ELBASAN - Aleanca për Shqipërinë Europiane është ndalur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku ka mbyllur edhe në këtë qytet fushatën elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit. Kryeministri Rama tha se është i bindur se në Elbasan, kandidati i majtë për bashki, Qazim Sejdini, do të marë një fitore të thellë.  

“Më 21 qershor në Elbasan për ne nuk bëhet garë, por një referendum në mbështetje të Qazim Sejdinit dhe ASHE-së”, - tha Rama.
 
Teksa fliste për përfshirjen e grave si asnjëherë tjetër në këto zgjedhje , Rama tha se ata janë drejtimi i duhur, ndaj dhe më 21 qershorë votohet për krenarinë e ligjshme të tyre.

Qazimi harroi të më thërriste sepse tashmë nuk ka nevojë as për mbështetjen time sepse jam i bindur që në Elbasan do të jetë fitorja më e thellë se në çdo qytet tjetër. Duke pasur 50 % grad he vajza në nivelin e parë të vendimarrjes në çdo komunitet është një hap përpara për të gjithë ne. Më 21 qershorë votoni për krenarinë e ligjshme të ço gruaje dhe vajze e cila është e përfshirë si asnjëherë tjetër në këto zgjedhje. Gratë dhe vajzat janë drejtimi i duhur për çdo shtëpi, ndaj dhe do jenë drejtimi i duhur edhe për çdo bashki, por edhe për burrat e tyre”, - tha Rama

Më tej, Rama tha se në fshat me reformën e re territorial janë ndërtuar 61 njësi me potenciale dhe mundësi të mëdha për tu transformuar e për të formuar kështu sëbashku 61 njësi në ekonominë kombëtare.
 
“Fshati ka një arsye të madhe për të shkuar në votime. Ata gjithmonë kanë shkuar të votojnë por asnjëherë nuk kanë marë mbrapsh investimin e tyre, investimin e tyre me votë. Ne me reformën historike kemi ndërtuar 61 njësi ekonomike me potenciale, me mundësi të mëdha për tu transformuar e për të formuar sëbashku ekonominë kombëtare”, - tha Rama.
 
Duke folur për punën e qeverisë në këto 2 vite, Rama tha se është i vetëdijshëm se ka edhe shumë gjëra për tu bërë në Elbasan dhe në të gjithë shqipërinë, por në këto dy vite sipas Ramës është bërë më shumë punë se sa në 20 vite të mara sëbashku.  

Unë nuk dua që askush të krijojë idenë që shqipëria që kemi sot është ajo që ëndërronim, që nuk ka familie që çohen në mëngjes me ankthin e sigurimit të bukës së gojës, jam i vetëdijshëm që ka shumë problem në ballafaqimin e njerëzve me zyrat e shtetit e që vazhdojnë të pengohen nga dora dhe fytyra e korrupsionit.  Pas 21 qershorit ne do të jemi edhe më të shqetësuar dhe do të jemi përballë një fakti që qytetarët presin shumë më tepër nga ne. Dhe shumëmë tepër do bëjmë për tja dalë sëbashku. Ajo që shqiptarët meritojnë është shumë më tepër se kaq. Unë e di më shumë se çdokush tjetër se janë dhe shumë punë për tu bërë. Jam njeriu i fundit që do i bie gjoksit e do them shih sa mirë e shih sa bukur. Jam i bindur po ashtu se ne në çdo sektor kemi dhënë provën e kthesës, jemi ende në ktesë, kemi ende shumë punë, kemi ende shumë punë, shumë sakrifica për të bërë”, - tha Rama .  
rama

Librazhd, Rama: Gurrën e gjetëm këtu, Kandidati i PD-së i importuar

Qyteti i Librazhdit ka qenë ndalesa e radhës e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ku ka mbyllur edhe aty fushatën elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit.

Kryeministri Edi Rama tha se kandidati i majtë për bashkinë e këtij qyteti Kastriot Gurra nuk është i impolrtuar si kandidati i PD-së, por është zgjedhur midis qytetarëve të Librazhdit. “E kemi gjetur midis jush këtu në librazhd dhe jo si kandidati tjetër i importuar. Atë lëreni të kthehet andej nga ka ardhur”, - tha Rama.
 
Ai është ndalur tek problematikat e fshatit, duke thënë se të gjithë ata që jetojnë atje tashmë do të kenë një derë ku të trokasin për të zgjidhur hallet që kanë.

Kemi bërë në të gjitha këto dit një fushatë të drejtpërdrejtë,  të sinqertë dhe të arsyeshme për tu dhënë të gjithë shqiptarëve arsyet pse është i rëndësishëm 21 qershori. Asnjë fushatë nuk ka qenë si kjo sepse asnjëherë gratë dhe vajzat si këtu sonte nuk kanë marë pjesë në fushata dhe nuk kanë qenë të përfshira në listat zgjedhore. Ata kanë një arsye shumë të fortë për të shkuar në qendrat e votimit sepse më 21 qershor ata do të zgjedhin kryetarë e bashkive do të marin pjesë në vendosjen e një vendimi historik të ASHE-së. Fshati ka arsye si asnjëherë më parë të marë pjesëmasivisht sepse këto familie do të kenë të hapur derën ku të trokasin për të zgjidhur problemet të mbartura nëmbi 20 vite, për të zgjidhur problemin e kanalizimeve por jo vetëm. ASHE është e vendosur për të çuar përpara reformat. PD e rrënoi shtetin dhe ka 2 vjet që nuk po e mer dot veten. Kastriot Gurra është një djalë shumë energjik dhe një administrator shumë i aftë dhe një qytetari shumë kurajoz. E kam njohur shumë më parë dhe ka qënë një ndër të parët me të cilin kam komunikuar në rrugëtimin tim në politikë dhe jam i bindur që kemi gjetur njeriun e duhur midis jush këtu në librazhhd. E kemi gjetur midis jush këtu në librazhd dhe jo si kandidati tjetër i importuar. Atë lëreni të kthehet andej nga ka ardhur. Me kastriotin, Taulantin deputetin model për shërbimin ndaj komunitetit të tij, ne do të bëjmë për bashkinë e re të LB çfarë nuk është bërë në 25 vjet”, - tha Rama.
 
Në mbyllje të fjalës së tij, Kryeministri Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslymanë agjerim të mbarë në Muajin e Ramazanit, i cili do të nisë nesër.

Isha në Xhaminë e Dragostunjës dhe pashë nga afër një investim gjigand . Dua tu uroj muaj të mbarë agjerimi! Një Muaj Ramazani me dritë dhe me paqe në shpirtë”, - tha Rama.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)