, - theksoi Kryeministri, ndërsa siguroi se sektori i peshkimit do të jetë një nga përfituesit e mëdhenjtë këtij transformimi dhe rritjes së numrit të vizitorëve dhe turistëve. “Peshkimi, - tha Kryeministri, - duhet të përfshihet e të bëhet pjesë e atraksionit dhe ofertës turistike. Më tutje bëhet gjithë pjesa e jahteve dhe hoteleve dhe pjesa këtu bëhet pjesë e gjithë atraksionit. Do ketë shëtitore, restorante që do t’i furnizoni ju me peshk.”

“Unë nuk kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të zhvilluar Durrësin, për të bërë histori këtu,” – pohoi më tej Kryeministri. 

Krahas Durrësit, në procesin e transformimit do të përfshihet edhe Porti i Peshkimit të Vlorës, për të cilin projekti është gati dhe së shpejti fillon zbatimi.

Ora 13:31
Lagjja e re në Spitallë/ Rama inspekton punimet: Nuk bëhet fjalë më për kënetë, do ndërtohet gjithçka nga e para (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Durrës ku shoqërohej edhe nga ministri Arben Ahmetaj, inspektoi edhe punimet  që po kryhen për ndërtimin e lagjes së re të Spitallës.

Duke parë ecurinë e punimeve, Kryeministri tha se lagjja e re në përfundimin do të jetë një nga lagjet më të bukura të Durrësit, ku çdo grupmoshë do të gjejë hapësirën e saj të munguar prej dekadash në infrastrukturat e vjetra dhe të rrënuara tashmë. 

Kryeministri u shpreh se Spitalla nuk do të jetë më kënetë, por një lagje supermodel, ku çdo gjë do të ndërtohet nga e para me standarde europiane.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët që janë në pritje të hyjnë në shtëpi, në apartamente, ta shohin që këtu nuk bëhet fjalë për ardhje në kënetë, këtu bëhet fjalë për ardhje në një lagje supermodel. Pa diskutim do të jetë lagjja më e bukur e Durrësit, pasi këtu do të ndërtohet gjithçka nga e para dhe nuk do të ketë nga ato ndërtimet e së kaluarës, një pa leje këtu e një pa leje atje.  Infrastruktura do të jetë e gjitha me standarde si në lagjet europiane. Nga pikëpamja e kubaturave dhe arkitekturës flet vetë projekti. Do të jenë të jenë të gjithë hapësirat e nevojshme për parkingje. Shkolla kopshti, çerdhja, qendra shëndetësore, plus lidhja që do të bëhet me magjistralen, do të jetë një nga ato lagjet rezidenciale që janë jo në zemër të qytetit, po që janë në kufij të tij dhe janë të preferueshme nga pikëpamja mjedisore. Me EkoParkun, me Parkun Fotovoltaik që do të prodhojë energji të pastër diellore, me Zonën Ekonomike që është poshtë, me kampusin universitar dhe me stadiumin e ri, është e gjitha një botë e re që po lind këtu dhe po zhvillohet. Brenda paraverës së ardhshme do të jetë një realitet.

Të gjithë ata që do të marrin apartamente këtu, do të vazhdojnë të qëndrojnë me qira në apartamente të paguara nga shteti. Ndërkohë të gjithë ata që do të dëshirojnë të hyjnë në apartamente, duke lënë gjënë e tyre do të marrin 100% të kubaturës që kanë. Çka është më e rëndësishme, kush do të vijë në këtë lagje do t’i  bëjë një dhuratë të madhe fëmijëve të vet, sepse çfarë ne kemi trashëguar në shumë vite zhvillimi kaotik, në përgjithësi, ka goditur më fort pikën më të dobët, që janë fëmijët, pasi s’ka hapësira e s’kanë mundësi që të dalin dhe të lozin nëpër lagje të pakërcënuar nga kaosi dhe nga makinat. Çdo gjë këtu për fëmijët do të jetë fantastike. Edhe për të moshuarit do të jetë fantastike, sepse edhe nga pikëpamja mjedisore, edhe nga pikëpamja e cilësisë së ajrit dhe e shëndetit është shumë më mirë këtu sesa në qendër. Pa llogaritur faktin që sot e gjithë ditën, kush është afër portit jeton në një zonë të ndotur, që edhe ajo do të marrë fund. Porti tregtar do të spostohet komplet tutje dhe aty do të bëhet një port turistik që do të jetë shpëtimi.

Ne nuk e kemi zotësinë të rregullojmë cilësinë e diellit. Këtë zotësi e kanë ata që i premtuan Durrësit rritjen e cilësisë së diellit dhe i lanë vatra kancerogjene nga të katër anët. Por ne kemi mundësinë që të themi sot, me plot gojën që cilësia e ajrit në Durrës do të jetë e përmirësuar në mënyrë eksponenciale dhe cilësia e jetës në Durrës do të jetë përmirësuar në mënyrë eksponenciale. Me investimet e mëdha, qoftë publike, qoftë private dhe me investimin kryesor afro 2 miliardë euro në port, Durrësi do të hyjë në këtë dekadë në hartën e Mesdheut si një nga pikat në tokë nga Mesdheu ndër më të preferuarat. Kjo nuk diskutohet”, u shpreh kryeministri Rama.

Ora 13:04
"S'po na lenë me ju taku"- Rama në Durrës, batuta me qytetarët: Në foto me kryeministrin, fotografe kryetaren e bashkisë, burrin po se po, ça do më?

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Durrës, ku inspektoi vijimin e procesit të vaksinimit si dhe rindërtimin.

Ai përshkroi në këmbë lagje të ndryshme në qytetin bregdetare, i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Emirina Sako, ndërsa përshëndeti e takoi edhe qytetarët, disa prej të cilëve e pritën me thirrjet "rroftë Rama!".

Ndërkohë, një qytetare, në derën e biznesit të saj privat ku po qëndronte së bashku me bashkëshortin, iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë: "S'po na lejnë me ju taku".

Rama ia bëri me dorë të afroheshin, e madje bëri edhe një foto me ta që e shkrepi Sako, duke mos lënë pas edhe batutat.

"Si jeni? Jepja telefonin të na bëjnë fotografi. Fotografe kryetaren e bashkisë, fotorafi me kryeministrin, burrin po se po, ça do më?", i tha Rama qytetares.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 26/03/2021 18:09

    Ça eshte kjo ndarje sipas profesioneve??? Më duket diskriminuese! Çdo profesion ka rendesine e vet! Ndarja ne grup mosha do ishte me e mira dhe me socjalja dhe nuk do linte shteg per abuzime!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre