POGRADEC - Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Pogradeci në lidhje me punën që INUK ka bërë në këtë qytet.

Rama ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ndiehet krenar për punën e INUK dhe i befasuar nga hapësira e mrekullueshme e vijës së rilindur të bregut liqenor. Tani sipas Ramës Pogradecit i është shtuar parku i ri natyror.

Po ashtu Rama ka shprehur bindjen se për shkak të punës që ka bërë INUK këtë vit numri i turistëve dhe i vizitorëve që do të frekuentojnë Pogradecin do të jetë më i shumtë se asnjëherë tjetër.

“Me siguri këtë sezon turistik do jenë më të shumtë se asnjëherë vizitorët dhe këtë ndjesi të bukur do ta shijojnë që të gjithë,”- ka shkruar Rama.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)