Rama në Selanik: Qeveria ka
tradhtuar interesat kombëtare
Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Selanik të Greqisë, është shprehur i vendosur se në vitin 2013 do të ndodhë rotacioni politik dhe opozita do të vijë në pushtet, sepse nuk mund të lejohet më një qeveri që ka tradhëtuar interesat kombëtare.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është takuar me qindra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Selanikut. Rama në fillim të fjalës së tij ka vlerësuar fort të rëndësishëm kontributin ekonomik të gjithë këtyre viteve të emigrantëve, dhe ka kërkuar që ata të jenë kontributorë të drejtpërdrejtë të ndryshimit në vend duke votuar masivisht në vendlindje. Kryetari i PS u angazhua për emigrantët se kjo do jetë hera e fundit që ata do të vijnë për të votuar, pasi vitin e ardhshëm kur PS të jetë në qeverisje do të bëjë të mundur që emigrantët shqiptarë të votojnë aty ku ata jetojnë dhe punojnë. Kryetari socialist i ka hedhur poshtë me forcë tezat e propagandës së qeverisë e cila synon të barazojë të dy palët, duke vlerësuar në fjalën e tij se çdo qeveri vlerësohet me votë dhe se pushteti aktual e ka grisur tashmë kontratën me shqiptarët: "Një gjë është e sigurt që nuk mund të lihet më qeveria e sotme të vazhdojë të grabisë dhe të mbysë Shqipërinë me argumentin që 'po këta të tjerët çfarë do të bëjnë?'. Në fund të fundit kontratën populli e ka me ata që qeverisin. Janë ata që qeverisin që duhet të japin përgjigje një më një për çdo pikë të shkelur të kontratës. Kjo qeveri e ka grisur kontratën me popullin dhe për këtë arsye populli duhet ta flakë me votë në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë që pa asnjë dyshim duhet që qeverinë e re ta gjykojë vetëm përmes provave dhe në rast se edhe qeveria tjetër nuk i përmbush pikat e kontratës me popullin, populli përsëri e ndërron. Kjo është edhe ajo që e bën demokracinë të funksionojë, mundësia për ta ndryshuar qeverinë kur qeveria nuk respekton kontratën me popullin." Rama është ndalur në faktin se kryeministri dhe qeveria e tij janë tradhtarët realë të Shqipërisë, pasi ata kanë tradhtuar çdo interes kombëtar për interesat e klientëve të pushtetit: "Realisht besoj që kjo qeveri dhe kryeministri i saj kanë tradhtuar popullin, kanë tradhtuar interesat kombëtare, kanë tradhtuar interesin publik, kanë tradhtuar gjeneratën e re, kanë tradhtuar të moshuarit, kanë tradhtuar ish të përndjekurit, kanë tradhtuar pronarët, kanë tradhtuar sipërmarrjen, kanë tradhtuar të rejat dhe të rinjtë që shkojnë në universitete dhe në vend të diplomave marrin letra pa vlerë, kanë tradhtuar çdo shqiptar e shqiptare që meriton të jetojë në një Shqipëri të denjë brenda Bashkimit Europian dhe që fatkeqësisht jeton në një Shqipëri të kapur për fyti për shkak të interesave të një grushti njerëzish që janë oborrtarë dhe klientë drejtpërdrejtë të kryeministrit.
Ky është realiteti dramatik i vendit tonë dhe për ta ndryshuar këtë realitet duhet pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje e çdo shqiptari e shqiptareje në procesin politik që me votë ne ta largojmë këtë flamë dhe t'i hapim rrugë një Rilindjeje Shqiptare.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të shqiptarëve që jetojnë në Selanik Edi Rama ka përsëritur angazhimin se PS do të bëjë transparencë të plotë dhe do të prapësojë të gjitha aferat korruptive mbi pasuritë e vendit.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.7%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 3244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Financial Times: Sulm me 'Storm Shadow' në Kursk, u vranë disa ushtarë koreanoveriorë
26 Nëntor, 18:38
-
Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!
26 Nëntor, 18:33
-
Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia
26 Nëntor, 18:25
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
VIDEO/Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit
26 Nëntor, 18:19
-
Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
26 Nëntor, 18:17
-
VIDEO/ Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë
26 Nëntor, 18:14
-
Opozita bllokon 5 pika në Tiranë, qytetarët e irrituar i kërkojnë Policisë të lirojë rrugët dhe të zhbllokojë trafikun!
26 Nëntor, 18:10
-
Shtyrje me policinë tek sheshi Uilson, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD-së kundërshtojnë praninë e autobotit me ujë në krye të rrugës
26 Nëntor, 18:09
-
Protesta e PD/ Bardhi debate me policinë: Ne nuk jemi kriminelë! A keni forcë? Shkoni kapni bandën e Elbasanit
26 Nëntor, 18:07
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Një grusht militantësh, ja pjesëmarrja në protestën para Bashkisë së Tiranës
26 Nëntor, 18:00
-
Protesta e PD/ Baçi thirrje policisë: Largohuni, mos na provokoni! Blushi: Kanë marrë urdhër për të na dhunuar, betejë pa kthim
26 Nëntor, 17:57