Kryeministri Rama u shpreh se parashikohet që nesër moti të përmirësohet ndërsa pritet që dita të vijojë e qetë, megjithatë kreu i qeverisë theksoi se gatishmëria do të vijojë të jetë maksimale.
Rama ka theksuar se kontributi njerëzor ishte më i miri i realizuar ndonjëherë. Ndërsa Ministri i Energjisë, Drejtori i OSHEE, Gjenerali i Forcave të Armatosura kanë raportuar mbi situatën e përmbytjeve.
"Do doja tu falenderoja. Të gjitha strukturat në terren, posaçërisht ministrat e angazhuar drejtpërdrejtë në terren. Ajo që është më e rëndësishme është se nga pikëpamja e punës së bërë nga strukturat e shtetit në koordinim më atë të pushtetit vendor është arritur që çfarë ka të bëjë me kontributin njerëzor të bëhet si asnjëherë më parë. Nesër situata parashikohet të jetë më e qetë. Gatishmëria do të jetë maksimale, pasi këto janë parashikime. Deri tani kanë dalë të sakta, por sidoqoftë nuk mund të mbetemi vetëm tek parashikimet, por do të jemi në terren në të gjitha pikat ku është e nevojshme të ndërhyhet. Këto janë parashikime ndaj do të jemi në terren në të gjitha pikat ku është e domosdoshme", u shpreh Rama.