LONDER- Kryetari i Partisë Socialiste do të udhëtojë sot drejt Britanisë së Madhe ku pritet të zhvillojë takim me drejtues të Partisë Laburiste ne House of Commons.

“Laburistët anglezë transformuan përgjithnjë politikën e të majtës përmes ‘Rrugës së Tretë’ dhe i paraprinë zhvillimeve të shekullit të ri”. Shpresojmë të marrim për më tej ndihmën e tyre në rrugën tonë të programit. Nëse do ta marrim do të jetë një ndihmë e paçmueshme për PS tonë”. shkruan Rama në profilin e tij në “Twiter”.

Rama do të jetë i ftuar dhe në London School of Economics ku do të diskutohet programi politik i PS dhe sic informon ai, do të jenë të ftuar shumë studentë shqiptarë që jetojnë në kryeqytetin britanik.

Vizita e Ramës në Britani, vjen pas asaj që zhvilloi pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
(sg/shqiptarja.com)