TIRANE - Kryeministri Edi Rama i mungoi festimeve në Tiranë për Ditën e Verës. Ai ka anuluar pjesëmarrjen në aktivitetet e organizuara nga Bashkia e kryeqytetit për 14 marsin.
 
Në orën 08:40 zyra e shtypit njoftoi se kryeministri Edi Rama do t'i bashkohej festës  në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Por në 09:51 mbërriti njoftimi i dytë për gazetarët se shefi i mazhorancës nuk do të ishte i pranishëm.
 
Përgjigjen për këtë e dha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili nga qendra e festimeve në Tiranë, tha se Rama mungoi pasi ka ardhur vonë nga një udhëtim.
 
"I duhen 5 minuta kohë pushim në një Shqipëri që nuk të lë as një minutë kohë të pushosh", tha Veliaj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)