Kryeministri Rama iu është përgjigjur sot kritikëve që pretendojnë se pagat në sektorin e turizëit në Shqipëri janë më të ulëta se në Greqinë fqinje.
Ai postoi në rrjete sociale videon e tre djemve që punojnë kamarierë në Lungomaren e Radhimës të cilët marrin paga 1000 euro në muaj përvecc bakshisheve. Në postimin e tij, Rama thotë se në sektorin e turizmit shqiptar pagat janë të larta dhe taksat shumë më të ulëta
"Ndalova për të pirë një kafe këtu në Lungomaren 4 të Radhimës së Rilindur. Më erdhi një nga këta djemtë, më solli kafenë. E pyeta sa e ke pagën, më tha 1000 euro. Ou? Bakshishet i mbajnë vetë. Ja urdhëroni! Këtu jemi në Lungomare 4 në Radhimë. Kush do të vijë ta verfikojë të vijë, kush nuk do ta besojë le të vazhdojë të besojë atë që do. Por në Shqipëri, në turizëm nuk ka paga më të ulëta se në Greqi. Taksat janë shumë më të ulëta dhe ajo që mbetet në fund është shumë më tepër”
Komente








