Vizitat zyrtarë të kryeministrit Rama dy ditë në Turqi dhe nesër në Athinë, nga sekretari organizativ i PS, Arben Pëllumbi shihen të ndara mes tyre edhe pse janë ngjitur njëra pas tjetrës. Në emisionin "Repolitx", Pëllumbi duke iu përgjigjur deklaratave se Rama po luan ndërmjetësin mes dy shteteve, tha se do të dëshironte që kryeministri ta kishte ngritur politikën shqiptare aq sa të ishte ndërmjetës mes Turqisë dhe Greqisë, por nuk është kjo.
"Dy udhëtimet nuk kanë lidhje me njëri tjetrin, në të parin Rama ishte edhe ministër i Jashtëm dhe kishte drejtimin e OSBE. Në këtë rast kanë qëlluar të jenë ngjitur me njëra-tjetrën, nuk kemi pse shohim gjithmonë pas konspiracionit sikur çdo ndodh. Do doja që Rama ta kishte ngritur politikën shqiptare aq sa të ishte ndërmjetës mes Turqisë dhe Greqisë, por nuk është kjo ", tha Pëllumbi.
Ndërsa Haxhinasto i shikon këto marrëdhënie më shumë si personale Rama-Erdogan se sa marrëdhënie shtetërore. Ai tha se duhet transparencë për marrëveshjet e arritura dhe se partneriteti strategjik me Turqinë për të duhet të fokusohet në ekonomi dhe fushën e sigurisë.
"Duhet të ketë një transparencë më të madhe për atë që është arritur dhe nënshkruar. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos abuzojmë me marrëdhënien e rëndësishme me Turqinë dhe as të mos e frymë dhe as të mos e komprometojmë atë sikur po i bëjë kërshëllik BE. Duhet të jemi shumë të qartë për substancën që na japin marrëdhëniet e partneritetit strategjik. Ne këto partneritete i kemi me ato vende ku kemi edhe partnerit politik ku përfshinë demokracinë dhe vizionin për të ardhmen, ne kemi vlerat e BE dhe në konceptin tonë nuk ka përputhje me Turqinë. Jam dakord që me Turqinë të kemi partneritet strategjik ekonomik dhe në fushën e sigurisë se të dy jemi anëtarë të NATO-s, por po flasim për marrëdhënie shtetërore dhe jo personale Rama-Erdogan", tha Haxhinasto.
Lajmi kryesor:
Repolitix/Haxhinasto paralajmëron protesta pas 25 prillit: Po u prek vota do këtë reagim të madh popullor! Reagon Arben Pëllumbi: Kush shkel ligjin dënohet (VIDEO)
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor, 14:47
-
SHBA/ Komisioni i Etikës akuzon ish-ligjvënësin e Floridas, Matt Gaetz se pagoi rregullisht për seks, përfshirë një minorene
24 Dhjetor, 14:45
-
Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
24 Dhjetor, 13:12
-
Mori çantën e shpinës me dhurata në stacionin e trenit, Parashqevi Simaku i bëri kërkesë gazetares: A mund të më gjeni vajzën që e ka bërë këtë
24 Dhjetor, 12:59
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të tejkalojë zgjuarsinë e njerëzve brenda vitit 2030
24 Dhjetor, 09:15
-
E zënë ethet, ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital me temperaturë të lartë
24 Dhjetor, 07:08
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor, 22:52
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump
23 Dhjetor, 20:39