SHKODËR- Ftesën e deputetit Agron Çela, kryeministri Rama e ka mirëpritur dhe këtë radhë për të parë një realitet ndryshe të stadiumit “Loro Boriçi”.Gjatë inspektimit të punimeve të stadiumit dhe pasi u takua me inxhinjerin dhe punonjësit e firmës, Rama u shpreh se puna e bërë meriton përgëzime maksimale.
Çdo pjesë e stadiumit është parë nga afër, si tribunat e reja, ashtu edhe rikonstruksioni i egzistuese, ndërsa një ndalesë të veçantë e bëri edhe në atë që cilësohet pjesa VIP bashkë me vendin e medias, dhomat e zhveshjes së lojtarëve etj. Për ta mbyllur këtë vizitë dhe duke lënë takimin në inagurimin e shtëpisë së dytë të kombëtares, kryeministri
Rama i shpalosi finalizimin e projektit të pranishëmve, ndërsa tha se jashtë stadiumi i ri do të vishet me xham, duke i dhënë një pamje moderne dhe në parametra europiane.
Porosia e fundit e Rames ishte ndjekja e kësaj faze finale të punimeve dhe shfrytëzimi i cdo dite në maksimum për të kurorëzuar këtë vepër që i dhurohet Shkodres si djep i futbollit dhe gjithë Shqipërisë.

(Kryeministri Rama gjatë inspektimit të punimeve në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër) FOTO
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com