Pak orë para protestës së opozitës së bashkuar sonte në orën 20:00, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh me fjalët e Migjenit, duke thënë se çdo vikamë (e bërtitur) fillon e mbaron me heshtje dhe pastaj nis puna.

Në varrimin e idhujve të vjetër kumbonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari.

Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna. “Idhuj pa krena” – Migjeni”, shkruan Rama. 

Pas mesazhit të kryeministrit, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Presidenca po në rrjetet sociale po me vargjet e Migjenit duke vijuar përplasjet në distancë.

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka sjellë vargje të tjera të Migjenit si përgjigje "Qeshur rini, qeshu! Bota është e jotja!".


Postimi i kryeministrit Edi Rama



Postimi i zedhenesit te Presidentit Meta