Protestat e dhunshme të ndodhura në kongresin amerikan Calitol Hill krijuan një pamje që për shqiptarët nuk janë diçka e re, një pamje 'alla-shqiptarçe' që mbizotëron në çdo protestë të opozitës. Gjatë debateve në emisionin "Repoltix" në Report Tv, ish ministri i Jashtëm i LSI-së, Edmond Haxhinasto bëri një deklaratë të fortë duke paralajmëruar se këto protesta do të vijojnë edhe pas 25 prillit nëse do të preken zgjedhjet e lira. Haxhinasto shprehet se nëse preket vota e lirë do të ketë një reagim të madh popullor.

"Nëse do të preken zgjedhjet e lira të 25 prillit do të ketë protesta shumë të forta, protesta në mbrojtje të votës së lirë dhe demokracisë. Në Shqipëri ka një ndërgjegjësim shumë të madh qytetar që duhet të ketë një rotacion politik, që sistemi duhet ta mbrojmë të gjithë dhe demokracia është e brishtë dhe duhet mbrojtur. Këtë na e tregoi edhe Amerika. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm që nëse zgjedhjet nuk do të jenë të lira do të ketë një reagim popullor të madh", tha Haxhinasto.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretari organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi i cili tha se nëse do të ketë tjetërsim të rezultatit, sigurisht që do të ketë reagim popullor.

"Nëse ka tjetërsim të rezultatit dhe nuk ka pasur zgjedhje të lira do të ketë reagim popullor, por nuk është kjo që na mëson Amerika, pasi kur ka fakte që është vjedhur vota si në 96, 2011 ku në tavolinë u ndryshua rezultati sigurisht që do të ketë reagim popullor. Oor në SHBA nuk ka prova, or ata dolën për të mbështetur Trump", tha Pëllumbi.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:20
Dhuna në kongresin amerikan, Hajdaraj: Përgjegjësi e institucioneve ligjzbatuese (VIDEO)

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdaraj e cilësoi dhunën në kongresin amerikan si përgjegjësi të autoriteteve ligjzbatuese, duke thënë se duhet zbuluar nga SHBA se si u lejuan ata protestues të armatosur të futeshin brenda. Në emisionin "Repolitix", Hajdaraj tha se ajo ngjarje është e paprecedentë dhe se faji ishte i autoriteteve ligjzbatuese.

"Ajo që ka ndodhur në SHBA është përgjegjësi e autoriteteve ligjzbatuese. Ajo që ka ndodhur atje është e paprecendentë, kanë qenë njerëz që janë afruar, të paarmatosur dhe është përgjegjësi e autoriteteve. Po të kishin funksionuar autoritetet që ruajnë kongresin ajo ngjarje nuk do ndodhte", tha Hajdaraj.

Ora 23:10
Rama mes Ankarasë e Athinës/ Pëllumbi: Kryeministri nuk është ndërmjetësi mes dy vendeve! Haxhinasto: Partneriteti strategjik me Turqinë duhet të jetë ekonomik (VIDEO)

Vizitat zyrtarë të kryeministrit Rama dy ditë në Turqi dhe nesër në Athinë, nga sekretari organizativ i PS, Arben Pëllumbi shihen të ndara mes tyre edhe pse janë ngjitur njëra pas tjetrës. Në emisionin "Repolitx", Pëllumbi duke iu përgjigjur deklaratave se Rama po luan ndërmjetësin mes dy shteteve, tha se do të dëshironte që kryeministri ta kishte ngritur politikën shqiptare aq sa të ishte ndërmjetës mes Turqisë dhe Greqisë, por nuk është kjo.

"Dy udhëtimet nuk kanë lidhje me njëri tjetrin, në të parin Rama ishte edhe ministër i Jashtëm dhe kishte drejtimin e OSBE. Në këtë rast  kanë qëlluar të jenë ngjitur me njëra-tjetrën, nuk kemi pse shohim gjithmonë pas konspiracionit sikur çdo ndodh. Do doja që Rama ta kishte ngritur politikën shqiptare aq sa të ishte ndërmjetës mes Turqisë dhe Greqisë, por nuk është kjo ", tha Pëllumbi.

 Ndërsa Haxhinasto i shikon këto marrëdhënie më shumë si personale Rama-Erdogan se sa marrëdhënie shtetërore. Ai tha se duhet transparencë për marrëveshjet e arritura dhe se partneriteti strategjik me Turqinë për të duhet të fokusohet në ekonomi dhe fushën e sigurisë.

"Duhet të ketë një transparencë më të madhe për atë që është arritur dhe nënshkruar. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos abuzojmë me marrëdhënien e rëndësishme me Turqinë  dhe as të mos e frymë dhe as të mos e komprometojmë atë sikur po i bëjë kërshëllik  BE. Duhet të jemi shumë të qartë për substancën që na japin marrëdhëniet e partneritetit strategjik. Ne këto partneritete i kemi me ato vende ku kemi edhe partnerit politik ku përfshinë demokracinë dhe vizionin për të ardhmen, ne kemi vlerat e BE dhe në konceptin tonë nuk ka përputhje me Turqinë. Jam dakord që me Turqinë të kemi partneritet strategjik ekonomik dhe në fushën e sigurisë se të dy jemi anëtarë të NATO-s, por po flasim për marrëdhënie shtetërore dhe jo personale Rama-Erdogan", tha Haxhinasto.