TIRANE – Partia Socialiste festoi sot 21 vjetorin e themelimit të saj. Në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e sotme, përveç aleatëve të PS merrnin pjesë edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Ettore Sequi, dhe ai i SHBA, Aleksandër Arvizu.

Partia Socialiste është forca më e madhe politike në vend, tha lideri i saj, Edi Rama. Ai shprehu një mirënjohje të thellë për kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.

Gjatë fjalës së tij, Rama u bëri thirrje të gjitha simpatizantëve socialistë që “të integrojmë Shqipërinë në BE si u integrua në NATO.

Po sot përfundoi edhe zgjedhja e kreut të ri të Forumit Rinor Euro Socialist Shqiptar (FRESSH), i cili do të kryesohet tashmë Elisa Spiropali.

(im/shqiptarja.com)