TIRANE - Pas PD-së dhe Kryeministrisë, së fundmi është ambasada turke në Tiranë që ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi.

Në deklaratën publike thuhet se pretendimet e PD-së se Rama ka shkuar në Turqi për t’i dhënë një kompanie shfrytëzimin e një hidrocentrali të rëndësishëm në vendin tonë, janë të pabaza.

Në një deklaratë për shtyp, ambasada i cilësoi si të pabaza pretendimet e demokratëve. Ajo njoftoi se, ambasada dhe Ministria e Jashtme e Turqisë, janë njoftuar në kohë për vizitën jozyrtare që do të kryente kryeministri.

“Ambasada dhe Ministria e Jashtme janë informuar me kohë përpara vizitës  jozyrtare që kryeministri Edi Rama do të zhvillonte në  Stamboll, me ftesë të shoqërisë civile, “Tryeza e Ideve”, thuhet në njoftim.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)