BELSH - Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e fushatës kandidatëve duke u ndalur në bashkinë e Belshit, ku tha mes të tjerash se do të japë mbështetje maksimale për bujqësinë në këtë zonë, duke u fokusuar në veçanti , në zgjidhjen e problemeve me kulturën e duhanit, që kanë fermerët e zonës.
"Jam së bashku me një tjetër mik shumë të çmuar, një njeri shumë të respektuar, profesor Edmond Panaritin, që është edhe Ministër i Bujqësisë, Arifi do të jetë krah për krah, edhe me mbështetjen time të plotë, për të zgjidhur më në fund edhe atë kancerin e duhanit, për të zgjidhur më në fund edhe atë hall të madh të të gjithë njerëzve punëtorë këtu, që mbetën peng i disa kompanive që kanë bërë çfarë kanë dashur, por po i vjen fundi edhe asaj historie. Ne do të vendosim kushte të qarta, kompanitë të fitojnë atë që i takon, por jo në kurriz të njerëzve dhe të familjeve që në fshat punojnë me duhanin", u shpreh Rama.
Kryeministri dhe njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte sot një miting elektoral në Belsh, ku mbështeti kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Arif Tafani.
Duke folur për opozitën, Rama u shpreh se, "dy herë që patën mundësinë ta qeverisnin Shqipërinë, një herë e fundosën në gërmadhën e piramidave dhe herën e dytë, për pak na hodhën në humnerën e borxheve dhe kolapseve energjetik. Por, akoma më keq, akoma më për turp, nëpër komunat ku drejtojnë, drejtojnë nëpërmjet ca agallarësh ordinerë, të cilët nuk kanë bërë asnjë punë tjetër përveçse janë marrë me grabitje pyjesh, me grabitje kullotash, grabitje tokash, me tjetërsime pronash, me grabitje fondesh. Unë po ju siguroj për një gjë, që pas 21 qershorit, kryetarët tanë të bashkive do të bëjnë auditimin e gjithë veprimtarisë së komunave dhe këta agallarët e Belshit do të ballafaqohen me drejtësinë".
"Agallarët e Belshit vazhdojnë të vijnë vërdallë e kërcënojnë njerëz dhe kujtojnë se njerëzit do ju shkojnë nga mbrapa. Nuk ju shkon askush nga mbrapa, kush dëshiron që ta investojë votën e vet për t'u bërë ndonjë punë e mirë për familjen e tij dhe për komunitetin", theksoi Rama.
Unë, vijoi kryeministri, "jam shumë i kënaqur për një fakt, që e bën këtë fushata më të bukurën që unë kam parë dhe unë kam parë jo pak fushata. Kjo është një fushatë ku si asnjëherë tjetër më parë ka një prani të jashtëzakonshme grash dhe vajzash, si asnjëherë tjetër më parë, gratë dhe vajzat edhe në zonat më të thella nuk po i presin zgjedhjet në shtëpi, por janë bërë pjesë e kësaj fushate. Ato janë kudo nëpër takimet e kandidatëve, nëpër dëgjesat publike, nëpër takimet e mëdha edhe nëpër sheshe, sepse si asnjëherë më parë, këto zgjedhje janë zgjedhje për gratë dhe për vajzat".
Prandaj, theksoi Rama, "unë dua t'i bëj një apele të gjitha zonjave dhe zonjushave që janë këtu prezente, nënave e vajzave të tyre, gjysheve, që në 21 qershor të shkojnë të votojnë dhe të marrin me vete një fqinje, një kushërirë, një të njohur, një shoqe pune, një kolege, këdo qoftë dhe të mos lënë grua dhe vajzë pa votuar në çdo fshat. Sepse në 21 qershor, për herë të parë, Shqipëria do të votojë për të hyrë në familjen e vendeve të qytetëruara, duke çuar 50 % gra dhe vajza në kuvendet e reja vendore".
Më në fund, nënvizoi kreu i qeverisë, "mbas kaq shumë vitesh mbaroi sundimi i burrave në këshillat e komunave, i ca të ashtuquajturve këshilltarë komunash që nuk kishin lidhje fare me komunitetin dhe me problemet e njerëzve, por kapnin ndonjë flamur partie rrugës, merrnin vota si të pavarur dhe merrnin peng kryetarin e komunës, duke i thënë më jep naftë të jap votën, apo më jep ndihmë ekonomike të jap votën për vendimet e kuvendeve vendore. Prandaj, unë jam i bindur se prania a e gjithë këtyre vajzave, barazia gjinore në kuvendet vendore do t'i japë shtëpisë së përbashkët, Bashkisë së re të Belshit, po atë ekuilibër që gratë dhe vajzat i japin shtëpisë në çdo familje. Duke pasur 50% gra e vajza, do të kemi 50% garanci se vendimmarrja do të jetë në drejtimin e duhur".
"Këto zgjedhje janë po aq të rëndësishme edhe për fshatin. Fshati ka votuar shumë herë në zgjedhje vendore për komunat, por asnjëherë më parë nuk ka pasur mundësinë që ka në 21 qershor. Komunat, edhe kur kryetarët e tyre kanë dashur të bëjnë punë, e kanë pasur shumë të vështirë, pasi komunat kanë qenë shumë të vogla, njësi të pafuqishme, me pak të ardhura dhe pa kompetenca. Ndërkohë që Arifi dhe Bashkia e re e Belshit do të jenë krah për krah me çdo familje në fshat, për të filluar për t'i dhënë fund krizës së ujitjes", tha Rama.
Këto zgjedhje, theksoi Kryeministri, "janë për familjen tuaj. Unë po ju them se gjithë ky tmerr që ju shikoni kur dilni nga shtëpia, që është rezultat i katër viteve katastrofë, me një kryetar bashkie pa lidhje fare me punët tuaja, është arsyeja pse ju duhet të votoni në 21 qershor. Në 21 qershor janë zgjedhjet për familjet tuaja, sepse brenda mureve të shtëpisë e keni vetë në dorë edhe pastërtinë, edhe qetësinë, edhe harmoninë, por sapo dilni nga muret e shtëpisë nuk është më në dorën e secilit, por është në dorën e bashkisë, sepse rruga është bashkia, sepse uji në shtëpi është bashkia, plehrat, transporti urban, lidhja me infrastrukturë është bashkia".
Sipas kreut të qeverisë, "të gjitha këto janë arsye që në familje të mos rrini e të mendoni që jam me këtë apo atë parti, por të mendoi që këtë letër e vlerë që është vota, ku do ta investoj, se vota është investim, kujt do t'ia besoj, kush do të ma kthejë këtë besim në zgjidhje të problemit që kam, se sa dal nga shtëpia bie në gropë bashkë me fëmijën e vogël, se nuk ka çerdhe, kopshte e shkolla e dinjitoze, siç ne prindërit i duam. Kush do jua zgjidhi këto? Vetëm Arif Tafani, vetëm Aleanca për Shqipërinë Europiane, me mbështetjen e fuqishme të qeverisë".
Fjala e plotë e Ramës në Belsh
Shumë faleminderit për këtë mikpritje të jashtëzakonshme, edhe pse koha është krejt e papërshtatshme, dhe temperatura është shumë e lartë, gjë që e bën edhe më të thellë mirënjohjen time për praninë tuaj këtu dhe për mbështetjen plotësisht të merituar që ju i jepni kandidatit tonë, Arif Tafani.
Me Arifin jemi miq prej shumë kohësh. Jemi njohur në rrugëtimin e përbashkët në Partinë Socialiste. Dua t’iu them se nuk ka qenë Arifi që ka kërkuar të jetë kandidati i Bashkisë së re të Belshit, por kam qenë unë që kam këmbëngulur që ai të pranojë këtë detyrë. Dhe kur Arifi më tha të mbështesim një të ri, sepse unë e kam bërë këtë detyrë dhe jo në një mandat, por në disa mandate, unë i thashë se Belshi nuk ka asnjë minutë për të humbur dhe asnjë eksperiment për të bërë. Neve na duhesh ti dhe na duhet eksperienca jote, sepse ne duam t’i japim një mbështetje të madhe gjithë kësaj zone, të harruar dhe të braktisur për kaq shumë vite. Kësaj bashkie të re, e cila është një model sesi mund të marrësh një territor dhe ta shkatërrosh tërësisht. Janë pesë komuna këtu, të cilat janë një dëshmi ulëritëse e faktit që Partia Demokratike është një forcë në parlament për llafe, por jo për punë, sepse kudo ku i jep një shesh, bën një përshesh.
Dy herë që patën mundësinë ta qeverisnin Shqipërinë, një herë e fundosën në gërmadhën e piramidave dhe herën e dytë, për pak na hodhën në humnerën e borxheve dhe kolapseve energjetik. Por akoma më keq, akoma më për turp, nëpër komunat ku drejtojnë, drejtojnë nëpërmjet ca agallarësh ordinerë, të cilët nuk kanë bërë asnjë punë tjetër përveçse janë marrë me grabitje pyjesh, me grabitje kullotash, grabitje tokash, me tjetërsime pronash, me grabitje fondesh. Unë po ju siguroj për një gjë, që pas 21 qershorit, kryetarët tanë të bashkive do të bëjnë auditimin e gjithë veprimtarisë së komunave dhe këta agallarët e Belshit do të ballafaqohen me drejtësinë.
Agallarët e Belshit, që vazhdojnë të vijnë vërdallë e kërcënojnë njerëz dhe kujtojnë se njerëzit do ju shkojnë nga mbrapa. Nuk ju shkon askush nga mbrapa, kush dëshiron që ta investojë votën e vet për t’u bërë ndonjë punë e mirë për familjen e tij dhe për komunitetin.
Të dashur miq,
unë jam shumë i kënaqur për një fakt, që e bën këtë fushata më të bukurën që unë kam parë dhe unë kam parë jo pak fushata. Kjo është një fushatë ku si asnjëherë tjetër më parë ka një prani të jashtëzakonshme grash dhe vajzash, si asnjëherë tjetër më parë, gratë dhe vajzat edhe në zonat më të thella nuk po i presin zgjedhjet në shtëpi, por janë bërë pjesë e kësaj fushate. Ato janë kudo nëpër takimet e kandidatëve, nëpër dëgjesat publike, nëpër takimet e mëdha edhe nëpër sheshe, sepse si asnjëherë më parë, këto zgjedhje janë zgjedhje për gratë dhe për vajzat.
Prandaj, unë dua t’i bëj një apele të gjitha zonjave dhe zonjushave që janë këtu prezente, nënave e vajzave të tyre, gjysheve, që në 21 qershor të shkojnë të votojnë dhe të marrin me vete një fqinje, një kushërirë, një të njohur, një shoqe pune, një kolege, këdo qoftë dhe të mos lënë grua dhe vajzë pa votuar në çdo fshat. Sepse në 21 qershor, për herë të parë, Shqipëria do të votojë për të hyrë në familjen e vendeve të qytetëruara, duke çuar 50 % gra dhe vajza në kuvendet e reja vendore.
Më në fund, mbas kaq shumë vitesh mbaroi sundimi i burrave në këshillat e komunave, i ca të ashtuquajturve këshilltarë komunash që nuk kishin lidhje fare me komunitetin dhe me problemet e njerëzve, por kapnin ndonjë flamur partie rrugës, merrnin vota si të pavarur dhe merrnin peng kryetarin e komunës, duke i thënë më jep naftë të jap votën, apo më jep ndihmë ekonomike të jap votën për vendimet e kuvendeve vendore. Prandaj, unë jam i bindur se prania a e gjithë këtyre vajzave, barazia gjinore në kuvendet vendore do t’i japë shtëpisë së përbashkët, Bashkisë së re të Belshit, po atë ekuilibër që gratë dhe vajzat i japin shtëpisë në çdo familje. Duke pasur 50% gra e vajza, do të kemi 50% garanci se vendimmarrja do të jetë në drejtimin e duhur.
Këto zgjedhje janë po aq të rëndësishme edhe për fshatin. Fshati ka votuar shumë herë në zgjedhje vendore për komunat, por asnjëherë më parë nuk ka pasur mundësinë që ka në 21 qershor. Komunat, edhe kur kryetarët e tyre kanë dashur të bëjnë punë, e kanë pasur shumë të vështirë, pasi komunat kanë qenë shumë të vogla, njësi të pafuqishme, me pak të ardhura dhe pa kompetenca. Ndërkohë që Arifi dhe Bashkia e re e Belshit do të jenë krah për krah me çdo familje në fshat, për të filluar për t’i dhënë fund krizës së ujitjes.
Së bashku me një tjetër mik shumë të çmuar, një njeri shumë të respektuar, profesor Edmond Panaritin, që është edhe Ministër i Bujqësisë, Arifi do të jetë krah për krah, edhe me mbështetjen time të plotë, për të zgjidhur më në fund edhe atë kancerin e duhanit, për të zgjidhur më në fund edhe atë hall të madh të të gjithë njerëzve punëtorë këtu, që mbetën peng i disa kompanive që kanë bërë çfarë kanë dashur, por po i vjen fundi edhe asaj historie. Ne do të vendosim kushte të qarta, kompanitë të fitojnë atë që i takon, por jo në kurriz të njerëzve dhe të familjeve që në fshat punojnë me duhanin.
Këto zgjedhje janë për familjen tuaj. Unë po ju them se gjithë ky tmerr që ju shikoni kur dilni nga shtëpia, që është rezultat i katër viteve katastrofë, me një kryetar bashkie pa lidhje fare me punët tuaja, është arsyeja pse ju duhet të votoni në 21 qershor.
Në 21 qershor janë zgjedhjet për familjet tuaja, sepse brenda mureve të shtëpisë e keni vetë në dorë edhe pastërtinë, edhe qetësinë, edhe harmoninë, por sapo dilni nga muret e shtëpisë nuk është më në dorën e secilit, por është në dorën e bashkisë, sepse rruga është bashkia, sepse uji në shtëpi është bashkia, plehrat, transporti urban, lidhja me infrastrukturë është bashkia.
Të gjitha këto janë arsye që në familje të mos rrini e të mendoni që jam me këtë apo atë parti, por të mendoi që këtë letër e vlerë që është vota, ku do ta investoj, se vota është investim, kujt do t’ia besoj, kush do të ma kthejë këtë besim në zgjidhje të problemit që kam, se sa dal nga shtëpia bie në gropë bashkë me fëmijën e vogël, se nuk ka çerdhe, kopshte e shkolla e dinjitoze, siç ne prindërit i duam. Kush do jua zgjidhi këto? Vetëm Arif Tafani, vetëm Aleanca për Shqipërinë Europiane, me mbështetjen e fuqishme të qeverisë.
Në 21 qershor votoni për familjen tuaj dhe për problemet jashtë gardhit të shtëpisë. Këto nuk janë zgjedhje për ato që thotë Partia Demokratike, na votoni për ne se do t’jua bëj pensionet si në Europë në 22 qershor, do jua bëjmë taksat më të ulëtat në botë në 22 qershor, na votoni se në 22 qershor do të bëhet deti kos dhe të gjithë do të marrin lugën.
Po ku mendojnë ata t’i gjejnë kaq shumë budallenj, sa t’ju shkojnë nga mbrapa, me një fushatë kaq budallallepsëse dhe të turpshme. Sepse është një fushatë e turpshme, të dalësh e t’u thuash qytetarëve në zgjedhje vendore, ku shkojnë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë, se do t’jua japim dritat qyl. Kush do t’jua japë dritat qyl, doktori i tyre këtu! Si dhe me se! Me stetoskop!
Me kë do t’i bëjnë këto gjëra?! Isha në Sarandë dhe pyes se çfarë pune bën kandidati i PD-së. Borizan, më thanë. Për shkollë, shkoi një vit në shkollë ushtarake. Shkova në Konispol dhe pyes edhe aty se çfarë pune bën kandidati i PD-së. Saldator, më thanë dhe nuk ka shkollë, por ka një saldatriçe. Dhe vazhdon loja. Shkoj në Vlorë. Kandidati i tyre jurist me Kristal. Me këta, në 22 qershor do bëhet hataja dhe ju do t’i keni dritat qyl, taksa jo dhe të gjithë do të marrin çfarë të duan! As Sudja, në qoftë se do të drejtonte sot Partinë Demokratike, nuk do të bënte një fushat kaq qesharake dhe nuk do t’i merrte njerëzit për budallenj, saç po i merr Luli.
Në 21 Qershor jepini Arifit besimin dhe të vazhdojmë punët, për të cilat keni nevojë.
Në mbyllje dua t’u them atyre që janë anëtarë të PD-së, nuk po ju them merrni teserën e PS-së apo të LSI-së, mbajeni teserën e PD-së. PD-ja ka lindur si forcë e madhe e shpresës, sot është në drejtim të paditur, por çështje kohe dhe PD-ja do ta gjejë drejtimin e duhur. Në 21 qershor, ju duhet të zgjidhni ose ta investoni votën për të zgjidhur problemet që ka nevojë çdo anëtar i familjes suaj, që i kanë nevojat njësoj, si familja që është me të majtën, si familja që është me të djathtën, ose të pranoni të bëni rolin e budallait e të votoni për PD-në me idenë se nuk do të gdhihemi në 22 qershor të 2015-ës, por do të gdhihemi në 22 qershor të 2015-ës. Ju siguroj për një gjë, që, në qoftë se e doni Partinë Demokratike, votoni Arifin, që edhe ata ta marrin vesh se duhet të vijnë në vete, se janë në drejtim të paditur.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO