ROME- Mediat italiane kanë pasqyruar vizitën e kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në Itali për një vizitë disa ditore, për të kërkuar investime për Shqipërinë nga ndërmarrje italiane.
Gjatë një interviste Rama nënvizoi faktin se Shqipëria nuk është vetëm një vend ku mund të investohet, por është një derë e hapur që ofron shumë mundësi dhe një horizont për t`u ndërkombëtarizuar dhe për të investuar me kosto shumë të ulta.
Televizioni italian, është kthyer edhe njëherë në kohë, duke kujtuar se kanë kaluar më shumë se 20 vite, kur anija `Vlora` mbërriti në Portin e Barit me në bord gati 20 mijë shqiptarë.
Duke kujtuar se në këtë anije, ndodheshin burra, gra dhe fëmijë që largoheshin nga varfëria. Por gazetari i televizionit italian thotë se prej asaj kohe, tashmë shumë gjëra kanë ndryshuar dhe Italia është bërë partneri komercial kryesor i Shqipërisë. Shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Italisë, shënojnë 2 miliardë euro dhe janë në rritje të vazhdueshme.
"Shqipëria është një horizont për t`u ndërkombëtarizuar dhe për të investuar me kosto shumë të ulta.
Shqipëria është një vend i cili ka nevojë të rritet, të zhvillohet, ka nevojë për vende të reja pune, është një vend që është gati të mbledhë investimet dhe ndërmarrjet italiane."- u shpreh Rama.
Gjatë kësaj interviste, Rama nënvizoi faktin se Shqipëria nuk është vetëm një vend ku mund të investohet, por është një derë e hapur që ofron shumë mundësi.
"Edhe për ata që vijnë në Shqipëri dhe duan të investojnë aty, duan të lidhen me Shqipërinë, por nuk është vetëm Shqipëria, por është dera e një Rajoni, dera e një tregtie që po hapet dhe që mund të ofrojë shumë mundësi. "- tha Rama.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com