Në ditën e dytë të mbledhjes së qeverisë në Lezhë kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se do të ndërtohet rruga e Torovicës shumë shpejtë, kjo do ti shërbej qytetarëve, ekonomisë dhe turizmit.
Më tej Rama ka bërë batuta me kryetarin e bashkisë Lezhë duke i thënë se rruga e Torovicës ka disa probleme një ndër to është edhe kostoja financiare.
"Rruga e Torovicës është një nga rrugët më tragjike në Shqipëri do të ndërtohet jo vetëm për banorët e atij komuniteti por edhe për lidhjen e Shëngjinit me Velipojën, kjo do të sjelli rritjen e numrit të turistëve. Torovica është një territor i braktisur, ndërkohë tokat bujqësore kanë një cilësi të mirë për prodhime.
Falenderoj kryetarin e bashkisë për protestën e djeshme e ftoj të flas para publikut dhe të tregoj se sa gisht ka në organizimin e saj,” tha Rama.
Rruga e Torovicës do jetë një lidhje strategjike për zhvillimin e ekonomisë, qëllimi i këtij takimi është zhvillimi i kësaj zone, është prioritet dhe do të realizohet duke pasur edhe bashkëpunimin e kryetarit të bashkisë.
Madje kemi planifikuar “Program Sigurie për Turizmin”.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com