BERAT - Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka inspektuar ditën e sotme zonat e përmbytura në qarkun e Beratit. Rama ka parë nga afër situatën në Urën Vajgurore dhe qytetin e Beratit zonë e cila u përmbyt nga prurjet e lumit Osum dhe Devoll.
 
Kreu i qeverisë ka kërkuar të ruhet niveli i lartë i gatishmërisë, pavarësisht se ditën e sotme ka pasur një përmirësim të situatës.

"Sot është dita për të përsëritur një shfrim të dytë të tërbuar të motit prandaj i bëj thirrje të gjithëve të bashkëpunojnë ngushtë me emergjencat civile dhe të përfshirët në këtë proces në mënyrë që të mos kemi asnjë ngurrim për të evakuar dhe të përballojmë këtë situate dramatike kështu siç kemi ecur deri tani."
 
Rama bëri sërish një apel për banorët e këtyre zonave për t’iu përgjigjur thirrjes së autoriteteve për evakuim në rast emergjence civile.

"Kemi vënë në provë me sukses të gjitha strukaturat dhe ato janë përgjigjur në kohë detyrave të tyre. Ju bëj thirrje të gjithve që të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e emergjencave civile në mënyrë që të mos kemi asnjë ngurrim për të evakuar në rast paralajmërimi."- tha Rama.

Kryeministri Rama shtoi se pasi të përfundojë përballimi i situatës emergjente, në Urën Vajgurore do të fillojë një investim i rëndësishëm, i barabartë me çka është investuar në 20 vjet së bashku.

"Është shkatërruar gjithë sistemi se nuk ka sistem mbrojtës, se të tërë janë futur të hanë lumë e të hanë pyllë, gurrë e të hanë ctë munden për sot pa mënduar për nesër që vjen fatura pastaj dhe natyra s'pyet."- tha Rama.

Prefekti i Beratit Selfo Kapllani informoi kreun e qeverisë me situatën aktuale, ku situata paraqitet e normalizuar, por të rrezikuara janë ende Ura Vajgurore, komuna Poshnjë dhe Perondi.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka informuar se me normalizimin e gjendjes, strukturat e emergjencës kanë nisur edhe pastrimin e banesave.
Sinkron Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)