Rama me studentët në Gjirokastër: Të rinjtë nuk duan punë por 'rrogë shteti'

Kryeministri Edi Rama u takua sot me studentë në Universitetin "Eqerem Cabej" të Gjirokastrës. Ai shoqërohej nga ministrja e arsimit, Besa Shahini. Rama foli për të rinjtë që ikin nga vendi, problem i cili sipas tij nuk vjen nga qeverisja por nga mungesa e vullnetit të të rinjve. Kryeministri deklaroi se të rinjtë refuzojnë punën në privat dhe priren të aspirojnë një 'rrogë shteti'

"Unë them se nuk është puna në shtet e vetmja zgjidhje për njeriun që është i papunë. Të gjithë mund të kërkojnë punë shteti apo punë në sektorin privat. Të rinjtë sot duan 'rrogë shteti' nuk duan punë. Por nuk fus njerëz në punë. Të rinjtë e refuzojnë punën e privatit sepse thonë dua të punoj jo të bëhem sklalv. Por zgjidhja nuk është vetëm aspirimi i një pune në shtet", deklaroi Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 19/03/2019 12:48

    Kur mbaron shkollen nuk aspiron shtetin, por pune Ku te respektohet kontrata e punes, orari, pushimet, dhe per femrat te mund edhe te sjellin ne jete femije. Pas lindjes se femijes me flaken ne rruge pavarsisht se ne shtatzani punoja deri ne 10 te darkes po te ishte nevoja . te kontrolloje shteti ne private respektimin e kontrates se punes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale