“Sot jemi në kushtet kur qasjen ndaj arsimit duhet ta shohim më komplekse se kaq, si një qasje që nuk ka të bëjë metëm më cilësinë e teksteve, të mësimdhënies, apo marrëdhënieve mësues-nxënës, por si nja qasje që ka të bëjë me shoqërinë, për një rivendsoje të marrëdhënieve mes prindërve dhe shkollës. Këto janë pjesë të një zinxhiri i cili duhet të jetë i pandashëm. Sfida jonë është t’i bashkojmë këto pjesë, për të rritur cilësinë në secilën pjesë të lidhura me njëra-tjetrën.
Mjeti kryesor për ta bërë këtë është vullneti për ta depolitizuar sistemin. Përfshirja e publikut në këtë proces, është një aspekt i domosdoshëm. Besoj se në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave dhe mësuesve ne duhet të përdorim një mbrojtës tjetër, prindin. Vetëm përfshirja e prindërve është i vetmi moment ku me siguri mund të kapërcehet dashuria për cilëndo parti, pasi do bëhet përzgjedhja e mësuesve sipas aftësive, sipas meritokracisë. Në fokus është procesi i edukimit, diçka më shumë se procesi i informimit” tha kryeministri Rama.
Duke vënë theksin tek rëndësia e investimeve në arsimin, Rama tha se një sistem i shëndoshë arsimor ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të një vendi.
“Nxënësi është pasuri e vyer dhe e brishtë. Fati i talentit, varet nga puna me talentin. Në shkollë nuk është vetëm për të mësuar dhe për të marrë nota, por është motori kryesor i rritjes ekonomike. Cilësia e nivelin arsimor përcakton edhe ecurinë e zhvillimit ekonomik. Të investosh në arsim është sfidë e vështirë, pasi është investim për të ardhmen. Një e ardhme më e largët se mandati i një qeverie. Arsimi shpeshherë bie pre e keqtrajtimit, ku ra pre për vitë të tëra, pikërisht se nuk është materie që investimin në të e kthen në rezultat të prekshëm. Investimi në arsim nuk është vetëm financiar. Investimi në arsim ka të bëjë me vizion për shoqërinë dhe të ardhmen e saj, dhe me strategjinë që buron nga ky vizon, por dhe me vullnetin për ta bërë realitet atë. Sot është vetëm fillimi i një transferimi rrënjësor sa i takon qasjes ndaj burimeve njerëzore në fushën e arsimit, për të zgjedhur profesionistë që i meriton ku vend”, u shpreh kryeministri Rama.
Ai ka kritikuar abuzivizmin social, me cinizmin që rritet shumë më shpejt se të tjerat në shpirtin e fëmijës, në rast se ne këtë hendek jo vetëm nuk e mbushim, por e pranojmë siç është sot, hendek i madh pa asnjë komunikim. "Mësuesi nuk di çfarë ndodh me fëmijën në shtëpi, prindi s’di çfarë ndodh me fëmijën në shkollë. Prindi është i vetëm se nuk është komunitet për të marrë përsipër çfarë i takon e që s’mund t’ia delegojë të gjithë shkollën. Palët fajësojnë njëra-tjetrën dhe secila palë sheh punën e saj me një çmim dhe kosto që rritet për vendin tonë dhe gjeneratën tonë nesër. Partneriteti i domosdoshëm për të bërë ndarjen mes arsimit dhe politikës", theksoi kryeministri.
Politikën Rama e ka parë si kapje të sistemit, që në vend që të garantojë, por që siguron vetëm të ardhmen e disave, jo politikë si parim, por si pazar, që shpërdoron talentin e gjithkujt. "Jo politika që shfrytëzon këto problem për veten e saj. Nuk do ketë më në oborret e shkollave mitingje të kryeministrit për t’iu ankuar kalamajve se ç’po heq populli nga opozita apo sa shumë suksese po prodhon qeveria. S’do ketë më drejtorë shkollash që i marrin në telefon me fjalët: shpejt në miting, kuadrati filan klasa e pestë te pishat, klasa e gjashtë te Piramida, klasa e shtatë mes të dyjave. Nuk do ketë më arsye që asnjë mësues dhe asnjë prind të trembet, nëse opozita, s’po them kryetari s’e nuk e di kush është, por përfaqësues të opozitës duhet të bëjnë një takim, por rëndësi ka të mos bëhet në shkollë. Se çdokush duhet të ndihet i lirë se çfarë mendon mësuesi, drejtori, komuniteti i prindërve. Kështu mund të çlirojmë energji që kanë qenë tërësisht të ndrydhura", u shpreh kryeministri Rama.
Ai u ka kërkuar mësuesve, prindërve që të marrin pjesë, të krijojnë komunitet, forca shoqërore. "Po të ishte për të parë rehatin tim do ishte mirë mos flisja për këto punë, se nesër këto forca do t’i kisha përballë. Duke parë përtej një mandati është shumë e domosdoshme të ndodhë kështu, se është nëpërmjet bashkërendimit të ideve në hapësira të bashkëjetesës demokratike dhe qytetare që të mund të krijojnë forcë për të zmbrapsur kulturën e abuzimit, të shpartallimit të të gjitha vlerave dhe normave, që kanë fuqi zhbërëse", tha ndër të tjera Rama.
"Zgjedhja e drejtuesve arsimorë është e vështirë, por puna e tyre edhe pse thonë se këto janë farsa. Nuk ka asnjë arsye që të mendohet dhe besohet se janë farsa. S’ka nevojë për farsa, por për të bërë këtë që po bëjmë. Ligji na jepte mundësinë të vinim gishtin e të vendosnim, pa lexuar qindra provime me shkrim e kandidatura. Kjo është shprehje e vullnetit të mirë për të hapur një proces, që është vetëm kapaku i një libri që unë dëshiroj ta shkruajmë së bashku, siç jemi zotuar me komunitetin, prindërit", shtoi më tej kryeministri.
"Një luftë me barbarinë sociale që tani është përhapur nga të gjitha anët aq sa shumëkujt i duket normalitet boll që mos prekë atë vetë. Apo fryma që i përçohet fëmijës kur shkon në shkollë nga të katër anët e klasës. Për të hapur luftë ndaj asaj që deri sot kosto të llahtarshem, që mund të çojë në shkatërrim", deklaroi Rama.
Sipas ministres së Arsimit edhe përzgjedhja e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave do të bëhet në sajë të bashkëpunimit me këshillat e prindërve dhe kominitetin. “Që sot e tutje e vetmja zgjedhje e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave do të jetë nëpërmjet një komisioni ku do jetë të pranishëm këshillat e prindërve dhe vetë mësuesit. Është e papranueshme që fëmijët të dalin pa dije nga bankat e shkollës. Do përballemi me sfidat dhe betejat që kemi përpara për rivendosjen e dinjitetit të mësuesit dhe garantimin e cilësisë së arsimit për fëmijët. Partneriteti strategjik shkollë-familje-komunitet, synon që përtej mësimdhënies, ta bëjmë shkollën institucion ku mësohet qytetaria europiane”, vijoi ministrja Nikolla.
Këto deklarata kryeministri Rama i ka bërë gjatë aktivitetit të organizuar për përzgjedhjen e kreut të ri të Drejtorisë Arsimore për qytetin e Tiranës. Gara finale u zhvilluar në sallën e Universitetit të Arteve, ndërsa mes 48 kandidatëve garuan në finale 7 konkurrentë. Juria vendosi përzgjedhjen në krye të kësaj drejtorie të kandidates Mimoza Kuqi.
KREU I DAR TIRANË, NË GARË 48 KANDIDATË, NIKOLLA: TRANSPARENCË!
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla hapi sot garën finale tek Universiteti i Arteve ku do u prezantohen 7konkurrentët e përzgjedhur mes 48 kandidatëve për Drejtorinë Arsimore të qytetit të Tiranës. Ndërsa dy ditë më parë u zgjodh kreu i DAR për qarkun Tiranë. Po kështu ka përfunduar procesi final dhe përzgjedhja e drejtorëve të Drejtorive Arsimore në 11 qarqe të vendit. Ministrja Nikolla shprehu vendosshmërinë e qeverisë Rama-Meta për të vendosur standard të ri në arsim, si dhe për të luftuar korrupsionin në këtë sistem.
“Jemi të palëkundur për të vendosur një standard të ri në arsim. Vendosa të mos isha e vetme në përzgjedhjen e drejtuesve të Drejtorive Arsimore, por për ta ndarë atë me publikun. Këtë e bëjmë për të rritur transparencën, dhe për ta bërë publikun jo vetëm pjesëmarrës, por edhe vendimmarrës. Synojmë rritjen e cilësisë së arsimit, depolitizimin e shkollave, dhe krijimin e një shkolle të hapur ndaj komuniteteti, ku të gjithë aktorët të jenë të përfshirë. Do të ketë një proces të vazhdueshëm llogaridhënie për të rritur cilësinë e arsimit. Do t’i përgjigjemi familjeve duke u dhënë atë që i detyrohemi familjeve, cilësi në arsim, cilësi në edukim. Do të çlirojmë njëherë e mir shkollën nga politika dhe korrupsioni, si dhe arsimin nga mediokriteti dhe paaftësi”, u shpeh Nikolla.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)