Rama: Mediat e Berishës, presion

Rama: Mediat e Berishës, presion
TIRANË – Kryetari i PS Edi Rama risolli në vëmendje përplasjen mes tij dhe mediave që kryesocialisti i cilëson si pro – qeveritare për komunikimin me një ish të përndjekur politik, Dod Miri.
Në blogun e tij, edirama.al, kryetari i PS deklaron se mediat e pushtetit, sipas tij kanë bërë presion tek ish i burgosuri.
“Dod Miri nga Gurëzi i Laçit me 22 vjet burg e 11 të pushkatuar në familje, më çoi një mesazh ku më shprehte kënaqësinë për propozimin e PS për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë e shtonte se, pas shumë vitesh zhgënjime, do të mbështesë Partinë Socialiste. Unë e lexova mesazhin e tij në një takim me të rinjtë dhe për rrjedhojë ai moment u transmetua nëpër televizione’, shkruan Rama.
Por, disa ditë më pas, Dod Miri pas presioneve, në një intervistë për mediat pro pushtetit, i ka mohuar ato.
“Deklarata e tij natyrshëm u përcoll të nesërmen në gazetat e atyre që në fakt e kishin detyruar plakun e shkretë të mohonte veten, duke e kërcënuar se do t’u qepeshin pas njerëzve të familjes së tij e do u hiqnin bukën e gojës duke i flakur nga puna”, e përfundon Rama komentin e tij.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha

SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha