Ambasadori francez, Bernard Fitoussi ka apeluar nga Korça që marrëdhëniet politike në vend të normalizohen ndërsa në lidhje me takimin e kryeministrit Edi Rama me homologun e tij serb ,është shprehur se ky takim shënon një moment të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal.
“Ky takim shënon një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, është një moment shumë i rëndësishëm për Serbinë dhe është një moment shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe Franca gëzohet dhe e mbështet këtë bashkëpunim. Shqipëria dhe Serbia kanë nevojë për njera tjetrën dhe Europa për marrëdhënie normale mes këtyre dy vendeve”, deklaroi ambasadori francez.
Ndërkohe pyetjes lidhur për klimën politike në vend ka përzgjedhur ti përgjigjet me diplomaci.
“Unë mendoj se një ambasador nuk duhet të nmdërhyjë në marrëdhëniet e brendshme politike të një vendi. Por mendimi im personal është që marrëdhëniet mes gjithë aktorëve politikë në shqipëri duhet të normalizohen” tha Fitoussi. Këto deklarata ambasadori i ka bërë pas një takimi në Bashkinë e qytetit të Korcës.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com