“Nder te gjithe rrethet e vendit Lezha eshte zona ku procesi i hapjes se PS ka deri tani suksesin me te madh:Anetaresia eshte rritur me 61%!”- shkruan Rama në Twitter.
Kreu i PS-së vlerëson dhe angazhimin e grave dhe vajzave nga qyteti i Lezhës në këtë proces.
“Mbreselenes numri i grave dhe vajzave te anetaresuara gjate ketij procesi ne qytet e komuna:383! Shembull per t'u marre nga gjithe rrethet.” Për kreun e PS-së anëtarësimet e reja rrisin PS-në në numrë e në energji pozitive për Rilindjen Shqiptare.
Gjatë qëndrimit në Lezhë, Rama u takua përzemërsisht edhe me të burgosurin politik Dod Miri, i cili mori pjesë në takimin e PS-së, dhe me të cilin realizuan një foto e publikuar në Twitter.
Ish i përndjekuri politik ishte në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes mes tij dhe mediave që kryesocialisti i cilëson si pro – qeveritare për komunikimin me mesazhe telefonike. Sipas Ramës pas presioneve që i janë bërë ai ishte detyruar të mohonte mesazhin e falënderimit drejtuar Ramës.
( ne foto Edi Rama me Dod Mirin sot ne Lezhe. Foto u publikua ne Twitter)
(sg/shqiptarja.com)