Rama në Berat: Qeveria
të rishikojë lejet për guroret

BERAT- Gjatë një takimi në Berat kreu i PS Edi Rama i ka kërkuar qeverisë te rishikojë lejet dhe shfrytëzimin e guroreve në funksion të një plani më afatgjatë që sic u shpreh ai i hap rrugë zhvillimit të turizmit në këtë zonë.
“Shfrytëzimi i guroreve në Malin e Tomorrit sjell të ardhura-tha Rama- por këto të ardhura janë afatshkurtra, pasi në të ardhmen guroret do mbysin këtë mal, ashtu sic është mbytur cdo gjë e vyer në Shqipëri”.
Rama tha më tej se “degradimi i qytetit të Beratit nuk është degradim i sotëm, ai është në krye të herës, dramatik, dhe dëshpërues dhe do të vazhdojë të jetë i tillë në mungesën e vëmendjes që po vazhdon të tregohet”
Rama kërkoi që si për Beratin ashtu dhe për gjithë Shqipërinë qeveria të ketë një plan afatgjatë për turizmin dhe jo afatshkurtër.
Këto deklarata Rama i bëri gjatë një takimi të zhvilluar me autoritetet vendore të Beratit dhe mbështetës të PS. Rama shoqërohej në Berat nga Ilir Beqaj, Eduart Shalsi dhe Artan Lame.
(ns/jm/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave