“Përpara disa kohësh kur ne filluam detyrën zhvilluam një anketim me një shënjestër të përcaktuar për të kuptuar se çfarë shikonin investitorët në Shqipëri si pengesat e tyre kryesore. Dhe për surprizën e shumëkujt, pengesën e parë për zhvillimin e mëtejshëm të punës dhe për zgjerimin e investimeve të tyre, sipërmarrësit shikonin mungesën e krahut të kualifikuar të punës, pastaj vinin me radhë gjykatat dhe burokracia, titujt e pronësisë dhe një pjesë fare e vogël shënonin barrën e taksave. Ishte momenti kur nisëm me shumë bindje atë që kishim përcaktuar në programin tonë, reformën e sistemit arsimor”, deklaroi Rama.
Arrsimi profesional tha Rama u braktis për shumë vite dhe u kthye jashtë rrugës së motivimit të të rinjve me një rrugë qorre me një frekuentim shumë të ulët dhe pa lidhje me tregun e punës’.
“Shkolla profesionale të degraduara që nuk kishin asnjë lloj baze materiale. Reforma në arsim nisi pikërisht me një ndarje mes arsimit të përgjithshëm që vazhdon nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe arsimi profesional nën kujdesin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Këto nuk janë të ndara nga njëra-tjetra në kuptimin e sfidës për të rritur mundësitë për punësim. Sepse edukimi është politika më e mirë dhe e vetmja për të rritur punësimin. Në arsimin profesional kemi ndryshuar rrënjësisht situatën e teksteve shkollore. Kemi bazuar të gjithë procesin në domosdoshmërinë për të nxitur konkurrencën dhe për të përcaktuar meritën si kriterin kryesor”, vlerësoi kreu i qeverisë.
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, ftoi prindërit të shohin nga afër panairin 3 ditor dhe të zgjedhin arsimin profesional si një alternativë të duhur shkollimi për fëmijët e tyre. "Të tregojë se ka aftësi, ka produkt, ka njerëz të shkëlqyer që mund të transformojnë këtë vend në vendet më të zhvilluara të rajonit qoftë për arsimin profesional, por edhe nga pikëpamja e biznesit dhe ekonomisë", tha Klosi.
5 shkolla profesionale janë binjakëzuar me ato italiane, ndërsa Ministri Klosi po bën përpjekje për akreditimin e diplomave të shkollave profesionale në vendet europiane.
Fjala e kryeministrit Edi Rama në çeljen e Panairit të parë Kombëtar të Shkollave Profesionale:
Redaksia Online
s.m/shqiptarja.com