Rama: Nuk i përdorim telefonat për t'ju pyetur se kë do votoni, por që të keni në dorë shtetin! Meta e Berisha gati të djegin vendin, për pushtetin e tyre

TIRANË- Mandati i tretë, për kryeministrin Edi Rama nuk është për të marrë pushtetin, por për të vijuar punët në të mirë të Shqipërisë. Kjo, sipas Ramës është edhe diferenca mes tij dhe kundërshtarëve politik, specifikisht Sali Berishën dhe Ilir Metën. Për Ramën, kjo dyshe është e gatshme që t’i ‘vërë flakën vendin’ për të marrë pushtetin. Nga nga Cërriku, kryesocialisti tha se në mandatin e tretë synohet mes të tjerave për të bërë një shtet digjital, ku i gjithë të jetë në mënyrë elektonike.

E këtu nuk kurseu edhe akuzat për PD-në duke thënë se ndryshe nga ata, celularin do e përdorin jo për të pyetur qytetarët se për kë do të votojnë, por për të mirën e tyre “të kenë shtetin në dorë”.

Më herët, nga Gramshi i vendosur në një peisazh me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, Rama dha disa mesazhe shumë të forta në një bashkëbisedim me të rinj dhe të reja të këtij qyteti.  Ai  u shpreh se sot Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte para 7-8 vitesh por që është larg së qeni ëndrra e të rinjve.

"Vetëm duke u përballur sy më sy me sfidat ato mund të fitohen. Duhet luftuar për t'i zgjidhur gjërat. Jo duke u ankuar apo duke fjetur gjumë", tha Rama.

Të rinjve të Gramshit, Kryeministri Rama ua bëri të qartë rrugën e progresit dhe suksesit në jetë. Ai tha se puna dhe djersa e përditshme të çon në majë.  Rama tha se luftën me COVID mund ta fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse. Sipas tij "nuk ka shans" që të tjerët të mund ta kryejnë procesin e vaksinimit sikurse po vijon tani, për të fituar betejën me virusin. Ndërkohë që duke komentuar premtimet e opozitës tha se shqiptarët të tilla premtime i kanë dëgjuar nga Sudja, Vehbiu, Xhaferri. Sipas tij nëse këto do të funksiononin do t'i bënin edhe të tjerët.

"Asgjë nuk bie nga qielli përveçse shiu. Asgjë nuk del nga toka përveçse me sakrificë, me djersë, me punë", tha Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
Rama për opozitën: Çdo rrugë tjetër mund të jetë një katastrofe, i kemi provuar dy herë dhe kanë dështuar

Në një takim me gratë e qytetit në Elbasan, kryeministri Edi Rama nënvizoi se në këtë qytet janë bërë shumë gjëra.

Rama tha se nuk duam që të biem pre e kënaqësisë të atyre gjërave që janë bërë, por nuk ka një rrugë tjetër pasi çdo rrugë tjetër do të jetë katastrofë.

'Shqipëria për tu bërë e ardhmja jonë, nuk është më një iluzion, por është një horizont që ne e shohim. Janë bërë shumë gjëra në Elbasan, dua të them se është hedhur një bazë shumë e fortë për ta transformuar Elbasanin, për turizmin, për të rritur nivelin e të gjithë sipërmarrjes. Të gjitha këto janë një horizont i prekshëm dhe na duhet vetëm kurajo për të ecur para. Ne nuk duam të biem pre e kënaqësisë për ato që kemi bërë, por u them se nuk ka asnjë rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër mund të jetë një katastrofë, ata që duan të rikthehen janë po ato që i kemi provuar dy herë dhe të dyja herët kemi parë që prova ka dështuar.

Nuk duhet të ndodhë dhe nuk do të ndodhë, ne jemi të lehtësuar pasi kemi përmirësuar shumë shërbimin dhe përkujdesin për gratë dhe vajzat që qysh në momentin e parë ku ata shkojnë në shkollë. Në momentin kur shkojnë në universitet sot nuk u del njeri para. Është arritje e rëndësishme që ne nënave të reja u ofrojmë një kujdes të veçantë. Janë gjëra që duket sikur kanë qenë gjithmonë por janë gjëra që ne i kemi bërë bashkë. ne fund fare dua t'ju them se këtu në Elbasan ju jeni të gjitha të vetëdijshme se sa shumë është bërë për ta kthyer këtë qytet në një zonë të qetë, me rend me qetësi dhe siguri. Sa shumë është bërë që në këtë zonë të marrësh frymë lirisht. Sa shumë është bërë për të mundur që fëmijët të shëtisin të dalin, të luajnë në një qytet që deri dej nuk kishe mundësi të luaje e të ndjeheshe pjesë e komunitetit. këto janë arsye që tregojnë dhe provojnë se kush ka bërë këta mund të bëjë më shumë dhe se ka shumë akoma për të bërë. Kjo i ka bërë fuqia e bashkimit tonë për ta parë të ardhmen si sfidë dhe jo si fatalitet. Ky vend bëhet dhe ne do ta bëjmë me sesbën.'- tha Rama.

Ora 16:44
Rama: Shqiptarët t'mos bëjnë zgjedhje që i çojnë drejt greminës! Shqipëria kërkon punë, jo receta magjike! Realizuam vaksinimin masiv si askush tjetër rreth nesh

 

Gjatë një takimi me gratë në Elbasan kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët kanë bërë disa zgjedhje më përpara që i kanë çuar drejt greminës, e këtu e kishte fjalën për opozitën.

Referuar premtimeve të opozitës, Rama tha se ata po ofrojnë të njëjtën recetë, ndërsa për mazhorancës tha se zgjedhja është e qartë, pasi punojnë pa lodhje që të ecin përpara.

"Disa herë shqptarët kanë bërë zgjedhje që i kanë çuar drejt greminës duke i tërhequr për hunde nga udhëheqës të papërgjegjshëm që i kanë bërë mish për top. Kanë shkar pas haxhi qamillit dhe më pas janë parë të rrethuar nga falkët. Më pas kanë shkuar pas sudes, vebiut xhaferrit.

Ata që duhen të rikthehen po u ofrojnë të njëjtën recetë, na jepni vtën e do u jhapim kaëq mijë neuro atje, atje atje.... e miklion e qindra miliona. Si mund të jetë kështu si mund të ndodhë kështu. Si mundet të ketë njerëz të besojnë akoma në këto. Zgjedhja me ne është shumë e qartë të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje, të ngjitemi, pa rënë pre e mërzisë e rezistencës së kundërt që i vjen çdokujt që sfidon për të shkuar më tutje.

Ne jemi ata që realizuam vaksinimin masiv si askush tjetër rreth e rrotull nesh. Për detyrë e kemi të ndërtojmë shtëpitë e atyre që mbetën në qiell të hapur. Pikërisht se  e kemi për detyrë ne nuk flemë, nuk dorëzohemi, këmbëngulim... ta bëjmë detyrëm si duhet", tha Rama.

Kryeministri ka dhënë dhe një mesazh për gratë duke thënë se Shqipëria për tu bërë e ardhmja jonë kërkon shumë punë dhe jo me receta magjike.

"Ka ende shumë për të bërë por kemi bërë shumë. Ne kemi plot gra dhe vajza që drejtojnë në administratë. Historitë e suksesit të grave dhe vajzave janë shumë më tepër sot se në të shkuarën. Apeli im për gratë që duke qenë gjysma më e mirë në çdo çift duke qenë themeli i çdo shtëpie, shtylla në çdo familje, gratë dhe vajzat janë të parat që duhet të kuptojnë dhe duhet të bëjnë të tjerët të kuptojnë se Shqipëria për tu bërë e ardhmja jonë kërkon shumë punë dhe jo me receta magjike. Kërkon që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar", shtoi Rama.

Ora 16:24
Rama takim me gratë ne Elbasan, Kushi: Siç kemi arritur barazi gjinore në qeveri, do ta shtrijmë në të gjitha nivelet

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me gratë në Elbasan në kuadër të fushatës elektorale. Gjatë fjalës së saj Evis Kushi tha se PS do të mbështesë gratë dhe vajzat.

"Elbasani pret me padurim që pas fitore së 25 prillit të fillojnë projektet. Ne do të bëjmë akoma dhe më shumjë she për të mbështetur gratë dhe vajzat. Ashtu siç kemi arritur barazi gjinore në qeveri në administratë ne do ta shtrijmë në të gjitha nivelet. Për këtë na duhet mbështetja juaj. Në 25 prill të votojmë për të ardhmen dhe jo për të shkuarën", tha Kushi.

 

Ora 15:49
Rama: Nuk i përdorim telefonat për t'ju pyetur se kë do votoni, por që të keni në dorë shtetin

 

Kryeministri Edi Rama tha se ai nuk është nga ato kryeministër që u kthen shpinën votuesve pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Kur mbarojnë zgjedhjet nuk i kthej kurrizin njerëzve, por e them me krenari që kam shëtitur Shqipërinë më shumë se të gjithë kryeministrat së bashku që kur u krijua shteti shqiptar, ne duam që çdo telefon të funksionojë që ne shteti t’ua zgjidhim hallin, jo që t’ju marrim në telefon me kë je, për kë do votosh”, tha Rama.

Ora 15:41
Rama: Arsyeja përse u ktheva nga emigracioni

 

Kryeministri Edi Rama në takimin në Cërrik, ka rrëfyer edhe arsyet se përse është rikthyer nga emigracioni. Sipas tij, nuk ka qenë kurrsesi dëshira për pushtet.

“Mua nga emigracioni nuk më ka sjellë ndonjë nevojë që të gjejë punë si ministër, s’më ka futur në politik halli se s’dija të bëja punë të tjera, nuk ishte pasioni im i parë, po mua më ktheu nga emigracioni bindja se maja ku Shqipëria duhet të ngjitet është e arritshme dhe se nëse shqiptarët arrijnë të rezistojnë kur ndjejnë lodhje, arrijnë të besojnë kur janë të mërzitur, të durojnë, kur ndjejnë kundërshti ajo majë jo vetëm është e arritshme, por ne mund dhe do ta arrijmë, Shqipëria mund dhe do të bëhet kampionë e krejt Ballkanin, në digjitalizimin, turizëm, agroturizëm, duhet punë e durim e kohë. Ato që komentojnë nga Belgjik, Austria, nuk duhet ta harrojnë se atje nuk vidheshin dritat para disa vitesh, nuk ishin të bllokuara kanalet vaditëse, nuk vidhej uji, nuk ishin gjykatës e prokuror shitësa të drejtësisë, ato janë bërë me dekada, ne nuk kemi nevojë për shekuj, sot teknologjia, shpejtësia e lëvizjes është ndryshuar, ne na duhet vetëm kjo dekadë ku kemi hyrë dhe të mos kthehemi pasi dhe të pendohemi. Ne mund ta bëjmë Shqipërinë gur të rëndë në vendin e vend, prandaj 25 prilli nuk është vetëm personale, por shumë më tepër se kaq”, tha Rama.

Ora 15:40
Rama: Meta e Berisha janë gati të djegin Shqipërinë, për pushtetin e tyre

 

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar edhe Ilir Metën dhe Sali Berishën, sipas së cilit janë e keqja e këtij vendi.

“Ato kur nuk kanë pushtetin nuk lënë gjë pa i bërë Shqipërisë, janë gati edhe ta djegin për pushtetin tyre, ashtu si  kurse nuk lënë fjalë pa thënë kur flasin për të huaj, ne nuk duam Shqipërinë për pushtetin, por që pushteti të jetë për të rinjtë”, tha Rama.

Ora 15:23
Rama nga Cërriku kritika për grumbullimet e Bashës: Nuk duam që asnjë shqiptar të humbasë jetën për shkak të zgjedhjeve

 

Kryesocialisti Edi Rama ka komentuar sërish takimet elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se ka vënë interesat vetjake mbi ato të vendit. Rama tha se synimi i tyre është që asnjë shqiptar të humbasë jetën për shkak të zgjedhjeve, referuar këtu grumbullimeve në kohë pandemie.

“E kemi të pamundur të harrojmë që shëndeti është mbi të gjitha dhe e kemi të pamundur të ndajmë luftën e përditshme, përnatshme dhe qëllimi ndaj kësaj lufte është kryesore, prandaj i shohim me frikë, keqardhje ato grumbullime të çartura me flamur, e dy gishta, gjoja spontane se kemi parë se çfarë ka ndodhur në vende fqinje, numrat janë rritur, largqoftë viktima. Nuk duam që asnjë shqiptar të humbasë jetën për shkak të zgjedhjeve, ne duam të fitojmë luftën me armikun e padukshëm, është një luftë që Shqipëria po i rikthen buzëqeshjen mijëra gjyshërve, po i heq ankthin e tmerrshëm dhe prej ku ne do dalim të fituar më të fortë dhe më shpejt se shumë të tjerë. Sigurisht që do flasim për c’ka kemi bërë dhe c’duam të bëjmë, por sado të numërojmë gjërat që duam të bëjmë, në themelin e kësaj zgjedhje ka një pyetje shumë të qartë, do vazhdojmë të ngjitemi drejt asaj maje ku duam të çojmë Shqipërinë apo do ndalemi dhe të kthehemi pas”, tha Rama.

Ora 13:15
Balla: Edi Rama është pengesa e fundit e Saliut dhe Ilirit për të zhbërë gjithçka që është arritur deri më tani

Kryeministri Edi Rama dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Elbasanin Taulant Balla zhvilloi një takim me të rinjtë e Gramshit.

Teksa u ndal tek procesi i vaksinimit kundër Covid-19, Balla tha se ajo që e diferencon PS nga partitë e tjera është se për ta, fushata më e rëndësishme është ajo e fitores së luftës kundër këtij virusi.

“Elbasani është qarku me nivelin më të lartë të vaksinimit deri më tani. Ne do ta fitojmë këtë betejë sikurse kryeministri Rama deklaroi që në ditën e parë të kësaj lufte. Ne po bëhemi gati që në fund të majit dhe fillim të qershorit të hapim tërësisht ekonominë”, tha Balla.

Sipas numrit dy të PS, Gramshi ishte një “xhep” i harruar deri në vitin 2013, ndërsa sot falë Edi Ramës dhe PS, ky qytet po shndërrohet në një nyje kryesore të lidhjes mes Perëndimit dhe Lindjes së Shqipërisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS tha më tej se do t’u jepet një grant prej 5000 eurosh të gjithë emigrantëve që kthehen në Gramsh dhe kthejnë shpinë e tyre në një bujtinë.

Ndërsa u kujtoi të rinjve të Gramshit diferencën e bërë në zonë nga qeveria Rama dhe PS, Balla shtoi se ata nuk duhet të lejojnë rikthimin e Saliut dhe Ilirit.

“Luli është kot. Është një dordolec që ata e hedhin mes njëri-tjetrit. Iliri dhe Saliu janë aty për t’u rikthyer përsëri tek diplomat që shiteshin tek rruga e Kavajës. Edi Rama është pengesa e fundit e Saliut dhe Ilir për të zhbërë gjithçka që është arritur deri më tani”, përfundoi Balla.

Ora 12:23
Rama: Do jap mishin dhe shpirtin që Shqipëria të kapë majën

1618222609_rama.jpg

I pranishëm në një takim me të rinjtë në Gramsh, nga ku kërkoi një mandat të tertë, kryeministri Edi Rama tha se nuk e do atë për veten e tij, por në mënyrë që vendi të vazhdojë të eci përpara. Rama u shpreh se ai e di rrugën se si arrihet 'maja" dhe se është gati të japi "mishin dhe shpirtin" në mënyrë që Shqipëria të shkojë atje.

"Nuk e dua pushtetin për veten tënde. Nga pikëpamja personale unë kam arritur t'i shoh të gjitha këto maja, qëndroj këtu sepse nga emigracioni më ka sjellë maja që kam parë për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Sa kohë që shumica e shqiptarëve duan të ngjiten në atë majë, unë e di si ngjitet dhe jam këtu për të dhënë mishin dhe shpirtin për të kapur atë majë. Ka një dallim të madh mes nesh dhe atyre, ne jemi forca e karakterit të të gjithë atyre që nuk e kanë mëngjesin një rrugë nga shtëpia në kafe, por të atyre që mendojnë se çfarë do nxjerrin me punë për familjen e tyre. nuk ka receta çudibërëse, shtysa që mua më nxjerr çdo ditë nga shtëpia, është që të bëj gjithçka mundem që Shqipëria të jetë më mirë nesër. Të rinjtë që mendojnë se të gjithë politikanët janë njësoj dhe i kthen shpinën kutisë së votimit, nuk do merret politika me të pas shpinës. Nuk merresh ti me politikën, merret politika me ty. Po mos ishte politika, nuk siguroheshin vaksinat, fondet e rindërtimit. Politika ka bërë shumë gjëra të këqija në historinë e njerëzimit, po pa politikën, kurrë njerëzimi nuk kishte arritur këtu ku ka arritur", tha Rama.

Ora 12:11
Rama: Premtimet e opozitës shqiptarët i kanë dëgjuar nga Sudja, Vehbiu e Xhaferri! Bota është e guximtarëve dhe e punës

 

Të rinjve të Gramshit, Kryeministri Rama ua bëri të qartë rrugën e progresit dhe suksesit në jetë. Ai tha se puna dhe djersa e përditshme të çon në majë.

"Këto projektet e opozitës shqiptarët, prindërit tuaj, i kanë dëgjuar nga Sudja, Vehbiu, Xhaferri. Nëse këto do të funksiononin do t'i bënin edhe të tjerët. Ndërkohë që vendet e zhvilluara kanë arritur këtu ku janë me punë çdo ditë, duke fituar çdo ditë ato sfidat e vogla që bëjnë diferencën. Asgjë nuk bie nga qielli përveçse shiu. Asgjë nuk del nga toka përveçse me sakrificë, me djersë, me punë.

Jeta është një malore dhe kjo botë e guximtarëve, e njerëzve të vendosur dhe atyre që nuk tallen dhe jo të atyre që e bëjnë suksesin e lehtë. Ne sot duhet të bashkohemi, të ndajmë shumë qartë rrugët mes rezistencës, punës, durimit, vendosmërisë, kurajës, sakrificës dhe asaj që kemi parë në të shkuarën", tha Rama.

Ora 12:06
Rama nga Gramshi: Luftën me COVID mund ta fitojë vetëm shumica jonë qeverisës, me të tjerët harrojeni

1618221213_Screenshot2.jpg

I pranishëm në Gramsh, në një takim me të rinj, kryeministri Edi Rama tha se luftën me COVID mund ta fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse. Sipas tij "nuk ka shans" që të tjerët të mund ta kryejnë procesin e vaksinimit sikurse po vijon tani, për të fituar betejën me virusin.

"Këtë luftë me COVID do ta fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, harrojeni me ata të tjerët se vaksinimi do kryhet siç po e kryejmë e do e kryejmë ne deri në fund. Harrojeni se Shqipëria që po ndërtojmë me shumë mund, nganjëherë edhe duke u rrëzuar e duke gabuar, mund të bëhet nga një tjetër forcë. Nuk ka forcë tjetër që mund ta bëjë Shqipërinë përveç bashkimit të shqiptarëve që besojnë te puna, mundi dhe jo te rruga e shkurtër. Nuk ka shans tjetër, çdo gjë tjetër është provuar, është përsëritur kaq shumë në histori", tha Rama.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poli: 12/04/2021 19:32

    Edhe kush flet, ky puntori i madh. Thuj shyqyr qe rastise te ishe femije komunistesh, dhe ua mbushi partia bythen me shtepi, pune e para. Flet dhe per punun ky surrat qe se ka haberin nga lidhet gomari.

    Përgjigju
  • FRED: 12/04/2021 17:34

    edhe ty te kemi provuar, te gjithe plehra jeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat